18 shkurt 2010

Amauri i jep fitoren Juventusit

Sulmuesi brazilian, Amauri, ka shënuar dy gola për t’i dhënë fitoren 2-1 Juventusit në udhëtim te holandezët e Ajax.

Ishin vendasit që kaluar të parët në epërsi pas 17 minutash lojë me anë të sulmuesit të kombëtares serbe, Miralem Sulejmani, por Amauri reagoi që në pjesën e parë për të barazuar rezultatin (32’).

Braziliani shënoi një gol të dytë pas më pak se një ore lojë (58’), për të vulosur kështu fitoren e biankonerëve në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës. Në çastet e fundit të ndeshjes mysafirët mbeten me një lojtar më pak në fushë, pas eliminimit të Hasan Salihamidzic.

Ekipi tjetër holandez që garon në Europa League, Twente, ka shënuar fitore minimale në fushë të vet ndaj Werder Bremen, ndërsa me po të njëjtin rezultat fitore ka shënuar edhe Club Brugge si vendas i spanjollëve të Valencias