13 shkurt 2010

Alushi me Paderbornin shkëlqyen me lojë

Lojë e mrekullueshme që duhet të mbahet mend e skuadrës së Paderbornit, me të cilën luan edhe shqiptari Enis Alushi. Paderborni e deklasoi me rezultat 3:0 skuadrën e Union Berlinit, në ndeshjen e javës së 22-të të Ligës së Dytë të Gjermanisë në futboll. Alushi luajti 90 minuta për mrekulli dhe dëshmuan cilësi. Paderborni siguroi fitoren në pjesën e dytë sidomos në 25 minutat e fundit të ndeshjes. Saglig në minutën e 67-të, Brandy 69-të dhe Loning 83-të shënuan golat e fitores për rezultatin 3:0 ndaj Union Berlinit. Paderborni kaloi në vendin e shtatë me 31 pikë, kurse Union Berlini bie në vendin e tetë me 30 pikë.