10 shkurt 2010

Abidal, dy muaj jashtë fushës

Mbrojtësi i majtë i Barcelonës, francezi Eric Abidal, do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për dy muaj shkaku i dëmtimit që ka marrë, shkruan të martën gazeta spanjolle "Marca". Abidal 29-vjeçar ka dëmtuar muskulin e këmbës së majtë në seancën e fundit stërvitore. Pos Abidalit skuadra e Barcelonës ka probleme edhe me lëndimet e Daniel Alvesit e Yaya Toures, që janë në dyshim për ndeshjen kundër Atletico Madridit këtë fundjavë.