31 dhjetor 2009

E çmendi botën!

Futbollisti Cristiano Ronaldo, një emër që çmendi botën në vitin 2009. Ai nuk e çmendi botën me lojërat e tija, por me transferin më të shtrenjtë deri më tash që njeh bota e futbollit. Ronaldo ia kaloi të gjithë paraardhësve dhe u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë. Klubi mbretëror, Real Madridi, gjatë verës e hapi arkën dhe nuk e kurseu as të vetmen shifër financiare. Një shifër marramendëse, e pakapshme për kokën e secilit njeri. I bëri të çmendur gjithë botën jo vetëm të futbollit. 94 milionë euro e blenë Ronaldon nga Manchesteri Unitedi. Shifër e jashtëzakonshme dhe shumë e pabesueshme, por vërtetë. Ronaldo i shtrenjtë... Ronaldo pushtoi "Santiago Bernabeun". Mbushet stadiumi "Santiago Bernabeu" për të parë yllin e futbollit. Një Ronaldo që ka lindur me 5 shkurt 1985 në Medeira te Portugalise. Një reprezentues i Portugalisë që bëri rekordin botëror. I shtrenjti Ronaldo pret në vitin 2010 me Realin t'i fitojë trofetë, si: Kampionatin e Spanjës dhe Champions Leagua..

Kosovarja prej Suedisë në Amerikë

Kosovare Asllani, futbolliste që nisi karrierën në Suedi dhe që është anëtare e kombëtares së Suedisë në futboll. Kosovarja ka pasur një vit të jashtëzakonshëm dhe luajti me sukses. Madje shumë herë mediat e kanë quajtur futbolliste me stil sikurse Zllatan Ibrahimovici. Në kampionatin Evropian luajti me sukses me Suedinë dhe u eliminuan në çerekfinale nga Norvegjia, ku pësuan humbje me shifra 1:3. Futbollistja shqiptare pati shënuar vetëm një gol në evropian pikërisht kundër Kombëtares së Italisë, të cilën e patën mundur me shifra 2:0. Kosovare Asllani pas eliminimit nga Kampionati evropian, vazhdoi sukseset në kampionatin suedez. Ajo me skuadrën e Linköpingsit u bënë kampione e Suedisë. Duhet theksuar një veçori shumë interesante të kësaj futbolliste në kampionatin suedez, e cila pati shënuar katër gola në fitoren 5:1 në javën e 16-të të ligë suedeze dhe pikërisht me 26 korrik kundër skuadrës së Piteå IF. Asllani bëhet kampione me Linköpingsin dhe më në fund i thotë lamtumirë kësaj skuadre. 20 vjeçarja kalon në skuadrën amerikane, Çikago. Ky është transferi i vitit për këtë futbolliste që nga Suedia të shkojë në Amerikën e largët. Në Amerikë pret ta dëshmojë veten dhe të bëhet një sulmuese më e spikatur sesa në Suedi!.

Alfabeti Sportiv.

Gëzime, zhgënjime, emërime, shkarkime, rrahje, pakënaqësi, thyerje rekordesh, e ngjarje të tjera të mira dhe të këqija - kanë shënuar vitin 2009 në sportin kosovar. Të renditura prej A deri në ZH, këto janë shenjat e një viti të pasur dhe të çuditshëm.

A është për...
Albert Bunjakun dhe Agim Kasapollin. I pari u emërua selektor i përfaqësueses së Kosovës në futboll, derisa i dyti përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës në basketboll. Bunjaku zëvendësoi Edmond Rugovën, kurse Kasapolli Arben Krasniqin.

B është për...
Besnik Kollarin, ish futbollistin e njohur kosovar, i cili dha dorëheqje nga posti i trajnerit te skuadra e Prishtinës, pas rezultateve jo të mira në Superligën e Kosovës.

C është për...
Christof Daum, i cili gjatë verës e vizitoi Kosovën, ku mbajti ligjërata teorike për trajnerët kosovarë. Ligjërata e tij u përcoll nga një numër jashtëzakonisht i madh i trajnerëve të këtushëm, të cilët më pas thanë se mësuan shumë nga trajneri gjerman.

Ç është për
Çrregullimet shëndetësore të cilat janë evidentuar te një numër i madh i futbollistëve kosovarë gjatë kontrollimeve të obligueshme të tyre në Qendrën e Mjekësisë Sportive në Prishtinë.

D është për...
Dinamon, skuadrën nga Tirana, e cila për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës zbriti në kryeqytetin tonë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore me FC Prishtinën. Dinamo është klubi i parë nga Shqipëria që pas përfundimit të luftës vjen në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje.

DH është për...
Dhuratat e kapitenit të Sunderland, Lorik Cana, i cili ditë më parë 100 mijë euro të fituara në poker i dha për bamirësi në Kosovë. Por, kjo nuk ishte ndihma e vetme e 26 vjeçarit këtë vit, pasi që ai ndihmoi 500 familje gjakovare me ushqim.

E është për...
Edmond Rugovën, i cili dha dorëheqje nga posti i selektorit të përfaqësueses së Kosovës. Edhe pse punën e filloi me entuziazëm shumë të madh, ai e përfundoi para kohe. Megjithatë, nuk mbeti pa punë, pasi u emërua drejtor i FC Prishtinës.

Ë është për...
Ëndrrat e futbollistëve dhe basketbollistëve kosovarë për pjesëmarrje në arenën ndërkombëtare mbetën vetëm ëndrra.

F është për...
Feriz Parllakun, kontrollorin e ndeshjeve në Superligë, i cili pas ndeshjes Drita – Kosova (V), zhvilluar më 3 maj 2009, ishte rrahur brutalisht në dalje të qytetit të Gjilanit nga disa tifozë të klubit bardh e kaltër.

G është për...
Grumbullimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll nënë drejtimin e selektorit të ri Albert Bunjaku. Ekipi kosovar u mblodh dy herë gjatë muajit tetor dhe nëntor, ku pjesë e tij ishin futbollistë nga Superliga e Kosovës.

Gj është për...
Gjakovën, skuadra nga Liga e Parë e Kosovës, shikuesit e së cilës kanë rrahur futbollistët e Trepçës ;89. Ky takim është ndërprerë, derisa Komisioni i FFK-së e ka regjistruar me rezultat zyrtar 0:3 për “xehetarët”.

H është për...
Hysin, klubin e futbollit, i cili më 10 qershor 2009 fitoi Kupën e Kosovës, pasi në finale mposhti Prishtinën me rezultat 2:1. Ky ishte trofeu i parë në histori të klubit llapjan, i cili është themeluar pas luftës. Bardh e zinjtë edhe këtë sezon po vazhdojnë të shkëlqejnë në elitën e futbollit kosovar.

I është për...
Ismet Munishin, i cili pasi ishte pensionuar nga futbolli aktiv vendosi që sërish t’i kthehet fushës së gjelbër. Në pjesën e dytë të kampionatit, ai do t’i mbrojë ngjyrat e Vëllaznimit.

J është për...
Jeton Nixhën, ish trajnerin e Bashkimit, i cili menjëherë pas xhiros së parë dha dorëheqje nga detyra. Megjithatë, viti 2009 për të do të mbetet gjatë në mendje, pasi me skuadrën prizrenase u shpall nënkampion i Kosovës në Superligën e basketbollit.

K është për...
Kosovën e Vushtrrisë, e cila dy takime kundër Trepçës i humbi me rezultat zyrtar 0:3. Ndeshja e parë dhe ajo e dytë ishin ndërprerë para kohe, derisa Federata e Futbollit këto takime i regjistroi në favor të mitrovicasve. Këto ishin ndeshjet e vetme që janë ndërprerë në Superligë këtë vit.

L është për...
Lilian Thuramin, legjendën e futbollit francez, i cili më 20 tetor vizitoi Kosovën. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, ish anëtari i Juventusit dhe i Barcelonës diskutoi për luftën kundër diskriminimit dhe racizmit.

Ll është për...
Lloqin, i cili ishte i pranishëm me bollëk edhe këtë vit nëpër stadiumet e futbollit kosovar.

M është për...
Marius Vizer, kryetarin e Federatës Botërore të Xhudos. Ai në fillim të dhjetorit vizitoi Federatën e Xhudos së Kosovës, të cilës i premtoi përkrahje. Vizer gjithashtu ndau një fond për xhudisten e talentuar Majlinda Kelmendi, që do t’i shërbejë për ta arritur normën për pjesëmarrje në Olimpiadë.

N është për...
Nuriman Ismailin, futbollistin me prejardhje nga Maqedonia. Ai nga Bolivia, respektivisht skuadra e La Pazit, në dhjetor u transferua te Trepça. Anëtari i U21 të Maqedonisë me mitrovicasit ka nënshkruar kontratë për një sezon e gjysmë.

Nj është për...
Njohjen e kartonëve të futbollistëve kosovarë që shkojnë për të luajtur jashtë. Kjo ishte kërkesa kryesore e krerëve të FFK-së në takimin e tyre me homologët e tyre nga FIFA. Kjo kërkesë e palës kosovare pritet të miratohet shumë shpejt.

O është për...
Ora për sportin kosovar ende nuk ka ardhur. Sportistët mbeten të izoluar.

P është për...
Prishtinën, skuadrën e futbollit që arriti të shpallet kampion i Kosovës në futboll dhe të fitojë Superkupën e Kosovës. Viti 2009 për drejtuesit e Prishtinës do të mbahet gjatë në mendje, edhe për startin e dobët që pati klubi në sezonin 2009/2010.

Q është për...
Qebapat, që mbeten ushqimi më i preferuar për sportistët e Kosovës.

R është për...
Rikthimin e mbrojtësit Arben Zhjeqi në futboll pas më shumë se dy vjetësh. Futbollisti prishtinas gjatë vjeshtës luajti për Trepçën, ndërsa ekipi i tij i radhës nuk dihet ende.

Rr është për...
Rrogat e futbollistëve. Përpos që janë të vogla, ato u vonohen sportistëve deri në 4 muaj.

S është për...
Stadiumet e futbollit në Kosovës, të cilat vazhdojnë të jenë në gjendje të mjera. Fushat e shumicës së stadiumeve nuk janë të përshtatshme për lojë, kurse në mot të ligë aty lloçi arrin deri në gju.

Sh është për...
Shpat Qerimin, i cili në verë të viti 2009 la skuadrën finlandeze Honka për t’iu bashkuar Vëllaznimit. Mirëpo, ende pa përfunduar sezonin vjeshtor iku nga ekipi gjakovar. I zhgënjyer me futbollin kosovar, ai u rikthye në Finlandë.

T është për...
Trepçën ’89, e cila dështoi ta zhvillojë ndeshjen miqësore me gjigantin kroat Dinamo Zagreb për ditën e pavarësisë së Kosovës. Edhe pse ky takim ishte paralajmëruar se do të luhej, kroatët në momentet e fundit e anuluan ardhjen.

Th është për...
Therandën sërish. Ky qytet ka mbetur pa klub të futbollit, ngase Ballkani në fund të vitit mori një vendim të çuditshëm, duke u tërhequr nga garat e Ligës së Parë të futbollit, pas një vendimi të FFK-së.

U është për...
Urën e Shenjtë. Për dallim nga vitet e kaluara, kur mbaheshin rregullisht garat, vitin që e lamë pas ato nuk u mbajtën për shkak të problemeve të ndryshme, sidomos financiare.

V është për...
Visar Berishën, i cili nga FC Prishtina u transferua te skuadra e FC Schaffhausen, që garon në ligën e dytë zvicerane (Challange League).

X është për...
Xehetarët, përkatësisht Trepçën e moçme, e cila derisa tri vjet më parë garonte në Ligën e Dytë të Kosovës. Ajo bëri përparim të hatashëm, pasi këtë sezon arriti të bëhej kampion i vjeshtës në Superligë.

Xh është për...
Xhavit Bajramin, kick-boksierin kosovar me nënshtetësi zvicerane. Ai më 22 nëntor në Prishtinë arriti ta mposhtë francezin Freddy Kemayo dhe ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të kick-box, në versionin ISKA (International Sport Kick-boxing Association).

Y është për...
Yll Hoxhën, i cili edhe pse kishte oferta nga klube evropiane, vendosi të nënshkruajë me skuadrën e Hysit. Ai gjatë viti 2009 ishte pjesë e skuadrës finlandeze TPS Turko, po nuk pranoi të vazhdojë kontratën duke preferuar të rikthehet në vendlindje.

Z është për...
Sulmuesin Zeqir Hasi, i cili iu kthye futbollit pas një kohe të gjatë. Ai sezonin vjeshtor e luajti me Kosovën e Vushtrrisë..

Zh është për..
Zhonglerin kosovar, i cili me goditjet e njëpasnjëshme të topit me kokë, e përshkoi tri herë tri xhiro ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Fotoja e vitit

Mesfushori i klubit suedez Elfsborg, Emir Bajrami, ka zbuluar tatuazhin e tij më të ri. Kosovari me pasaportë suedeze në dorën e djathtë e ka vizatuar shqiponjën dy krerësh, me fjalët kuq e zi. Bajrami këtë sezon shkëlqeu me Elfsborgun në kampionatin suedez dhe me përfaqësuesen U-21 të Suedisë në Kampionatin evropian për të rinjtë. 21 vjeçari me paraqitjet e tij ka rënë në sy të shumë klubeve. Për të interesim të madh ka shprehur klubit portugez Sporting Lisbon, të cilit ka gjasa t’i bashkohet në afatin kalimtar të janarit.

Kliko Mpi Foto qe te zmadhohet - Pershendetje nga GrandeJuve...

Tragjedia Enke

Lajmi për vetëvrasjen e portierit të Hannoverit dhe të Kombëtares gjermane, Robert Enke, tronditi mbarë botën e futbollit dhe shfaqi një tjetër shembull se fama nuk është gjëja kryesore në jetën e një sportisti.
Enke, i cili ishte pritur të luante për Gjermaninë në Kampionatin botëror 2010, ka vdekur pasi ishte hedhur para trenit në akt vetvrasës më 10 nëntor 2009. Ai ishte 32 vjeç. Qindra tifozë ndezën qirinj dhe vendosën lule jashtë stadiumit të Hannoverit pas lajmit për vdekjen e tij.
Enke dhe gruaja e tij gjatë vitit 2006 kishin humbur vajzën 2 vjeçe për shkak të një probemi në zemër. Çifti e adoptoi një vajzë në maj, e cila tani ka nëntë muaj. Gruaja e tij Teresa ka treguar se Enke kishte vuajtur nga depresioni që nga viti 2006. Enke kishte luajtur në tetë ndeshje për Gjermaninë.
Ai debutoi me ekipin kombëtar në humbjen 1-0 nga Danimarka më 2007. Ndeshja e tij e fundit ndërkombëtare ishte fitoraj 2-0 ndaj Azerbajxhanit më 12 gusht. Ai bëri 196 paraqitje në Bundesligë, ndërsa para Hannoverit në vendlindjen e tij kishte luajtur edhe për Borussia Moenchengladbach.
Ai po ashtu luajti për disa klube të huaja, përfshirë Tenerife, Fenerbahce, Barcelona dhe Benfica..

Blatter vs Vokrri

Më 5 nëntor në selinë e FIFA-s në Zurich të Zvicrës, kreu i futbollit botëror, Sepp Blatter, me bashkëpunëtorët e tij e ka pritur në një takim zyrtar delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të udhëhequr nga kryetari Fadil Vokrri.
Gjatë atij takimi, udhëheqësit e futbollit kosovar ua patën parashtruar katër kërkesa drejtuesve të FIFA-s: Pranimin e plotë të Kosovës në këtë asociacion; të lejohet përfaqësuesja e Kosovës të zhvillojë ndeshje miqësore deri në pranimin e plotë të FFK-së në këtë organizatë, t’u epet e drejta klubeve kosovare për pjesëmarrje në garat evropiane deri në pranimin e plotë të Kosovës në FIFA dhe klubet e huaja t’u paguajnë dëmshpërblime klubeve kosovare në rast se përforcohen me ndonjë lojtar nga Kosova.
Sepp Blatter i pat premtuar delegacionit kosovar se FIFA do t’i merr në konsideratë të gjitha këto kërkesa, e veçmas këtë të fundit, dhe të vazhdohet më pas me kërkesat e tjera hap pas hapi. Ai pati thënë se futbolli i Kosovës gëzon një kujdes dhe simpati të veçantë në FIFA.

Transferi i dështuar

Viti 2009 ishte një vit i mbrapsht për futbollistin kosovar të Përfaqësueses U-21 të Finlandës, Përparim Hetemaj.
Mesfushori gjatë afatit kalimtar të verës nga klubi grek AEK, ishte transferuar te Twente. Mirëpo, që prej kur iu bashkua Twentes, Hetemaj nuk ka arritur të luajë asnjë minutë me ekipin e parë.
Përparim Hetemaj, pritet që gjatë afatit kalimtar dimëror t’i japë fund aventurës së tij me skuadrën holandeze, ende pa debutuar me fanellën e këtij klubi..

Ançeloti: Mund të “mbijetojmë” pa Drogbanë

Trajneri i Çelsit nuk mendon të ndërhyjë në merkato, pavarësisht nga mungesa njëmujore e sulmuesit afrikan
Karlo Ançeloti beson se kryesuesit e kampionatit anglez, Çelsi, do t’ia dalin mbanë edhe pa Didië Drogbanë, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Bregut të Fildishtë në Kupën e Afrikës. Drogba luajti ndeshjen e fundit për Çelsin të hënën, në fitoren 2‑1 kundër Fulhemit, madje shënoi edhe golin e barazimit për Çelsin. Sulmuesi afrikan ka shënuar 19 gola për blutë këtë sezon dhe së bashku me Salomon Kalunë janë nisur drejt Angolës, ku do të luhet Kupa e Afrikës. Ançeloti ka mbetur vetëm me Nikolas Anelkanë si sulmuesi i vetëm me përvojë.
Anelka është aktualisht duke e marrë veten nga një dëmtim jo shumë i rëndë dhe Ançeloti ka shumë besim te sulmuesit e talentuar Daniel Starrixh dhe Fabi Borini. Ançeloti ka përjashtuar çdo aventurë në merkaton e janarit dhe beson se performanca e Çelsit në Ligën e Kampionëve ka treguar se mund t’i fitojnë ndeshjet edhe pa Drogbanë. “Ai ka shënuar 19 gola, por pa të këtë vit kemi ecur shumë mirë, kemi fituar në Ligën e Kampionëve pa të dhe mund të bëjmë të njëjtën gjë në Premier Ligë”, ka thënë trajneri i Çelsit. “Unë mendoj se në disa ndeshje ne mund të ndryshojmë sistemin e lojës, mund të përdorim lojtarët e krahut më shumë, nëse nuk ka hapësirë në mesfushë.
Starrixh mund të luajë në varësi të ndeshjeve”, ka shtuar ai. Fitorja e Çelsit ndaj Fulhemit ishte vetëm e dyta në tetë ndeshjet e muajit dhjetor dhe Ançeloti ishte i lumtur për t’i dhënë fund muajit me një notë pozitive. Ançeloti në lidhje me këtë fitore ka thënë: “Me këtë fitore dhe këtë performancë i kemi dhënë fund një momenti të vështirë. Nuk kemi pasur një muaj të mirë, por tashmë dhjetori po mbaron dhe shohim me shpresë janarin, kur mund të bëjmë lojëra edhe më të mira.” Ançeloti gjithashtu konfirmoi se nuk u takua me ish‑trajnerin e Çelsit, Hoze Mourinjon, i cili e ndoqi ndeshjen e fundit të Çelsit para përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve. “E di që erdhi për të parë ndeshjen, por nuk u takova me të. Unë mendoj se Çelsi tregoi gjëra të mira në fushë, por jo aq mirë sa do të doja”, ka përfunduar Ançeloti.

Cesc dhe Walcott rikthehen pas dy javësh

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, pret që dyshja ofensive Cesc Fabregas dhe Theo Walcott të rikthehen më së largu pas dy javësh.
Pas fitores ndaj Portsmouth, Wenger ka konfirmuar se ai pret që kapiteni Cesc Fabregas të rikthehet pas rreth 10 ditësh, që do të thotë se spanjolli do të mungojë në takimin e kupës FA kundër West Ham United gjatë këtij vikendi, derisa jashtë fushe po ashtu do të jetë edhe Walcott.
“Le të themi se të vetmen pyetje që duhet ta bëjmë është nëse Cesc do të arrijë të luajë kundër Evertonit (më 9 janar). Walcott ka dëmtuar muskulin dhe pritet të kthehet njëjtë, nga 10 deri në 12 ditë”, ka thënë Wenger.

Bayern mohon se ka marveshje me Realin për Riberyn

Drejtori financiar i Bayern Munchen Uli Hoeness ka mohuar të gjitha spekulimet e mediave gjermane të cilat ditë më parë raportonin se Bayern Munchen ka një paramarveshje me Real Madridin për shitjen e Riberys në një shumë prej rreth 55 milion euro.
“ Nuk ka kurfarë marveshje me Real Madridin.”
“ Nuk ka patur as oferta, as opcione, e as negociata për të.”
Siç kemi raportuar dje Arjen Robben ishte transferuar te Bayerni si gjysma e shumës që duhej të paguente Reali për Riberyn, por Hoeness përsëri ishte i prerë.
“ Ne kemi paguar për Arjen Robbenin.”
“ Ne do ti fillojmë bisedimet me Riberyn. Ky është opcioni i parë. Ne do të fillojmë negociata me klubet e ndryshme nëse nuk ka gjasa që kontrata të rinovohet.” Përfundoi Hoenes.

Ferguson: Nuk na mungon Ronaldo

Bossi i Manchester United Sir Alex Ferguson ka ripërsëritur se skuadra e tij po luan shumë mirë edhe pa Cristiano Ronaldon, i cili ju bashkua Real Madridit verën e kaluar për 94 milion euro.
Skuadra e plakut Ferguson është duke korrur rezultate pozitive në Premier Ligë dhe më gjerë edhe pa Ronaldon, kurse ky i fundit po shqyen portat rreth e përçark Europës duke shënuar 13 gola në 12 ndeshje në të gjitha garat.
“ Këto gjëra janë të mediave. Shumica e mediave thonë se humbja e Ronaldos është kruciale, por ne kemi vetëm një pikë më pak se që patëm sezonin e kaluar në këtë kohë.”
“ Ronaldo ishte një lojtar i mrekullueshëm dhe ishte e paevitueshme për ta mbajtur, por mendoj se mirë po ja bëjmë pa të.”
“ Nuk mund të hynim në një sezon duke ditur se shumicën e golave i shënonte Ronaldo. Kemi vendosur që në fillim të sezonit që mesfusha duhet ta ketë barën kryesore për të shënuar gola.
“ Valencia është duke luajtur shumë mirë, zhvillimi i tij është shumë i mirë. Ai është tip më ndryshe se i Ronaldos, por ai po bën mirë, kështu që ne e kemi zëvëndësuar pozitën e Ronaldos mjaft mirë.”
“ Valencia është djal i qetë dhe i turpshëm. Në sensin e personalitetit nuk mendoj se ai dëshiron të bëhet si Ronaldo.” Përfundoi Fergie.

Zyrtare: Toni lojtar i Romës

Toni është lojtar i Romës. Të paktën deri në fund të sezonit, Luca Toni do të jetë i huazuar te Roma, me mundësi të vazhdimit permanent të kontratës.
Huazimi i Tonit te Roma është bërë publik në sajtin zyrtar të Bayern Munichut dhe komunikata për media thotë:
“ Lojtari ka kërkuar të huazohej te Roma për arsyje personale dhe ne kemi arritur marveshje me klubin Roma. Toni shpreson të luaj më shumë në Serie A në mënyrë që të luaj në kampionatin botëror. Ne e falenderojmë atë për sukseset, dhe i dëshirojmë çdo të mirë në Romë dhe në kampionat botëror.”
Luca Toni luajti në 89 ndeshjepër Bayernin dhe shënoi hiq më pak se 53 gola.

Reali nuk do të transferoj në Janar

Valdano ka bërë të ditur sot se Merengues nuk do të transferojnë ndonjë lojtar në merkadon dimërore.
Drejtori gjeneral i Real Madrid Jorge Valdano dhe drejtori i futbollit Miguel Pardeza do të jenë në Valdebebas sot për të parë trajnimin e fundit të klubit për vitin 2009.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, vizita e Valdanos do të jetë për ti uruar lojtarëve dhe stafit Vitin e Ri.
Gjithashtu Valdano do ti tregoj lojtarëve se Reali nuk do të transferoj lojtar të rinj në Janar.
Valdano nuk do të gjejë zëvendësim për Pepen e lënduar pasi që Raul Albiol, Christoph Metzelder ose Ezequiel Garay, do ta mbulonë mungesën e tij.

Xavi: Do të fitojmë më shumë tituj

Ylli i Barcelonës, mesfushori Xavi ka deklaruar se këto trofenjë të Barcelonës në vitin 2009 janë vetëm fillimi i asaj që duhet të pritet nga katalanët.
29 vjeçari Xavi parashikoi një vit më parë se viti 2009 do të ishte vit i mrekullueshëm për Barcelonën.
“ Unë kam thënë vërtetë se do të jetë vit i madh për ne.”
“ Por, kurrë nuk mund ta imagjinoj se do të fitonim gjithçka. Unë e pata një parandjenjë se do të ishte mirë. Unë pata vërtetë parandjenjë të mirë.”
“ Disponimi në kamp, mënyra si luajtëm…të gjitha këto u mblodhën dhe ja…”
“ Unë e them përsëri për vitin 2010 pasi që ambienti është i njëjtë.”
“ Do të jetë vështirë ta ripërtërisim këtë sukses, por them se do të fitojmë shumë tituj.” Përfundoi Xavi.

Ferrara: Më dhemb eliminimi nga CL

Trajneri i Juventusit Ciro Ferrara ishte thumbuar nga gazetari i Striscia La Notizia Valerio Staffelli dje, kur ky i fundit e nderoi atë me çmimin ‘Golden Tapir’ që i jipet personaliteteve që aq shpejtë kanë rënë nga piedestali.

“ Kur i shkruajta Babadimrit i thash të më sjell ‘zilen e artë’(zilja për trajnerin më të mirë në Itali), por unë fitova këtë,” qeshi Ferrara.

“ Unë e dija se do të vinte herëat a vonë. Por unë shpresoj që pasi e mora këtë Tapir të përmirësohemi.”

“ Askush nuk është i lumtur që në u eliminuam nga Liga e Kampionëve, por duhet të zgjohemi, veçanarisht në Serie A ku kemi ende gjasa, përkundër distancës që ekziston me liderin.”

Juventus është nëntë pikë prapa Interit në Tabelën e Series A pas një humbjeje shokuese në shtëpi nga Catania.

Wenger: Ne jemi për titull

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger u shpreh pas ndeshjes me Portsmouthin se skuadra e tij është konkurent serioz për titullin, pas leksionit që i dha Portsmouthit.
“ Ne besojmë se jemi për titullin.” i tha Wenger Sky Sports.
“ Ne e kemi talentin, fokusin dhe talentin, kështu që do të luftojmë gjerë ne fund për titullin. Nëse nuk besojmë në vetvete askush nuk do e bëj, kështu që ne do vazhdojmë kështu.”
“ Ishte një ndeshje mjaft competitive, patëm fat te goli i parë por më pas me përkushtim jemi dukur si ekip që luan për njëri tjetrin.”
“ Njerëzit thonë se unë duhet të blej sulmues, por ne po shënojmë prej çdo pozite.”
“ Nuk jam kundër Ramseyt, varet nga lëndimet tjera, të shohim se a do të jetë në dispozicion.”
“ Ne kemi mjaft lojtarë të mirë në klub që e kanë treguar veten këtë sezonë dhe disa jemi duke i mbajtur në distancë por ata do të shfaqen në Janar.” Theksoi Wenger.

Beckham: Dua të shënoj kundër Manchesterit

David Beckham, i cili do të jetë lojtar i Milanit në pjesën e dytë të sezonit, thotë se do të dëshironte të shënojë kundër ish-ekipit të tij, Manchester United, në takimin e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Beckham ka qenë tifoz i United që nga fëmijëria dhe ka bërë 394 paraqitje për ekipin anglez duke shënuar edhe 85 gola, para se të largohet nga Old Trafford në drejtim të Real Madridit në vitin 2003.
Ndeshja e Milanit përballë Manchester United, do të jetë edhe përballja e parë e Beckham me ish-ekipin e tij.
“Nëse shënoj nuk do të festoj. Do të doja të shënoj, por përfundimisht nuk do t’i gëzohem golit. E di se ndonjëherë ky është një rast i madh për të cilin nuk mendoni, andaj kurrë nuk mund të thoni se çfarë do të ndodhë. Por them se nuk dua të festoj”, ka thënë Beckham.

Tare: Cavani është lojtar i shkëlqyeshëm

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin e Palermos, Edinson Cavani.
Lojtari i kombëtares uruguaiane tashmë një kohë është duke u lidhur me një transferim te klubi romak.
“Cavani është një lojtar i shkëlqyeshëm, por unë nuk do të filloj të diskutoj këto gjëra. E gjithë që do të them është se mund jetë po, ose mund të jetë jo”, ka thënë Tare.

Alves: Suksesi i Barcelonës varët nga Guardola

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se ata do të vazhdojnë të dominojnë në Evropë, nëse Pep Guardiola do të vazhdojë të jetë trajner.
Si edhe fansat e Barcelonës, edhe Alves është ca i stresuar rreth shtyrjes së kontratës së re të Guardiolas.
“Nëse ne vazhdojmë me këtë trajner, do të arrijmë shumë. Ai është çelës për suksesin e këtij ekipi, pasi është në gjendje të nxjerrë më të mirën nga secili prej nesh”.
“Me Guardiolan ajo që është e sigurt është se ne nuk do të mund të relaksohemi, pasi ai gjithmonë kërkon të ruajmë ambiciet tona”, ka thënë Alves.

Al Ittihad kërkon Trezeguet

Ekipi nga Arabia Saudite, Al Ittihad, raportohet se është duke kërkuar sulmuesin e Juventusit, David Trezeguet.

Juventusi barazoi me rezultat 2-2 në ndeshjen e mbrëmshme miqësore kundër ekipit saudit, dhe 32-vjeçari francez iu ka lënë përshtypje arabëve dhe është cak kryesor i gjigantit aziatik.

Gazeta Eqtesadia shkruan se Al Ittihad është i gatshëm të harxhojë shuma të mëdha të parave për të bindur Trezeguet të transferohet atje që në muajin janar.

Sevilla në negociata me Chamakh

Sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh, ka zbuluar se klubi spanjoll Sevilla është i interesuar për shërbimet e tij.
Chamakh do të jetë pa kontratë në fund të qershorit, por thotë se ai thotë se dëshiron të mbetet me klubin spanjoll deri në fund të sezonit.
Mbrëmjen e kaluar, Chamakh zbuloi se Arsenal, Juventus dhe Inter Milan që të gjithë kanë qenë në kontakt me të, ndërsa po ashtu ka konfirmuar interesimin e Sevillas.
Sevilla mund të bëjë një hap në transferimin e marokenit nëse Luis Fabiano largohet në fund të sezonit, sipas gjasave në drejtim të Manchester United ose Chelseat

Arbeloa: Reali mund t’i fitojë të dy titujt

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, thotë se mbretërit synojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe kampionatin spanjoll këtë sezon.
Ekipi i mbushur me yje të shtrenjta pati nevojë për ca kohë për t’u stabilizuar, por së fundi ata kanë fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet në kampionatin spanjoll dhe qëndrojnë vetëm dy pikë prapa liderit, Barcelonës.
“Mendoj se ne të gjithë pajtohemi se kemi bërë progres. Ne kemi ecur një hap më përpara në lojën tonë, ne shënojmë shumë dhe jemi të fuqishëm në mbrojtje”.
“Të fitojmë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve është vështirë, por ne kemi potencial dhe jemi duke luftuar dhe dëshmuar se mund t’i arrijmë të dyja. Liga e Kampionëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u fituar. Duhet të luani kundër më të mirëve në Evropë”, ka thënë Arbeloa.

Manchesteri i fuqishëm edhe pa Ronaldon

Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, i cili pjesën e dytë të sezonit do ta kalojë në Milan, thotë se edhe pas shitjes së Cristiano Ronaldos, Manchester United vazhdon ta ketë shkëlqimin që e kishte më herët.
Beckham thotë se ish-ekipi i tij nuk ka nevojë të gjejë ndonjë zëvendësim për Cristiano Ronaldo, pasi ka lojtarë të shkëlqyeshëm në ekip.
“Kur e humbni dikë si Cristiano, ju humbni shumë, jo vetëm në fushë por edhe në dhomën e zhveshjeve po ashtu. Por nuk do të thosha se ata janë më të dobët, pasi ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm në ekip”, ka thënë Beckham.

Mancini: Do të blej treshen Torres, Gerrard dhe Mascherano

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, hapur ka deklaruar se ai do të përpiqet të nënshkruajë me lojtarët më të mirë në Liverpoolit.
Të kuqtë kanë do të përballen me një krizë financiare nëse do të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Dhe Mancini thotë se do të përgatitet të bëjë oferta për lojtarët më të mirë të këtij klubi.
“Nëse ata i shesin Steven Gerrard, Javier Mascherano dhe Fernando Torres, City do të jetë i interesuar t’i blejë. Ne në City do të bëjmë gjithçka për të penguar Liverpoolin të përfundojë në top katërsh”, ka thënë Mancini.
City do të duhet të përgatisë më shumë se 100 milionë funte për të marrë emrat e mëdhenj të Liverpoolit, por kjo nuk do të ishte problem për miliarderët arab.

30 dhjetor 2009

Metzelder: Nuk largohem nga Reali

Mbrojtësi gjerman vendos të qëndrojë në Spanjë, duke refuzuar ofertat nga Bundesliga
Mbrojtësi i Realit të Madridit, Kristof Metzelder është i vendosur të respektojë kontratën e tij me klubin spanjoll, edhe pse diçka e tillë mund t’i kushtojë vendin te përfaqësuesja gjermane në Kupën e Botës. Nga ana tjetër, ai është i vetëdijshëm se rinovimi i kontratës me “merengesit”, që skadon në qershor të 2010-s, është shumë i komplikuar. “Çdo atlet mbart gjithmonë me vete shpresën, por gjithashtu duhet të tregohet realist. Unë nuk mendoj se Reali i Madridit do ta rinovojë kontratën time, - tha dje Metzelder gjatë një konference për shtyp. - Nuk kam folur shumë me trajnerin dhe mendoj se nuk bëj pjesë në planet e tij. Por nga ana tjetër nuk do të largohem nga Reali gjatë merkatos së janarit.
Në qershor do të vendos përfundimisht të ardhmen time. Do të më pëlqente të largohesha si kampion i Spanjës, ose pse jo, si kampion i Europës.” 29-vjeçari Metzelder beson se shanset e tij për të marrë pjesë në Kupën e Botës janë shumë të pakta, për shkak se nuk aktivizohet si titullar në ekipin e Pelegrinit dhe kjo ia vështirëson punën trajnerit të Gjermanisë, Joakim Lëv.
“Nuk është një moment ideal për karrierën time, por gjithashtu lëvizja në janar është e pamundur, sepse asnjë ekip nuk do të paguante për një lojtar që mund ta marrë falas në muajin qershor, - tha Metzelder. - Nuk më mbetet gjë tjetër, veçse të punoj fort dhe të shpresoj që fati të jetë nga ana ime, sepse më duhet shumë fat për të qenë në Kupën e Botës.” Metzelder ka luajtur 47 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë për nuk është grumbulluar asnjëherë që pas kampionatit europian, dy vjet më parë, gjatë kohës që ai kaloi te Reali i Madridit..

Beckham: Rikthimi me Milanin në Old Trafford është e pabesueshme

David Beckham ka pranuar se rikthimi i tij në Old Trafford për tu takuar kundër Manchester Unitedit me Milanin është thjeshtë e pabesueshme.
Beckham rikthehet tek klubi i tij i parë i zemrës Manchester United, pasi që u largua nga Old Trafford për Real Madridin në 2003, dhe tani aktualisht është në Milanello.
“ Është një ngjarje e veçantë – të jem përballë tifozëve, menaxherit dhe shokëve. Do të jetë e pabesueshme.”
“ Nuk e di nëse do jem i lumtur nëse eliminohemi, por do të doja të kaloja këtë fazë, edhe pse nëse është e vështirë të bëhet zgjedhja me klubin në të cilin luaj, dhe në klubin ku e bëra famën, ku kalova gjithë ato vite të mira, dhe ku kam shumë shokë, këto gjëra janë gjithnjë të vështira.”
“ Por është një gjë e mirë pasi që kurrë më parë nuk jam rikthyer në Old Trafford si lojtar. Që shtatë vite më mungon çdo ditë.”
“ Më dhemb që sjam lojtar i Manchester United, më mungon klubi, më mungojnë tifozët dhe shokët te ky klub. Gjithmonë do të zë vend të posaçëm në zemrën time.”

Fitore e lartë e United

Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, ka shënuar fitore me rezultat 5-0, në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford kundër Wigan Athletic.
Djajtë e Kuq shënuan tri herë në pjesën e parë, ndërsa realizues ishin Wayne Rooney (28’), Michael Carrick (32’) dhe Rafael Da Silva (45’).
Në pjesën e dytë, vendasit realizuan dy gola të tjerë me anë të Dimitar Berbatov (50’) dhe Luis Antonio Valencia (75’).
Pas kësaj fitoreje, United ngushton diferencën e Chelseat në dy pikë

Topçinjtë mbajnë hapin

Arsenali po vazhdon të qëndrojë pranë kreut të tabelës, ndërsa fitoren e radhës e shënoi kundër Portsmouthit në Fratton Park, me rezultat 4-1.
Mysafirët krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, me golat e Eduardos (28’) dhe Samir Nasrit (42’), dhe me rezultat prej 2-0 përfundoi gjysma e parë.
Në pjesën e dytë, ishin sërish mysafirët që shënuan golin e tretë, ndërsa realizues ishte Aaron Ramsey (69’).
Vendasit ngushtuan epërsinë në 3-1 me golin e Nadir Belhadj (74’), i cili rezultoi të ishte goli i nderit për Portsmouthin.
Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Alexandre Song Bilong, i cili shënoi golin e katërt për Topçinjtë (81’). /

Ledezma në udhëkryq: Napoli, Fiorentina apo Juve?

Pas largimit të Pandevit, Lacio kërkon t’i gjejë vendin edhe “rebelit” tjetër, Kristian Ledezma.

Klubi kryeqytetas duhet të veprojë shpejt, në mënyrë që të përfitojë nga shitja e tij. E në fakt, nuk mungojnë kërkesat për mesfushorin. Më kryesorja vjen nga Napoli, që është gati të ofrojë pesë milion euro, plus Çigarinin në formë huazimi.

Por Lotito duket se ka ndërmend të përfitojë më tepër, prandaj po studion ofertat e Juventusit dhe Fiorentinës. Klubi vjollcë është gati të vërë në “pjatë” 6-7 milion euro. Kurse Juventusi mund të bëjë të njëjtën ofertë si Napoli, duke ofruar në formë huazimi De Çeljen dhe Molinaron..

Juve-Hidink, orë vendimtare

Sipas zërave më të fundit, trajneri hollandez është pranë stolit bardhezi, por drejtuesit e “Zonjës” duket se kanë vendosur t’i japin kohë Ferrarës.

Juventusi do të luajë dy ndeshjet e fundit të fazës së parë të Serisë A ndaj Parmës dhe Milanit, të cilat do të vendosin edhe fatin e trajnerit italian. Aktualisht, Hidink ndodhet me pushime në Kenia dhe agjenti i tij, Van Niewenhuizen, ka ironizuar me mediat mbi këtë fakt, duke deklaruar se në këto momente, klienti i tij po merret me luanët dhe jo me drejtuesit e Juventusit.

Ish-tekniku i Çelsit dhe i Rusisë do të jetë në Itali më 10 janar, ditën kur do të përballen Juventusi dhe Milani. Kështu që ka shumë mundësi që ky të mos jetë thjesht një udhëtim i rastit, por fillimi i një aventure të re për hollandezin.

Beckham: Milani mund te fitoje kampionatin

“Milani padyshim qe mund te fitoje kampionatin”. Eshte i bindur David Beckham, i cili eshte i gezuar per kthimin tek skuadra italiane, ku ka gjetur “nje grup te ngjashem me ate te vitit te shkuar”, pervec mungeses se Maldinit, Kakase dhe Ancelotit.
Gjate konferences per shtyp te prezantimit, mesfushori anglez i eshte referuar edhe Champions League, ku Milani do te perballet me Manchester United.
“Kur mora vesh per perballjen gati sa nuk fillova te qaja”, eshte shprehur Beckham.

Liverpuli, demtim i rende per Johnson

Futbollisti i Liverpulit, Glen Johnson eshte demtuar rende ne gjurin e majte ne takimin kunder Aston Viles dhe rrezikon nje pushim te gjate.
Analizat e bera kane nxjerre se ka nje terheqje te forte ne gju.
Johnson, 25 vjec, do te vizitohet neser dhe vetem pas konsultes klubi do te dije se per sa kohe futbollisti do te qendroje jashte fushes se lojes..

Lazio dhe Genoa freskojne sulmin

Kohe ndryshimesh ne skuadrat e Serie A. Genoa dhe Lazio kane freskuar sulmin, duke arritur finalizimin e marreveshjeve te reja.
Skuadra kryeqytetase ka arritur te huazoje sulmuesin Sergio Floccari. Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i tij, duke theksuar se behet fjale per nje forme huazimi me te drejte blerjeje nga ana e presidentit Lotitto.
Nderkohe, Genoa ka arritur te marre nga Interi sulmuesin David Suazo. Lojtari me ngjyre do bashkohet me kuqeblute gjate muajit janar ne forme huaje..

Blank mbyll merkaton e Juventusit

Presidenti bardhezi përcaktion detyrat e zv.drejtorit të ri Betegës: Do të ketë fuqi të plotë vendimarrjeje

“Jam këtu për të prezantuar një njeri që e njihni shumë mirë”. Këto fjalë të thëna nga Zhan-Klod Blank përmbajnë dhe shpjegojnë të gjitha kontradiktat e rikthimit të Roberto Betegës tek Juventusi. Eshtë një çështje vazhdimësie, ka bërë të ditur presidenti, “rifillimi i një rrugëtimi”, një operacion nostalgjik. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i ri, ish-pjestar i “Treshes”, ka punuar me Blankun në sezonin 2006/07 si këshilltar merkatoje. “Ishim në Serinë B dhe ka qenë një periudhë aspak e lehtë, - ka kujtuar presidenti.

- Megjithatë kemi punuar mirë bashkë, e njoh stilin e tij dhe cilësitë e tij, midis nesh ka besim dhe harmoni në këndvështrim, kështuqë është njeriu i duhur për t’u përshtatur lehtësisht në mekanizmat tona. Në bazën e eksperiencës jam i bindur se jemi më të fortë me të sesa pa të. Eshtë një vlerë e shtuar. Për këtë arsye, dhe vetëm për këtë, kam dashur që ai të rikthehet”.

Në qershorin e 2007-ës, pasi Marko Tardeli ka dhënë dorëheqjen nga këshilli administrativ pikërisht për shkak të këshillimit, kontrata nuk është zgjatur, sepse Betega ishte nën hetim në gjyqin për falsifikimin e bilancit. Tani që gjykata e Torinos e ka shpallur të pafajshëm, mund të kthehet të japë kontributin e tij në ndihmë të Juventusit.

Megjithatë, nga e njëjta skenë, Blank sapo kishte marrë detyrën e presidentit e kishte përmbledhur skuadrën e tij në vetëm tre figura: Alesio Seko për sektorin sportiv, Marko Fasone për atë komercial dhe Mikele Bergero për atë financiar. As dy muaj më pas, për shkak të rezultateve të marra nga lojtarët e Ferrarës, ka vendosur të ndryshojë diçka në sektorin sportiv, “që është gjëja më e rëndësishme”.

“Kishte kohë që mendoja për përforcimin e këtij sektori, përtej momentit që po kalojmë tani, dhe besoj se Betega është njeriu i duhur për cilësitë dhe lidhjen e fortë që ka me skuadrën, të cilës i ka dedikuar 35 vite nga jeta e tij”. Kështu e ka shpjeguar Blank këtë rikthim që ka hapur diskutime brenda këshillit administrativ një javë më parë për shkak të bashkëpunimit të Betegës për 12 vjet me Moxhin dhe Xhiraudon.

“I kam kërkuar të bashkëpunojë me mua për 30 muajt e ardhshëm, domethënë deri në 2012-ën, për të treguar se kjo e imja është një zgjedhje strategjike, jo e diktuar vetëm nga vështirësitë që po kalojmë dhe që tani do t’i përballojmë bashkë për të rigjetur ekuilibrin e humbur. Kam vendosur unë t’i besoj zonën teknike dhe ta drejtojë në krahun tim, në mirëkuptim me Alesio Sekon, me të cilin kemi të dy një marrëdhënie të fortë”.

Një detyrë domethënëse, ajo e drejtorit sportiv, duke parë se funksionet e Betegës do të kryqëzohen me të tijat: “Kam dashur t’i jap Robertos fuqinë e duhur për të drejtuar të gjithë sektorin sportiv, që do të thotë skuadrën e parë, sektorin e të rinjve, atë mjeksor, atë të vëzhguesve dhe natyrisht merkaton, -ka thënë Blank. - Eshtë një pozicion qëndror, shumë i rëndësishëm. Merkato? Skuadra nuk do të ndryshojë, vetëm se do të jetë më e fortë, gjithashtu nuk do të ndryshojë as projekti. Nuk i hedhim poshtë tre vite e gjysëm punë për shkak të një muaji me rezultate negative”.

Diego dhe Melo kthehen në stërvitje

Ka qenë sikur të ishte dita pas humbjes me Katanian, sepse nga ajo ditë nuk janë dukur më. Megjithatë të hënën, me rifillimin e stërvitjes, kanë qenë të pranishëm të gjithë lojtarët e Juventusit me përjashtim të Kaseres, Diegos dhe Felipe Melos. Surprizë për të gjithë, por jo për trajnerin dhe drejtuesit që i kanë dhënë tre lojtarëve një ditë më shumë pushim.

Arsyea është shpjeguar menjëherë: më 21 dhjetor, kur duhej të niseshin për në Amerikën e Jugut, dy brazilianët dhe uruguajani janë bllokuar nga koha e keqe në Malpensa dhe i kanë kërkuar klubit të rekuperojnë ditën e humbur në aeroport. Kërkesë që është miratuar, sepse “i respektojmë lojtarët që për të kaluar Krishtlindjet me familjen bëjnë udhëtime kaq të gjata”, ka thënë presidenti Blank..

Zëra të rinj, Hidink drejt bardhezinjve

Pavarësisht përgënjeshtrimeve të vazhdueshme eksperienca e Çiro Ferrarës në drejtim të Juventusit duket se është afër fundit. Gjatë këtyre orëve në Hollandë po qarkullojnë zëra që flasin për një kalim të sigurt të trajnerit të Rusisë Gus Hidink tek Juventusi. Tekniku hollandez duket se ka shkuar në Moskë për të prishur kontratën që e lidh me kombëtaren ruse.

Një lëvizje kjo që është pëlqyer nga bardhezinjtë, që mesa duket kanë vendosur përfundimisht t’i besojnë ish-trajnerit të Çelsit. Eshtë përcaktuar edhe kontrata. Flitet për 30 muaj, nga janari 2010-të deri në qershor 2012-të për një total prej dy sezonesh e gjysëm. Hidink duhet të marrë drejtimin e Juventusit me rifillimin e Serisë A në janar. Priten konfirmime ose përgënjeshtrime..

Kolina: Teknologjia do ta lehtësonte punën

Përgjegjësi i gjyqtarëve të Serisë A është shprehur në favor të teknologjisë
Episodi i fundit i rëndë ka qenë goli me dorë i Henrisë që i ka lejuar Francës të kualifikohet në Botërorin e ardhshëm. Pas kësaj ngjarjeje janë rikthyer sërish diskutimet në lidhje me përdorimin e moviolës në fushën e lojës. Më pas, në ditët e kaluara, Platini ka deklaruar: “Televizioni ka vrarë arbitrimin”. Plotësisht dakord me presidentin e UEFA-s ka qenë edhe Pierluixhi Kolina: “Problemi më duket i qartë: është njësoj sikur një doktori t’i kërkohej të operonte me mjetet e dikurshme ligamentet e gjurit të një lojtari.
Më përpara një dëmtim i tillë do të thoshte karrierë e përfunduar. Tani pas 5 muajsh mund të rikthehesh në fushë. A do të kishte kuptim të fajësohej ai doktor, sepse nuk ka qenë në gjendje të shërojë pacientin siç bëhet në një spital superteknologjik? Nëse edhe arbitri do të kishte të njëjtat mjete të atyre që shpesh e kritikojnë, gjithçka do të ishte ndryshe”. Në përfundim Kolina ka përgënjeshtruar se janë vetë arbitrat që, për të qëndruar protagonistë, refuzojnë përdorimin e teknologjisë në fushën e lojës: “Nuk është aspak e vërtetë.
Para së gjithash arbitrat nuk mund të marrin vendime për rregullat, detyrë që i takon IFAB-it (Bordi Ndërkombëtar i Rregullores së Futbollit), ku nuk ka përfaqësues të arbitrave. Më pas provoni t’ia thoni këtë Hansonit (gjyqtari i ndeshjes Francë-Irlandë). Një arbitër mund të shkatërrojë karrierën e tij për një gabim. Pas shumë vitesh sakrifica, një sekondë mund të fshijë gjithçka. Në disa raste ka pasoja edhe në jetën private, me kërcënime dhe gjëra të tjera. Dhe kjo për shkak se nuk i ke rënë bilbilit për një episod që në televizor shikohet nga 20 kënde të ndryshme. Nuk ka asnjë arsye për ta refuzuar teknologjinë”, ka thënë Kolina..

FSHF, “kartolinë gjobe” 20 milionëshe për Tiranën

Komisioni i disiplinës ka marrë vendim në favor të futbollistëve Abraham, Fish dhe Pema

Tirana duhet të paguajë 20 milionë lekë borxhe

Javë më parë ishte Përmbarimi që i kërkoi Federatës Shqiptare të Futbollit t’i bllokonte të gjithë të ardhurat e klubit bardheblu për të shlyer borxhet që i kishte ish-presidentit Metush Seferi, që arrinin shifra kolosale, ndërsa dje komisioni i disiplinës e ka zhytur më tej në borxhe Tiranën. Në mbledhjen e djeshme të këtij komisioni, pas shqyrtimit të kërkesës së dy ish-futbollistëve, Fish dhe Pema, si dhe lojtarit që vazhdon të mbrojë ngjyrat bardheblu, Abraham, u vendos që Tirana t’i shlyejë detyrimet e prapambetura.

7000 euro Tirana duhet t’ia paguajë Fishit, 602 000 lekë Eleandro Pemës dhe 6300 dollarë Abrahamit. Shuma në tolat shkon rreth 22 milionë lekë, një shifër e konsiderueshme për buxhetin e klubeve shqiptare. Fish Abada ka luajtur tre sezone më parë me bardheblutë, vit kur këta të fundit u shallën kampionë të Shqipërisë. Pas largimit nga Shqipëria, Fish ka pretenduar që nuk e ka marrë të plotë rrogën në bazë të kontratës së nënshkruar me Tiranën, që në atë kohë kishte katër donatorë. I njëjti problem është edhe me Eleandro Pemën, që ka luajtur bashkë me Fishin në radhët e bardhebluve.

Këtyre dy lojtarëve u është shtuar Abraham Aleçenu, që sipas fakteve të dërguara në federatë, Tirana nuk ia ka shlyer të gjitha detyrimet. Të tre futbollistët në fjalë kanë pasur të njëjtin menaxher, Gezim Mançen, që, duke i njohur në detaj rrugët ligjore, i është drejtuar komisionit të disiplinës për të përfituar qindarkën e fundit nga kontrata që ka nënshkruar me drejtuesit më të lartë të Tiranës. Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit bardheblu do ta respektojnë vendimin e disiplinorit.

FSHF ka reaguar edhe ndaj presidentit të Bylisit, Besnik Kapllanaj, i cili ka ofenduar rregullisht përfaqësuesit e federatës gjatë detyrës për mbikëqyrjen e ndeshjeve që ka luajtur Bylisi. Disiplina e ka gjobitur Kapllanajn me 50 000 lekë.

Vendimet e tjera të disiplinorit

- Kërkesa e lojtarit Neritan Novi për detyrimet që i ka Bylisi do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës. 1. Lojtari i Memaliajt, Alban Mullaj, për ofendim të arbitrit, pezullohet 2 (dy) si dhe gjobitet me 30.000 lëke.

- Lojtari Gramshit, Mishel Bilibashi, për gjeste fyese ndaj publikut pezullohet 2 (dy) ndeshje si dhe gjobitet 30.000 lekë.

- Lojtari i Luftëtarit, Neritan Novi, për pështyrje e fyerje të arbitrave, pezullohet 5 (pesë) ndeshje si dhe gjobitet 50.000 lekë.

- Lojtari i Vlorës, Klodian Skënderaj, për goditje të arbitrave pezullohet 1 (një) vit nga të gjitha aktivitetet si dhe gjobitet

me 200.000 lekë.

- Maliqi, për mosparaqitje në ndeshjen me ekipin e Butrintit, e humbet atë me rezultatin 2-0.

- Ekipi U‑19 i Shkumbinit, për mosparaqitje në ndeshjen me ekipin U‑19 të Partizanit, e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0.

- Lojtarët e ekipit U‑17 të Tiranës, Dorjan Kërçiku dhe Armand Çela, për fyerje të arbitrit, pezullohen 2 (dy) ndeshje si dhe gjobiten me nga 5000 lekë.

- Ekipi U‑19 i Luftëtarit, për braktisje të lojës në ndeshjen me ekipin U‑19 të Bylisit, e humbet atë me rezultatin 2-0, ndërsa trajneri i Luftëtarit, Çaush Begaj, gjobitet 10.000 lekë.

10. Ekipi U‑17 i Bilishtit, për mosparaqitje në ndeshjen me ekipin U‑17 të Memaliajt, e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0.

- Ekipi U‑17 i Gramozit, për mosparaqitje në ndeshjen me ekipin U‑17 të Sopotit, e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0.

- Ekipet U‑17 e U‑19 të Burrelit, për mosparaqitje në ndeshjet me ekipet U‑17 e U‑19 të Turbinës, i humbasin ndeshjet me rezultatin

2-0.

- Ekipi U‑17 i Skraparit, për mosparaqitje në ndeshjen me ekipin U‑17 të Sopotit, e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0.

- Ekipi U‑19 i Skënderbeut, për mosparaqitje në ndeshjen me ekipin U‑19 të Skraparit, e humbet ndeshjen me rezultatin 2-0.

Lajme nga Kategoria Superiore

1. Skënderbeu, tetë lojtarë kërkojnë largimin

Shkëmbi, Guerrib, Tomashiç, Djarmati, Rukavina, Doku, Gjondeda e Frashëri, të gjithë me oferta Gjendje e nderë në kampin korçar, ku pas kapitenit Bledi Shkëmbi, janë disa futbollistë të tjerë që kërkojnë të largohen. Edhe pse vetë presidenti Niko Peleshi, vetëm një ditë më parë, ka deklaruar se askush nuk do të largohet, kërkesat për futbollistët korçarë shtohen nga dita në ditë. Shkëmbi ka qenë i pari që ka deklaruar se ka bërë “divorcin” me Skënderbeun, ndërkohë që oferta të shumta kanë mbërritur edhe për katër kroatët, Tomashiç, Guerrib, Djarmati dhe Rukavina, ku që nga Kastrioti dhe deri te Laçi e Shkumbini, janë skuadrat që kërkojnë shërbimet e tyre.
Nga ana tjetër, ditët e fundit ka mbërritur edhe një ofertë për Frashërin nga skuadra e Gramozit, ndërkohë që Gjondeda është ai që tashmë kërkohet nga Teuta dhe nga një ekip tjetër i superligës. Oferta më e fundit kanë mbërritur në adresë të futbollistit kryeqytetas, Elton Doku. Eshtë ekipi i Shkumbinit dhe i Gramozit, dy skuadra këto që kërkojnë ta rrëmbejnë këtë futbollist, që duhet thënë se në 17 javët e para ka qenë një lojtar vendimtar te Skënderbeu.
Pra, me pak fjalë, të gjithë në kampin korçar duket se kërkojnë të largohen, duke ndjekur edhe shembullin e kapitenit Shkëmbi. Kjo është situata më e fundit në kampin korçar, që po t’i shtosh edhe Krajën e larguar, por që ka qenë i vetmi që nuk ka pasur kontratë me Skënderbeun, atëherë numri i lojtarëve që presin “divorcin” shkon në nëntë. Kjo situatë nuk është aspak e mirë për Skënderbeun, që nëse nuk ndërhyhet sa më parë, atëherë do të jetë e vështirë që më tej skuadra të vazhdojë superligën në pjesën tjetër të kampionatit..
Të vjen çudi se si futbollistët korçarë kërkojnë të largohen, kur dihen që kanë një kontratë njëvjeçare me klubin korçar. Ndoshta me të drejtë presidenti Peleshi ka deklaruar se askush nuk largohet, por të gjithë këto zëra që janë ngritur ditët e fundit duhet të shuhen një herë e mirë dhe ata që mund ta bëjnë një gjë të tillë janë drejtuesit e skuadrës. Pritet që vetëm në ditët e para të 2010‑s të sqarohen të gjitha mosmarrëveshjet e futbollistëve..

2. Ervis Kraja tërheq kartonin nga Korça

Shkodrani Ervis Kraja mund të quhet zyrtarisht lojtari i parë i larguar nga Skënderbeu, pasi gjatë ditës së djeshme ai ka qenë në Korçë, ku ka tërhequr edhe kartonin nga klubi juglindor. Vetë shkodrani dje është takuar me presidentin Peleshi dhe ka qenë ky i fundit që ka firmosur edhe largimin e futbollistit. Edhe pse kërkesa ka qenë që Kraja të qëndronte, ai ka vendosur që të largohet..

3. Shkumbini, pritem fluks ardhjesh të reja

Peqinasit u kanë dhënë fund dje seancave stërvitore për vitin 2009, për të rifilluar të hënën e ardhshme grumbullimin e ekipit në Ulqin të Malit të Zi. Deri të hënën e ardhshme mund të ketë të reja, pasi klubi është përfshirë në merkaton dimërore. Sipas drejtuesve, duhen disa përforcime nga superiorja, por edhe tregu kosovar, ku më pranë peqinasve është mbrojtësi Driton Krasniqi, që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Besës. Ndërkaq drejtuesit konfirmojnë largimin e Hetlem Çapjes, që ka vendosur të kontribuojë për skuadrën e qytetit të lindjes, Elbasanin. Mesfushori elbasanas gjen rastin të falënderojë drejtuesit peqinas që nuk bëhen pengesë për largimin e tij. “Janë disa arsye familjare që bëjnë të kthehem në Elbasan.
Në Peqin ia kam kaluar shumë mirë. Këtu jam ndier i vlerësuar dhe i respektuar,” - shprehet Çapja, që prej janarit do të luajë në kategorinë e parë me Elbasanin. Me peqinasit Çapja luajti vetëm pesë muaj, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave kryeqytetase Dinamo dhe Tirana. Për të, Shkumbini gjatë pjesës së parë të kampionatit ka patur ulje dhe ngritje në lojërat e tij, por në vazhdim janë të gjitha mundësitë për realizimin e objektivave, sepse grupi është dhe do të bëhet më i plotë me përforcimet që do të vijnë..

4. Trajneri Martini nis stërvitjen me Vllazninë

Ka filluar nga puna trajneri i ri i Vllaznisë, që ka qenë më shumë një seancë njohëse me futbollistët
Trajneri i ri i Vllaznisë ka zbritur në fushën e stërvitjes vetëm 24 orë pas emërimit në krye të saj. Edi Martini nuk ka pritur datën 4 janar për të filluar punë me skuadrëm. Ndonëse fillimisht ka qenë i këtij mendimi, pas një konsulte edhe me drejtuesit e tjerë të klubit, ka vendosur të fillojë stërvitjen më shpejt. Ka ndodhur kështu dhe dje ka zhvilluar seancën e parë me ekipin. Në orën 14:00, në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” përpara tij kanë qenë thuajse të gjithë futbollistët aktualë të Vllaznisë.
Kanë munguar vetëm tre kosovarët Nallbani, Kasapi e Rustemi, ngaqë nuk është mundur të njoftohen, si dhe malazezi Mrvaljeviç për të njëjtën arsye. Futbollistët kuqeblu në fakt ishin lënë pushim nga trajneri i mëparshëm, Roland Luçi, menjëherë pas ndeshjes me Flamurtarin. Ai u kishte dhënë atyre nga një program individual stërvitor dhe e kishin lënë për t’u takuar më 4 janar. Sigurisht, 12 ditë pa stërvitje kanë qenë shumë dhe, për këtë arsye, trajneri i ri ka menduar që të ndryshojë diçka në këtë mes. Për rrjedhojë, që dje ka vendosur të nisë stërvitjen.
Në seancën e sotme kanë qenë prezentë edhe futbollistët e ardhur nga Tirana, Ardit Beqiri, Hallaçi dhe Alikaj. Po ashtu, edhe lezhjani Smajli, apo dhe malazezi Rajoviç, ashtu siç kanë qenë edhe të gjithë shkodranët që janë pjesë e kësaj skuadre. Ekipi i Vllaznisë do të stërvitet deri më 31 dhjetor dhe më pas do të ketë tri ditë pushim, për të nisur sërish stërvitjen më datë 4 janar, ndërkohë që dy ditë më vonë ekipi do të niset drejt Ulqinit, ku do të zhvillojë fazën përgatitore.
Stërvitja e djeshme ka qenë e lehtë, me disa ushtrime dhe vrapime rreth fushës. Për trajnerin e ri të kuqebluve, e rëndësishme është që lojtarët të mbajnë formën e duhur, në mënyrë që kur të nisë përgatitorja e Ulqinit, ata të jenë në parametrat e duhur. Edhe në këto dy ditë që kanë mbetur deri në fundin e këtij viti, stërvitja do të vazhdojë në këtë mënyrë. Trajneri Martini e ka të qartë në mendjen e tij atë çfarë duhet të bëjë me skuadrën. Siç është bërë e ditur, Vllaznia e nisi këtë sezon me jo pak probleme fizike, ngaqë faza përgatitore nuk u bë e rregullt. Pasojat u panë më vonë. Për të mos ndodhur kështu, trajneri i tretë i kuqebluve në këtë sezon po përgatitet që skuadra të marrë ngarkesat e duhura.
Po ashtu, ka filluar puna edhe për merkaton dhe në ditët në vazhdim sigurisht që do të ketë shumë lojtarë që do të vijnë në provë. Planet janë duke u hartuar, po bisedohet me shumë futbollistë dhe natyrisht që do të përzgjidhen më të mirët. Ajo çfarë ka rëndësi është se Vllaznia që dje ka nisur një epokë të re, epokën “Martini”. Trajneri i ri e ka marrë me shumë dëshirë këtë punë tashmë duhet pak kohë të presim frytet e kësaj pune.

5. Merkatoja shkodrane, nisin kontaktet e para

Prej më tepër se një muaji, Edi Martini ka qenë i ngarkuar së bashku me disa specialistë të tjerë të futbollit shkodran për të vëzhguar disa futbollistë nga Mali i Zi dhe Kosova. Tashmë që Martini e ka marrë detyrën e trajnerit, sigurisht që këto tratativa me këta lojtarë duhen mbyllur sa më shpejt. Në Mal të Zi është ndjekur një portier, një mbrojtës dhe një mesfushor. Ndërkohë, në Kosovë vetë trajneri i ri i Vllaznisë ka ndjekur edhe një sulmues nigerian që luan me skuadrën e Gjilanit. Bëhet fjalë për Ibrahim Musa Ali, një 26-vjeçar që ka luajtur më parë me Vardarin e Shkupit. Por këta janë disa nga mundësitë e merkatos shkodrane, pasi në ditët në vazhdim me skuadrën mund të vijnë për t’u provuar edhe futbollistë të tjerë.

6. Rakiqi i konfirmuar, ende trajner i portierëve

Krahu i djathtë i trajnerit të ri të Vllaznisë do të jetë një emër i njohur i futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Bëhet fjalë për Esat Rakiqin, i cili ka punuar me Edi Martinin edhe te Laçi sezonin e kaluar. Moszyrtarizimi i tij ka ardhur për faktin se Rakiqi prej disa kohësh ndodhet në Amerikë. Ai do të kthehet në Shkodër në ditët e para të janarit dhe menjëherë do të nisë nga puna së bashku me Martinin. I vetmi problem që ende nuk është zgjidhur sa i takon stafit drejtues, është ai i trajnerit të portierëve, që nuk është konfirmuar ende.

7. Apolonia, jo vetëm Haxhibuliçi ikën

Numri i të huajve do të reduktohet, ndërkohë që nuk janë mësuar emrat e atyre që priten të vijnë
“Bum”‑i më i madh që po vlon këto ditë në mjedisin sportive fierak është pikërisht largimi i kapitenit të bardhejeshilëve, Sead Haxhibuliç, drejt verdhezinjve kavajas. Sido që të jetë pazari i bërë me këtë rast me drejtuesit e Besës për lojtarët që do të përfitohen nga shkëmbimi, largimi i një futbollisti me kaq peshë në skuadrën fierake, jo vetëm në vijën e parë të sulmit, nuk do të jetë e lehtë për Apoloninë.
Gjithsesi, ky është studim dhe vendim i marrë nga drejtuesit e skuadrës fierake, të cilët e kanë më të qartë mënyrën se si do të luajnë, duke e llogaritur si konkluzion të analizës së ecurisë së ekipit të tyre. Megjithatë, duke parë që Apolonia është ekipi i dytë që ka shënuar më shumë në këtë kampionat, duket se ndërhyrjet për largime në vijën e parë do të ishin të tepërta. Ndoshta Apolonisë do t’i duhej më tepër një futbollist i shpejtë në sulm, për të qenë një alternativë e duhur për dyshen Brkiç‑Sead Haxhibuliç.
Deri tani, nga ana e drejtuesve të Apolonisë po ndiqet me kujdes ritmi i merkatos dhe po vëzhgohet ashtu siç duhet gjithçka, duke qenë të qetë në përmbushjen e synimeve të veta në këtë merkato. Bardhejeshilët do të jenë të pranishëm në merkato për të siguruar minimalisht shërbimin e 3‑4 futbollistëve cilësorë, ku përfshihen dy mbrojtës, një playmaker dhe një mesfushor krahu, por pa harruar këtu që, në bazë të zhvillimeve, mund të ndërhyhet edhe për një portier.
Gjitashtu, duke vazhduar me rrjedhën e merkatos, duket se numri i të huajve të Apolonisë do të vijë në rënie, pasi, nga burime të brendshme, me shumë gjasa, mbrojtësi Edin Ferizoviç dhe mesfushori Semir Haxhibuliç, nuk do të jenë më pjesë e fierakëve për periudhën në vazhdim të kampionatit. Gjithashtu, të minimizuara janë këto mundësi edhe për mesfushorin shkodran të Apolonisë, Erion Hoti, i cili ndodhet përballë një sërë ofertash të ardhura nga skuadra të superligës, si Kastrioti, Vllaznia dhe më e fundit e ardhur nga debutuesit e Gramozit.
Ndërsa mesfushori Capa, nga ana e vet, ka deklaruar se nuk ka sgjë konkrete në lidhje me zërat që qarkullojnë për një rikthim të mundshëm të tij te skuadra mëmë, Partizani. Mesfushori 22‑vjeçar i Apolonisë ka deklaruar se, gjithsesi, ata që do të marrin vendim janë drejtuesit e klubit fierak. “Nuk më ka ardhur asgjë konkrete deri tani nga ana e Partizanit. Unë nuk di të them gjë me siguri, por çdo gjë duhet të kalojë përmes interesimit te drejtuesit më të lartë të klubit tonë, Apolonia, pasi kam kontratë me ta,” ‑ ka thënë mes të tjerash mesfushori Capa.

8. Albert Kaçi: Në Fier ia vlen të luash

Ai është i ardhuri më i fundit te fierakët këtë sezon. Mesfushori shkodran me tipare sulmuese, Albert Kaçi, pasi është larguar nga durrsakët si i padëshiruar pas vetëm dy javësh kampionat, është bërë pjesë e bardhejeshilëve të Apolonisë. Në ndeshjet e para të luajtura për skuadrën nga Fieri, Kaçi nuk është shfaqur i plotë, por, pak nga pak, ai arriti të bëhej një nga lojtarët vendimtarë të fierakëve, duke u shndërruar në i domosdoshëm në formacionin bazë. Shkodrani ka shënuar dy gola për skuadrën e tij, por më së shumti ka qenë një lojtar që ka dhënë një kontribut të veçantë në grintën e lojës së Apolonisë.
“Deri tani kemi zhvilluar një kampionat që duhet vlerësuar si pozitiv nga ana jonë. Ndodhemi në vendin e katërt, një arritje e konsiderueshme dhe e merituar për ne. Sigurisht që mund të ishim edhe më mirë, por edhe kjo paraqitje është mbresëlënëse. Grupi ynë, duke u përforcuar dhe me lojtarë të tjerë, do të punojë fort që të arrijmë ku duhet në fund të këtij kampionati. Eshtë një sfidë që më pëlqen dhe që ia vlen,” ‑ është shprehur mes të tjerash mesfushori shkodran i Apolonisë, Albert Kaçi.

9. Duro pohon vetëm tri blerje për Besën

Pavarësisht emrave dhe fjalëve të shumta, tek ekipi kavajas deri tani janë të sigurt 3 futbollistë
Eshtë krijuar një situatë konfuze te Besa, lojtarë që lakohen për të ikur, presidenti i përgënjeshtron, ndërsa nga krahu tjetër lojtarë që konfirmohen, por që në fund të fundit nuk kanë hedhur firmën për skuadrën kavajase, të paktën për pjesën e mbetur të këtij kampionati. Pavarësisht kësaj amullie, në të cilën është përfshirë edhe media, trajneri i Besës, Shpëtim Duro, pohon vetëm tri blerje tek ekipi që drejton.
I pari dhe më i hershmi është Bledi Shkëmbi, i cili u konfirmua që në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Gramozin nga trajneri Duro. Dhe në fakt duket punë e mbaruar. Edhe Shkmëbi deklaron nga Korça që do të luajë me verdhezinjtë duke filluar nga janari. Ai dje ka pasur për të marrë kartonin nga klubi korçar dhe më pas do t’u bashkohet kavajasve në fazën përgatitore.
Ndonëse drejtuesit korçarë kërkojnë ta ndalin atë, madje duke bërë edhe presione, ata e kanë tepër të vështirë, kjo edhe nga problemet financiare që po kalon Skënderbeu kohët e fundit. Të dytin që pohon trajneri Duro është kapiteni i Apolonisë, Sead Haxhibuliç, një ndër lojtarët më të lakuar jo vetëm në këtë merkato, por edhe në merkaton verore. Paraqitja e mirë që ka bërë serbo-boshnjaku në të dy sezonet me Apoloninë e ka detyruar presidentin Bizhdili të bëjë një sforco jo të vogël, duke e bindur homologun Kokëdhima.
Me këtë blerje, ndoshta më e madhja në këtë merkato dimri, pasi akoma nuk ka mbaruar, sulmuesi Xhafaj gjen një partner ideal në repartin ofensiv. Të dy shtatlartë, të shkathët, aq më tepër goleadorë të spikatur në kampionat. Në pjesën e mbetur të sezonit pritet që kjo dyshe të shënojë numrin më të madh të golave.
I treti që pritet të vijë këto ditë te Besa është mesfushori i majtë, shqiptaro-maqedonasi Osmani, pjesëtar i ekipit Shpresa të Maqedonisë, një lojtar i ndjekur më vëmendje. Siç shihet, mesfusha dhe sulmi marrin “gjak të ri”, ndërsa porta dhe mbrojtja nuk preken fare, kjo në fakt edhe siguria që kanë dhënë këto reparte, pasi dihet që Besa ka çaluar në fazën ofensive dhe jo prapa.
Por nëse presidenti Bizhdili këmbëngul që Mancaku nuk është larguar, homologu i tij, Hasanbelliu, thotë të kundërtën. Ai e bën fakt të kryer kthimin e sulmuesit durrsak te Teuta. Gjithsesi, këto ditë do të vendosen pikat mbi “i” qoftë për të ardhurit, qoftë për ata që do të largohen nga Besa. Ende nuk është konfirmuar se ku do të zhvillohet faza përgatitore, por nuk është çudi që ajo të bëhet brenda në Shqipëri, ndryshe nga vitet e tjera.

Vazhdojnë spekulimet për Riberyn

Ka shumë zëra që flasin se Ribery ka një marrëveshje me Real Madridin dhe kjo pritet se shpejti edhe të finalizohet. Ribery është i gatshëm të largohet nga Bayerni në fund të këtij kampionatit, me kontratën e tij që do të ketë më pak se 18 muaj për të skaduar. Faqja gjermane "Europolitan" shkruan se Reali tashmë ka një marrëveshje verbale me Bayernin për të paguar 50 milionë euro për francezin. Chelsea dhe Manchester City po ashtu janë lidhur me të, por ai thuhet se preferon Realin, ku është duke u angazhuar edhe idhulli i tij, Zinedine Zidane..

Çka i kërkoi një grua e moshuar Granitit?

Granit Xhaka, futbollist i Baselit të Zvicrës pikërisht kampion i botës me Zvicrën U-17, ka folur ekskluzivisht për web faqen “Grande Juve”. Futbollist i dëshmuar, në kampionatin botëror të mbajtur në Nigeri gjatë këtij viti, bëri kërdinë dhe ishte në qendër të vëmendjes nga mbarë mediat zvicerane e botërore. Një Granit i fuqishëm që çoi peshë tërë opinionin, madje shumë nga shqiptarët e zviceranët kërkuan edhe autografe nga ai. U prit si hero nga Parlamenti zviceran. Të gjitha meritat ia dedikon prindit të tij, Ragipit, por e falënderon edhe vëllain, Taulantin, që së bashku do të luajnë në skuadrën e parë të Baselit. Graniti që tmerroi edhe adhuruesit nigerianë, i cili së bashku me tre shqiptarë të tjerë, Pajtim Kasamin e Frederic Veselin ngrenë në qiell titullin e Botës. Graniti që u bë VIP brenda një kohe të shkurtër dhe që ngriti në këmbë tërë zviceranët me suksesin historik që e arritën në Nigeria.

“Bota sot”: Fillimisht, kur keni nisur hapat e parë dhe kush iu nxiti që të merreni më këtë sport?

Granit Xhaka: Të luaj futboll kam filluar që në moshën pesëvjeçare. Për këtë e falënderoj babin tim që e hetoj talentin tim dhe ishte iniciativa e tija që arrita deri këtu, ku jam - kampione bote me Zvicrën për U-17.

“Bota sot”: Granit, keni menduar ndonjëherë se me kombëtaren e Zvicrës U-17 do të jeni edhe kampion bote madje Ju iu cilësuan futbollistin më të mirë?

Granit Xhaka: Po. Një javë para se te nisem për në Nigeria e kisha ndjenjën se do të bëhem kampion, për faktin se e njohja grupin me të cilin do të ballafaqohemi. Isha 99 për qind i sigurt se do të jemi finalist dhe kjo ndodhi. Absolutisht nuk mund të them që vetëm unë isha futbollisti më i mirë, por çdo njëri prej nesh kemi dhënë maksimumin e duhur. Kjo që bëmë ne në botëror, nuk ishte dhuratë nga askush, por si pas mendimit tim, ishin fitore të merituara të njëpasnjëshme dhe në e fund e ngremë lartë titullin e botës.

“Bota sot”: Kur keni qenë fëmijë, çka keni pasur dëshirë të bëheni: futbollist, aktorë apo diçka tjetër?

Granit Xhaka: Natyrisht si çdo fëmijë i ka ëndrrat e veta. Si fëmijë gjithmonë e kam dashur topin dhe natyrën. Unë jam në shkollë dhe kam drejtimin “asistent i zyrës”, të cilën edhe dy vjet e përfundoj, e pastaj, pasi ta kryej shkollimin nëse kam shëndetin dhe nuk kam lëndime mendoj të vazhdoj sukseset me futboll.

“Bota sot”: Sa keni mundur të adaptoheni me klimën në Nigeria dhe përshtypjet tuaja për botërorin U-17?

Granit Xhaka: Në fillim, për ne ishte pak e vështirë sepse në tetor në Zvicër temperatura ishin diku 10-15 gradë celsius, kurse në Nigeri ajri ishte tepër i zënë me temperatura të larta 30 – 38 gradë. Fatmirësisht shumë shpejtë u adaptuam dhe nuk patëm probleme të mëdha.

“Bota sot”: Në botëror keni luajtur përballë Meksikës U-17, Brazilit, Japonisë, Gjermanisë, Italisë, Kolumbisë e së fundit në finale me Nigerinë. Mund ta veçoni cilat ndeshje iu ka mbetur në zemër?

Granit Xhaka: Mund të veçoj ndeshjen kundër Brazilit dhe Nigerisë. Ku të dy kombëtaret ishin shumë mirë të përgatitura, por ne e kuptuam shumë herët lojën e tyre dhe dolëm fitimtarë.

“Bota sot”: U bëtë kampion bote në zemër të Nigerisë. Mposhtët Nigerinë mikpritëse, si reaguan adhuruesit e kësaj kombëtare?

Granit Xhaka: Në fillim duke pasur parasysh që ishim në një stadium vendas, me një kapacitet 64000 shikues, në shikim të parë, mu duk shumë vështirë, por edhe vet nigerianët kur pan lojën tonë fantastike filluan të na përkrahin neve, dhe filluan të dilnin nga tribunat se nuk ishin të kënaqur me lojën e kombëtares së tyre.

“Bota sot”: Kur u kthyet në Zvicër, si iu pritën?

Granit Xhaka: Ishte kënaqësi e veçantë se përveç përkrahjes së mbarë popullit zviceran, kemi qenë të ftuar thuajse një javë rregullisht nga Parlamenti zviceran, nga përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, si dhe shumë personalitete të njohura te shtetit zviceran.

Bota sot: Përveç familjes që iu ka telefonuar vazhdimisht sa ishit në Nigeria, ka ndodh të keni ndonjë mesazh të papritur në celular nga shokët, shoqet apo thënë më mirë mikesh apo mik që nuk e keni pritur?

Granit Xhaka: Po. Kam të regjistruara mbi 2500 sms dhe mbi 2500 e-maila, që më kanë uruar për titullin e botës: si shqiptarët po ashtu edhe zviceranët. Për mua si një i ri më ka befasuar kur kam marrë një letër nga një grua e moshuar zvicerane, e cila më ka lutur që për gjashtë nipat e mbesat e saj t’ua jap një autografe dhe një fotografi për kujtim. Kjo për mua ka qenë e jashtëzakonshme, e paharrueshme.

Bota sot: “Keni shumë oferta nga klubet me më zë botërore, madje edhe nga ato të Premier Ligës. Pse i keni refuzuar?

Granit Xhaka: Po, është shumë e vërtetë që kam pasur dhe ende kam oferta shumë të mira. Por, mendimi im personal është që një kohë të qëndroj ende në Zvicër në skuadrën ku luaj tashmë, FC Baseli për arsye se jam ende i ri. Ndihem shumë i lumtur në FC Basel dhe nuk më mungon asgjë. E mira të mirës është se qëndroj afër familjes pikërisht prindërve të mi të dashur që më së shumti i dua në botë. Prindërit më përkrahin vazhdimisht së bashku me vëllain tim, Taulantin, i cili është futbollist së bashku në një klub me mua. Është gabim i madh nëse në këtë moshë largohem nga Familja ime dhe nga skuadra e Baselit.

Bota sot: Ka shumë thashetheme se Graniti mund të jetë pjesë e kombëtares së Kosovës, disa thonë se nuk përjashtohet mundësia ta vesh edhe fanellën e kombëtares së Shqipërisë. Mediat zvicerane këmbëngulin se Graniti do të mbetët pjesë e kombëtares së Zvicrës. Ju vet personalisht në cilën kombëtare më me dëshirë do të luani?

Granit Xhaka: Një herë është shumë herët të vendosi për cilën kombëtare do të luaj. Më vonë mundem të përgjigjem.

Bota sot: Cilët nga yjet i adhuroni dhe në cilën skuadër mëtoni ta vazhdoni karrierën të ardhmen?

Granit Xhaka: Për mua shembull është Cristiano Ronaldo, ndërsa nga skuadrat e adhuroj pamasë Bayern Munihun.

Bota sot: Përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitsfiled, ju shikon me kujdes. Iu ka kontaktuar ndonjëherë?

Granit Xhaka: Po kam kontaktuar shumë herë më të dhe jemi takuar personalisht.

Bota sot: Ushqimi i preferuar?

Granit Xhaka: Më pëlqejnë shpagetat, kurse ëmbëlsirat nuk i kam shumë dëshirë.

Bota sot: Çka iu ka dëshpëruar dhe gëzuar më së shumti në vitin 2009?

Granit Xhaka: Viti 2009 ka qenë një ndër vitet më të suksesshme për mua. Deri me tani duke e falënderuar Zotin dështime ende nuk kam pasur.

Jam i lumtur që jam me vëllain në një skuadër

Bota sot: Nga 6 janari do të filloni përgatitjet me skuadrën e parë të Baselit, skuadër e cila mëton titullin dhe kupën e Zvicrës, mbase ka pasur rezultate edhe të mira në garat e Leagua Europa. Çka premtoni Ju si debutues i kësaj skuadre dhe a keni kontakte më dy futbollistët e dëshmuar të kësaj skuadre Xherdan Shaqirin e Beg Feratin?

Granit Xhaka: Po, është e vërtetë, që më 6 janar fillojë parapërgatitjet me skuadrën e parë te FC Baselit. Do të mundohem që nga vetja ime të jap maksimumin që me takon, dhe sigurisht që jam i kënaqur që në këtë skuadër do të luaj së bashku me Shaqirin dhe Feratin. Më së shumti më gëzon që më është dhënë rasti të luaj në një skuadër së bashku me vëllain tim, Taulantin, i cili për mua është krahu i djathtë i imi..

Bashkimi i vitit

Viti 2009 do të mbetet i paharruar për dy vëllezërit kosovarë; Shefki e Njazi Kuqi. Në këtë vit, të dy këta e realizuan ëndrrën e tyre të kahershme – për të luajtur së bashku në një ekip.
Gjatë afatit kalimtar veror, Shefki Kuqi u nda me Crystal Palace - që garon në Ligën e Parë angleze - dhe kaloi në klubin gjerman që garon në Bundesliga 2, TUS Koblenz, ku gjeti vëllanë e tij Njaziun.
Transferimi i Shefki Kuqit në Koblenz vlerësohet si mjaft i qëlluar, sepse tanimë sulmuesi kosovar është i njohur si një golashënues i dalluar i kësaj skuadre. Shpeshherë Shefki Kuqi bashkë me Njaziun përbëjnë dyshen sulmuese të klubit gjerman.

IN e OUT

IN
Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi, ka shkëlqyer këtë vit. Ai me skuadrën e Riedit nuk la ndeshje pa shënuar gol, derisa të njëjtën gjë e bëri edhe pas transferimit te Rapid Vienna, gjatë kësaj vere. Anëtari i Kombëtares shqiptare në fanellën e klubit të ri ka arritur të shënojë 11 gola.

Out
Viti 2009 për Edmond Kapllanin ka qenë katastrofal. Ai me Karlsruhen ra nga elita e futbollit, derisa për dy vite në Bundesliga arrit të shënonte vetëm dy gola. Durrsaku u transferua tek Augsburg me shpresë se do t’i rikthehet golave, por zhgënjeu. Ai në pjesën e parë të kampionatit në Bundesliga 2, është paraqitur vetëm dy here, për Augsburgun.

Luca Toni kalon testin mjekësor te Roma

Transferimi i Luca Tonit te Roma është punë e kryer pasi që sulmuesi ju nënshtrua sot testit mjekësor në kryeqytetin Italian, njofton Goal.com Italia.
Një numër burimesh tanimë kanë konfirmuar se marveshja tani duhet të zbulohet vetëm dhe zyrtarisht.
Transferimi do të zyrtarizohet më 2 Janar dhe për këtë do të njoftoheni me kohë në LajmeSport.com
Toni do ti bashkangjitet kështu Tottit dhe do të riformoj dyshen e madhe ashtu si në kampionatin botëror që funksionoi për mrekulli.

Blackburn vazhdon huazimin e Franco Di Santo

Sulmuesi argjentinas tani do të mbetet në Ewood Park deri në fund të sezonit…
Blackburn Rovers ka zgjatur huazimin për sulmuesin e Chelseat Franco Di Santo deri në fund të sezonit.
Argjentinasi u bashkua me Blackburn ne gusht, ndersa huazimi i tij do të përfundonte në janar.
Chelsea ka vendosur të luaj pa të edhe pse Didier Drogba dhe Salomon Kalou do ti mungojnë për shkak të Kupës Afrikane të Kombeve.
Në një deklaratë për Blues është thënë se huazimi i Frank Di Santo është shtyrë deri në fund të sezonit.
20 vjeçari Di Santo ka bërë 15 paraqitje për Ewood Park.Ai erdhi në Blackburn pak ditë para ndeshjes kundër Burnley.

Real Madrid ka prodhuar 107 talent të rinj për europën

Real Madrid ka prodhuar shumë talent të rinj por nuk i ka kultivuar mirë ata.
Barcelona i ka shfrytëzuar më mirë lojtarët e akademisë së tyre siç janë Lionel Messi, Andres Iniesta, Xavi Hernandez, Carles Puyol, Gerar Pique, Sergio Busquets, Bojan Krkic, Pedro Rodriguez, Jeffren Suarez etj. Por e përditshmja AS raporton se Real Madrid ka prodhuar 107 talent të rinje për europën ( 51 në La Liga, 43 në segunda division dhe 13 në tetë vende tjera të kontinentit )
Real Madrid ka pesë lojtar që kanë ardhur nga akademia e tyre, Raul, Iker Casillas, Esteban Granero, Guti dhe Alvaro Arbeloa. Por lojtar të rinjë ka edhe në Jug të Madridit, si Getafe ka punësuar një numër të madh të lojtarëve të ekipit të të rinjve, si dhe trajnerëve.
Përsa i përket trajnerëve Getafe ka punësuar Quqiue, Schuster, Laudrup dhe Mishel.
Në segunda Division Rayo Vallecano është klubi që ka lojtar të shumtë të akademisë së Realit si Cobeno, Tena, Aganzo, Quero, Movilla, dhe Rafa Garcia.
Por prania lojtarëve të Merengues është vërejtur edhe jashtë Spanjës, si Jordi Lopez në Premier League, Schorch në Bundesliga, Samuel Eto’o dhe Esteban Cambiasso në Serie A, Javi Garcia dhe Balboa në Portugali, dhe Groningen në Holandë.