31 gusht 2009

Jean-Claude Blanc: I lumtur për ardhjen e Grossos

Menaxheri gjeneral i Juventusit Jean-Claude Blanc është i lumtur me blerjen e re të mbrojtësit Fabio Grosso, dhe mendon se Grosso do të shtojë edhe më shumë kualitet në skuadër.

Bianconerët e morrën Grosson vetëm disa minuta para përfundimit të afatit kalimtar, Juventusi morri shërbimet e italianit me një cmim prej 2 milion euro por do ti jep edhe 1 milion të tjera duke u varrur nga paraqitjet e tij, 31 vjecari nënshkroj një kontratë 3 vjecare me Zonjën e vjetër.

”Blerja e Fabio Grossos na shton ende kualitet në skuadër e cila tani më është shumë kompetitive,” Tha Blanc për Juventus.com

“Eksperienca e lojtarit në Ligën e Kampionëve dhe talenti i tij do të na ndihmoj që të jemi të fokusuar në të 3 frontet.

”Ky transfer tani mbyll një cikel të jashtëzakonshëm të blerjeve për Juventusin.

Grosso tani do ti bashkangjitet bashkëlojtarëve të rinjë në Kombëtaren Italiane e cila do ti zhvillojë dy ndeshje kualifikuese për Botërorin 2010.

Ledesma nuk largohet nga Lazio

Mesfushori i Lazios, Cristian Ledesma është i lumtur të mbetet në klub, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Vincenzo D’Ippolito.
Në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës qarkulluan spekulime të shumta rreth largimit të Ledesmas nga Lazio. Mirëpo, ai ka vendosur të mbetet në kryeqytetin italian.
“Ledesma mbetet në Lazio, ai nuk është i padëshiruar dhe gjithmonë ka thënë se dëshiron të mbetet në klub. Ai është i qetë dhe do të zgjidhë të gjitha mosmarrëveshjet me presidentin Lotito”, deklaroi D’Ippolito.

Gattuso mungon për dy javë

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso do të qëndrojë jashtë fushës për dy javë për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës, e cila i pamundëson të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror që Italia i zhvillon në fillim të muajit shtator.
31 vjeçari ka lënduar nyjën e këmbës së majtë të shtunën në derbin e qytetit që ekipi i tij e humbi 4-0 nga kampioni Inter.
Gattuso ishte përjashtuar në pjesën e parë me kartonin e dytë të verdhë. Ai do të mungojë në takimet e Italisë kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë më 5 e 9 shtator.

Angulo i bashkohet Sportingut

Gjiganti portugez Sporting Lisbona ka njoftuar të hënën për transferimin e sulmuesit veteran spanjoll Miguel Angel Angulo.
32 vjeçari ishte liruar nga Valencia pas 12 sezoneve në Mestalal, ku i ndihmoi klubit të fitojë dy tituj në La Liga, dy Copa del Rey dhe një Kupë UEFA.
Angulo është përforcimi i tretë i Sportingut gjatë afatit kalimtar të verës, pas ardhjes së Matias Fernandez dhe Felipe Caicedo nga Villarreal dhe Manchester City, respektivisht.
Angulo ka bërë 11 paraqitje me Kombëtaren e Spanjës.

Transfere me bollëk

Afati kalimtar i kësaj vere ka qenë i mirëseardhur për futbollistët shqiptarë, që aktivizohen nëpër liga të ndryshme evropiane. Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e afatit kalimtar, mbi 40 futbollistë shqiptarë kanë ndërruar skuadrat.

Lëvizjen më të madhe të këtij afati e ka bërë Erton Fejzullahu. Sulmuesi kosovar nga skuadra e ligës së dytë suedeze Mjallby ka arritur të transferohet te klubi holandez NEC Nijmegen, me të cilin ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Edhe Valdet Rama ka bërë një lëvizje të madhe. Sulmuesi kosovar nga Bundesliga 3, respektivisht skuadra Ingolstadt, ka kaluar te klubi nga elita e futbollit gjerman Hannover, ku luan edhe kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala.

Mirëpo, përveç Fejzullahut e Ramës, ‘bum’ ka bërë edhe Kushtrim Lushtaku, i cili nga skuadra e Drenicës ka arritur të nënshkruajë kontratë trevjeçare me klubin nga Bundesliga 2, Munchen 1860.

Ndërsa për dallim nga Fejzullahu, Rama e Lushtaku, reprezentuesi i Austrisë, Roland Gercaliu ka bërë një hap prapa. Mbrojtësi shqiptar nga kampioni i Austrisë, Salzburg ka kaluar te ekipin i promovuar në Bundesligën austriake Magna.

Priten transfere tjera

Deri në mbyllje të afatit kalimtar të verës, i cili përfundon në fund të këtij muaji, pritet të ketë edhe transfere tjera të lojtarëve shqiptarë. Reprezentuesi shqiptar, Ervin Skela është futbollist i lirë dhe brenda këtyre ditëve pritet të vendosë për të ardhmen.

Edhe Jurgen Gjasula e Blerim Rrustemi janë lojtarë të lirë. Të dy priten të gjejnë angazhim gjatë kësaj vere. Mirëpo, edhe Blerim Xhemajli pritet të gjejë ekip të ri, pasi Torino ka rënë nga Serie A.

Sipas gjitha gjasave, destiancion i ardhshëm i reprezentuesit të Zvicrës do të jetë skuadra e Napolit derisa në garë për të janë edhe Lazio, Fiorentina, Palermo e Parma. Ndërsa mjedis gjatë këtij afati kalimtar pritet të ndërrojnë edhe Përparim Hetemaj (AEK), Pajtim Kasami (Lazio), Fatos Beqiraj (Buduçnost) etj.

Kalimet e futbollistëve shqiptarë gjatë kësaj vere

Nga Në
Lorik Cana Marseille Sunderland
Erton Fejzullahu Mjallby NEC Nijmegen
Samir Ujknai Palermo Novara
Shkodran Mustafi Hamburg Everton
Labinot Harbuzi Malmo Genclerbirligi
Astrit Ajdareviç Liverpool Leicester City
Klodian Duro Omania Apollon Limassol
Migjen Basha Rimini Frosinone
Valdet Rama Ingolstadt Hannover
Vullnet Basha Lausanne Grasshoppers
Edmond Kapllani Karlsruhe Augsburg
Kushtrim Lushtaku Drenica Munchen 1860
Besart Berisha Burnley A.Bielefeld
Roland Gercaliu Salzburg Magna
Kristian Nushi Aarau St.Gallen
Samir Fazli Makedonia Heerenveen
Shefki Kuqi C.Palace Koblenz
Almir Murati Chaux-de-Fonds Koblenz
Shqipron Skeraj G.Furth Koblenz
Shkodran Metaj Groningen Waalwijk
Besian Idrizaj Eilenburg Swansea C.
Bekim Kastrati F.Duseldorf D.Dresden
Rocky Lekaj Sheffield W. Sandefjord
Ergun Berisha Grasshoppers Udinese
Florian Berisha Sion Schaffhausen
Besnik Rrustemaj Malmo Blackburn
Sehar Fejzullahi Vaduz Lugano
Edgar Çani Palermo Padova
Sokol Maliqi Biel APEP Pitsilia
Çlirim Kryeziu Oberwinterthur APEP Pitsilia
Blerim Ibrahimi i lirë FC Gossau
Gliman Lika Hacettepe Boluspor
Emin Isamili Mannheim Ingolstadt
Mehmet Hetemaj Panionios AlbinoLeffe
Ansi Agolli Tirana Kryvbas
Alban Ramaj K.Emden E. AUE
Habilj Jonuzi Winterthur Schaffhausen
Flamur Tahiraj Kriens Schaffhausen
Ifraim Alija Gossau Wil
Nesret Ljimani Winterthur YF Juventus
Fatmir Vata Koblenz Wuppertaler
Berat Sadik Bielefeld Zulte-Waregem

Ekipi më i mirë në histori

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol mendon se ekipi aktual është më i miri në histori të klubit, derisa ka insistuar se ende janë të uritur për tituj. Brenda vetëm katër muajve, Barcelona ka fituar pesë tituj, por Puyol insiston se ata kërkojnë më tepër.
“Është një ndjenjë e mirë në ekip dhe të gjithë jemi shumë të lumtur. Jemi duke krijuar histori në klub dhe dëshirojmë të vazhdojmë punën e madhe dhe të gëzojmë edhe më tepër tifozët”, deklaroi ai.
Basora, Casar, Kubala, Moreno and Manchon ishin yjet e ekipit të Barcelonës që fitoi pesë tituj në sezonin 1951/52. Por, ekipi aktual i Pep Guardiolas tashmë ka barazuar rekordin dhe synon të vazhdojë me sukses.
“Jemi ekipi më i mirë në histori të klubit. Është e vërtetë se ka pasur sukses edhe në të kaluarën, por jemi duke shkruar historinë tonë. Po ashtu dëshirojmë të përmirësohemi edhe më tepër. Kemi dëshirë të madhe për të parë se sa larg mund të shkojmë. E dimë se është vështirë të fitojmë tituj, por ne i mbajmë këmbët në tokë”, përfundoi Puyol.

Tri mundësi për Beqirajn

E ardhmja e Fatos Beqirajt do të dihet përfundimisht të hënën, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi kosovar, i cili aktivizohet te klubi malazez Buduçnost, ka tri mundësi për të ardhmen e tij, për të cilat do të vendosë shumë shpejt. Këtë e ka bërë të ditur vet ish sulmuesi i Besës së Pejës.
“Sonte (të dielën mbrëma) kam takim me menaxherët sllovenë. Mundësitë e largimit tim nga Buduçnost janë të mëdha. E ardhmja ime mund të jetë në Portugali, Holandë apo edhe në Turqi. Më shumë do të dihet të hënën”, deklaroi të dielën futbollisti pejan për Express.
Mirëpo, Beqiraj nuk e ka përjashtuar mundësinë që të qëndrojë në Buduçnost, pasi që ky klub ka vetëm dy sulmues, përpos kosovarit. Megjithatë, përfaqësuesi malazez thotë se zgjidhja më e mirë për klubin dhe për të është që ai të shitet.

Gudjohnsen në Monaco

Monaco konfirmon lajmin se ka transferuar futbollistin e Braclonës Eidur Gudjohnsen. Gudjohnsen pas tarnsferës në Barcelonë nuk ka pasur rastin të jetë në mesin e njëmbëdhjetshës së parë. Me ardhjen e Pep Guardiollas ai shumë rralë ka hy edhe për të luajtur. Kyy është shkaku edhe i largimit nga Barcelona i Gudjohnsen

Galatasaray nuk ndalet dot

Galatasarayi sonte luajti ndeshjen e javës së katër kundër Ankaraspor dhe e fitoi me rezultat 0-2. Golat për Galatasarayin i shënuan Kewel në minutën e 74 dhe Nonda në minutën 83. Galatasarayi edhe pse nuk ishte superiore kundër Ankarasporit përsëri arriti të korrë fitore me dy gola epërsi. Ankaraspor luajti një ndeshje të mirë, por provoja e Galatasarayit ishte ajo që shënoj gola.

Ribery: Jam i lumturë me Robben

Futbollisti i Bayern Munchen Francezi Franck Ribery deklaroi se '' Nënshkrimi i Robben në Bayern më ka gëzuar shumë. Kjo më bënë që unë të vazhdojë me Bayernin. Ai është një futbollist luftarak, dhe ka një potencial të madh për të luajtur futboll. Unë edhe më herë kam dashur që klubi të nënshkruajë futbollist siq është Arjen Robben.'' u shprehë Ribery.

Ribery: Jam i lumturë me Robben

Futbollisti i Bayern Munchen Francezi Franck Ribery deklaroi se '' Nënshkrimi i Robben në Bayern më ka gëzuar shumë. Kjo më bënë që unë të vazhdojë me Bayernin. Ai është një futbollist luftarak, dhe ka një potencial të madh për të luajtur futboll. Unë edhe më herë kam dashur që klubi të nënshkruajë futbollist siq është Arjen Robben.'' u shprehë Ribery.

Robben: Dëshiroj të shënoj kundër Realit

Ish futbollisti i Real Madridit dhe tash më i Beyern Munchen Arjen Robben deklaroi '' Dëshira ime është që të takohemi me Realin në Ligën e Kampionëve. Nëse unë shënojë kundër atyre do të gëzohem shumë. Unë dëshiroj të luajë kundër ish shokëve të mi, nëse i mposhtim ata do të ishte dita më e mirë e jetës'' u shprehë Robben

Milano shetë një Kaka tjetër

Milano ka huazuar vëllaun e vogël të Kaka Rodrigo Izecson dos Santos Leite 'Digao' në Lecce. Websiteja zyrëtare e Milanos ka bërë ë ditur se futbollisti është huazuar në Lecce deri në qershor të vitit 2010. 23 vjeqari Rodrigo Izecson dos Santos Leite 'Digao' është vëllau i Kaka, por ai përsëri do të rikthehet tek Milano.

Zyrtare: Juventusi nënshkruan me Grosso

Juventus ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Lyonit, Fabio Grosso, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me biankonerët.

Klubi italian tashmë një kohë të gjatë është lidhur me 31-vjeçarin, por transferimi i tij nuk u realizua derisa në çastet e fundit të afatit kalimtar.

Juve ka bërë një varg nënshkrimesh të reja këtë verë, përfshirë edhe Diegon, Felipe Melon dhe Fabio Cannavaron.

Grosso bëri 52 paraqitje për Lyonin ku u transferua në vitin 2007 nga Inter. Italiani fitoi kampionatin francez, Kupën e Francës dhe Superkupën gjatë kohës së tij me Lyonin.

Mourinho bllokon Mancinin

Trajneri i Interi nuk ka lejuar që Mancini të transferohet në Romë apo Genoa. Mësohet se Mourinho ka thënë që Mancini nuk bënë të largohet nga Interi dhe se ai duhet të qëndroj.Ai do të vazhdojë të punojë dhe të gjejë vend në klub.

Nani tregon për jetën në Manchester pa Ronaldon dhe Tevezin

Në një intervistë për Goal, Luis Nani komentoi për ndeshjen kundër Chelea-t në Superkupen Angleze, për jetën në Machester United pa Carlos Tevez-in dhe Cristiano Ronaldo-n. Komentoi edhe për rivalët e Chelsea-t dhe Liverpool-it, dhe për Kombetaren Portugeze.

Intervista:

Goal.com: Nani ti nuk e ki filluar stinorin mirë por gjërat ngadalë do të ndryshojnë…

Nani: Ishte turp të humbnim ndeshjen e Community Shield kundër Chelsea-t, por mendoj se atë ditë ne luajtëm mirë dhe patëm më shumë raste se ata. Do të ishte mirë sikur ta fillonim stinorin me një titull, por nuk ishte e shkruar ta fitonim.

Goal.com: E gjithë vëmendja është vënë tek ti për shkak të largimit të C.Ronaldos, por skuadra gjithashtu humbi edhe nje tjetër lojtarë të rëndësishëm si C.Tevez. Si do të reagoni?

Nani: Ne duhet të tregojmë se ne nuk e ndjejmë mungesën e Ronaldos dhe Tevezit. Këtë verë ne ndeshjet miqesore treguam se mundemi të luajmë edhe pa ata dy dhe këtë tani duhet të tregojmë edhe në Premier League

Goal.com: Rivalët e Man UTD , Chelsea dhe Liverpool, sivjet duken më të fortë se vitin e kaluar. A jeni ju ende favorit për titull?

Nani: Po për mua nuk ka dyshim. Ne jemi ende favorit për titull, edhe pse rivalët tanë janë përforcuar mjaftë këtë verë. Unë jam optimist për këtë klub.

Goal.com: Na trego për W. Rooney, sivjet të gjitha shpresat e Manchesterit janë në dorë të Rooney-it .

Nani: Rooney do të jetë lojtari kyq për sivjet edhe unë gjithashtu jam i sigurt se Rooney do të shënoj shumë gola sivjet. Ne do ti ndihmojmë atij që të jetë golashënuesi më i mirë në premier league.

Goal.com: Cka do të presim nga ti sivjet? Ti ke luajtur 72 ndeshje për Manchesterin që nga ardhja jote para 2 vitesh, por sivjet ndoshta roli yt do të jetë më i rëndësishëm.

Nani: Unë gjithmonë e kam dhënë më të mirën time në cdo ndeshje. Fergusoni në fillim të kampionatit më ka thënë se ka besim tek unë. Dhe kjo më jep mua më shumë forcë dhe besim.

Goal.com: Ne folëm për Chelsean dhe Liverpoolin, por cka për Manchester City ?

Nani: Manchester City ka bërë disa blerje shumë të rëndësishme këtë verë por kjo nuk garanton sukses.

Goal.com: Cka për kombëtaren portugese?
Nani: Unë dëshiroj të jem me Portugalinë në 2010 por për të arritur këtë unë tani duhet të bindi me lojë Carlos Queiroz.

Juvja në krye me Sampin, Lacion e Xhenoan

Diego-Felipe Melo, “samba” ndaj Romës. Hulio Kruz fundos Kievon. Triumfojnë edhe skuadrat e Gjenovës

Java e dytë e kampionatit italian, i ka parë skuadrat vendase dhe ato pretendente të fitojnë në shtëpinë e tyre dhe jashtë fushe po ashtu. Juventusi kryeson renditjen me 6 pikë pas fitores ndaj Romës, ku fitoi falë “sambas” braziliane Diego-Felipe Melo. Po kaq pikë kanë edhe Lacio, Xhenoa dhe Sampdoria, që mundën respektivisht Kievon dhe Atalantën dhe Udinezen. Fiorentina merr një fitore të vështirë ndaj Palermo në Firence. Parma dhe Napoli shënojnë sukseset e tyre të para në këtë sezon, duke mundur Katanian dhe Livornon. Një fitore të rëndësishme arrin edhe Siena që ka gjunjëzuar Kaljarin në Sardenjë 3-1.

Lojtarë klasi ekzistojnë pikërisht për këto gjëra: të arrijnë t’i fitojnë vetë ndeshjet, përndryshe nuk do të jenë aspak efikasë. Diego Ribas da Kunja është një nga këta dhe Juventusi tani e di shumë mirë. Kundër Romës, suksesi i bardhezinjve mban firmën e brazilianit, autor i një dygolëshi shumë të bukur (një për pjesë), që e zbehën barazimin momental të De Rosit. Në fund, vjen dhe firma tjetër braziliane nga Felipe Melo. Me suksesin e dytë radhazi në një fushë të vështirë si ajo e “Olimpikos”, Juventusi kryeson kampionatin me pikë të plota pas dy javësh.

Lacio është rikthyer fuqishëm si dikur me fitoret e saj të rëndësishme, duke mundur mbrëmë Kievon. Vendosi një dygolësh i Hulio Kruzit (njëri me 11-metërsh) për t’i dhënë tri pikët bardhekaltërve, që kanë të njëjtat pikë sa Juvja. Për vendasit, golin e vetëm e shënoi i zakonshmi Pelizier. Një gol i mbrojtësit Moreti në fund të pjesës së parë i ka dhënë Xhenoas suksesin në Bergamo ndaj Atalantës. Të ardhur nga kualifikimi në Ligën e Europës në mesjavë, gjenovezët kanë tashmë gjashtë pikë. Po kaq ka edhe Sampdoria, e cila falë dyshes Pacini-Kasano ka mposhtur një Udineze të lodhur dhe në formë të dobët. Sampi ka kryesuar bindshëm dhe nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren. Fiorentina nuk e ka pasur të lehtë të fitojë mbrëmë ndaj Palermos në “Artemio Franki”. Ndeshjen e vendosi goli i peruanit Vargas, i cili tregohet i vëmendshëm të devijojë në rrjetë një krosim të ardhur nga e majta. Kjo është fitorja e parë në këtë sezon për skuadrën e Prandelit. Edhe Parma merr tri pikët e para në këtë kampionat pas ngjitjes në Serinë A. Emilianët e Guidolinit mundin bindshëm Katanian 2-1 me gola të Galopës dhe Paloskit. Për siçilianët, goli i Biaxhantit nuk mjaftoi.

Kuqezinjtë në gjurmët e Mesit të ri

Drejtuesit e merkatos së Milanit janë duke ndjekur me vemendje të madhe paraqitjet sportive të Veljko Batroviçit, talenti 15-vjeçar i FK Bubamarës, i krahasuar nga shumë specialistë të futbollit si argjentinasi i Barcelonës dhe pasardhësi i Diego Maradonës, Lionel Mesi. Sipas të përjavshmes angleze “Neës of the Ëorld”, performanca e talentit të ri premtues të futbollit serb, paska tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane e prestigjioze të planit të parë, si Arsenali, Olimpik Marseja, Atletiko Madrid e Olimpiakos i Pireut. “Një gjë është e sigurt, -siguroi menaxheri i Batroviçit, Milan Kalasan, për të përjavshmen britanike, - kudo që të shkojë lojtari, Veljkoja do të bëhet gjithsesi një futbollist i madh me famë botërore”. Pra, të gjithë në ndjekje të tij, për të mos humbur gjurmët dhe për të siguruar të ardhmen me një nga talentet premtuese të futbollit.

Leonardo: Dalja e Gatuzos ndryshoi ndeshjen

Leonardo nuk justifikohet pas humbjes në derbi dhe pranon i qetë se “kam gabuar unë me Gatuzon”, por i fton të gjithë të mos e dramatizojnë situatën, “sepse nuk ishim fenomenë pas Sienës dhe nuk jemi për t’u hedhur tutje as sot”. Trajneri kuqezi shpjegon: “Rino duhej të dilte, por Sedorfi nuk ishte akoma gati. Gatuzo bëri një faull të kotë, por për shkak të vështirësisë në ndjekje të kundërshtarit. Ai episod, nga goli i Motës te kartoni i kuq, ndryshoi ndeshjen. Deri në golin e parë të Interit, skuadra luajti mirë, - vazhdon trajneri brazilian. - Ishte një ndeshje e barabartë, e fortë dhe e organizuar. Para golit të tyre të parë ishim mirë, pastaj u lodhëm për të drejtuar një moment të vështirë dhe këtu duhet të përmirësohemi. Ishte e rëndësishme ta bënim në ato momente. Por duke u kthyer te mungesa e gatishmërisë së Sedorfit, ju tregoj se Klarensi e kishte këmbën të fashuar, ndaj u vonua të hyjë në fushë, duke humbur kohë në zëvendësim”.
Nga Gatuzo te Ronaldinjo, sepse Gauço, i shkëlqyer në Sienë, në derbi dështoi: “Nuk luajti mirë, luajti kundër një skuadre me mbrojtës të shkëlqyer nga ana fizike dhe duhet më shumë lëvizje, por nuk dua të bëj gjykime vetëm për të. Skuadra përjetoi një moment të vështirë në momentin e golit, ndaj duhet të jemi të zotë t’i lexojmë mirë ndeshjet. Nuk mund ta gjykojmë skuadrën për dy ndeshje”.

Kaos kuqezi në fushë, vonesa në gjithçka

Gatuzo duhej të zëvendësohej shpejt me Sedorfin, por holandezi ishte në stol pa fanellë e këpucë
Fiton rrëmuja. Një rrëmujë prej titulli, madje për Ligë Kampionesh. Ajo që ndodhi rreth minutës së 38-të dhe që ndikoi gjithë ndeshjen, është e pakuptueshme për një skuadër të nivelit të lartë. Gatuzo ishte në fushë, por i dëmtuar, kërkoi zëvendësimin dhe u ndëshkua me karton të verdhë pas faullit të 11-metërshit ndaj Etosë. Rino i afrohet stolit, pret zëvendësimin, menaxheri i skuadrës kuqezi Mentana i afrohet gjyqtarit të katërt për ta sinjalizuar. Momente ankthi! Ç’të bëjë? Cili duhet të hyjë. Telekamerat inkuadrojnë Klarens Sedorfin, që duhet të marrë vendin e Gatuzos, akoma pa fanellë dhe pa këpucë. Por Gatuzo, i dëmtuar dhe sigurisht i inatosur, kthehet në mesfushë dhe ndërhyn keqazi ndaj Shnejderit duke marrë kartonin e dytë të verdhë. Duke dalë nga fusha, Xhenaro ulërin fort nga inati. E ka me të gjithë, me Leonardon, Mentanën, me Sedorfin që nuk ishte gati. Por nëse ai ndaj Shnejderit nuk do të ndërhynte, mos do të ishte më mirë? Leonardo thotë: “Kur një lojtar është i dëmtuar, është e natyrshme të ketë sjellje të tillë. Por për një lojtar me përvojë si Rino, duhet të dijë ta mbajë veten. Klarenesi nuk ishte gati”. Kësisoj, dalja e Gatuzos nga fusha rezultoi vendimtare për humbjen në derbi. Një episod i rëndë, nëse konsiderohet që mesfushori kishte pasur probleme fizike që në prag të ndeshjes dhe që në minutat e para pësoi një dëmtim në zonën interiste, aq sa kërkoi ndërhyrjen e mjekut e të masazhatorit. Nëse një lojtar nuk është mirë, nuk duhet të luajë: ky është një rregull i vjetër i futbollit, por duket që nuk vlen më. Dhe pastaj rregulli tjetër: nëse dikush dëmtohet, duhet të jesh gati (Leonardo) për zëvendësimin. Si ka mundësi që lojtarët s’janë të gatshëm në stol? Edhe pse nuk janë titullarë, fanella dhe këpucët duhet të vishen… Por kaosi u shtua edhe nga një tjetër detaj: Gatuzo ishte në dyshim deri në momentet e fundit; vetëm të shtunën pas stërvitjes, Leonardo e zgjodhi para Ambrozinit, që po përjeton një formë të mirë. Mos ishte më mirë të synohej te Ambro, që gjithsesi jepte siguri fizike? Ndër të tjera, si mund të ekzekutohet një goditje standarte (i ndodhi Milanit në të 34-ën) dhe kur topin e kthen muri, si mund të pozicionohet keq në fushë skuadra, duke e detyruar të dëmtuarin Gatuzo të ndjekë nga pas Etonë? Mos duhet të ishte një tjetër për “të eleminuar” kamerunasin? Nga këto të detaje të vogla, del se organizimi është i dobët. Milanit i mungoi pikërisht në mbrëmjen më të rëndësishme. Skuadër e paqartë edhe në lojë, vendimet merreshin gjatë ndeshjes. Rrëmujë pra. Kaos i pakuptueshëm për një si Leonardo që ka epërsinë se e njeh metodën drejtuese në botën e futbollit. Diçka duhet riparë në shtëpinë e Milanit.

Berluskoni: Milan ringrihu, mos u dorëzo!

Presidenti kuqezi i jep kurajë skuadrës pas humbjes në derbi. Nuk është i inatosur, sepse skuadra ka rrugë të gjatë
Një qëndrim, si në kohët e arta. “Kemi ardhur deri këtu për të parë si shënon Kakà!”. Vetëm se kori vjen nga pjesa tjetër e gabuar, është irrituese, vazhdimisht shqetësuese dhe vazhdon gjatë edhe pas fundit të ndeshjes. Janë tifozët e Interit, që ftojnë heroin e munguar, njeriun e shitur për motive bilanci, ai që me siguri duhet të ketë vuajtur në Madrid, duke pyetur për rezultatin miqtë e tij përmes sms-ve. Është Kakàja i shitur simboli i mbrëmjes së trishtë për kuqezinjtë. Kur Rikardoja la fushën në Madrid, i zëvendësuar nga Pelegirini në fillim të pjesës së dytë, Milani po ushtronte akoma trysni ndaj Interit. Rezistenca zgjati pak. Stadium paqësor, tribuna që mbanin parrulla “të ëmbla” pas shumë protestave ndaj pronarit Silvio Berluskoni dhe krahut të tij të djathtë Adriano Galiani.
“Kemi besim te presidenti ynë. Dashuria s’është e bukur nëse nuk ka grindje: përpara Silvio”. Për momentin ka ecur para Interi, që i shënoi “kushërinjve” katër gola. Dhe Berluskoni qëndroi në heshtje në tribunë në krah të Adriano Galianit dhe miqve të zakonshëm. Erdhi në stadium pak përpara se zakonisht, shkoi në dhomat e zhveshjes, përshëndeti skuadrën. Doli i fundit së bashku me Ronaldinjon, heroin e tij, të parapëlqyerin për të zëvendësuar Rikin. Por nuk ishte mbrëmja për të kurorëzuar heronj të rinj. Jo në fushën kuqezi gjithsesi.
ROLE - “Milan i madh, Ronaldinjo i madh”, - tha Berluskoni, pak para se të zinte vend në tribunë. U kishte thënë gjithçka duhej futbollistëve të tij dhe shtypit, që e pyetën për të shpjeguar rolin e tij taktik. Sepse, në pjesën më të madhe të javës që shkoi për këtë u fol: mbi këshillat e jo-presidentit ndaj trajnerit. “Unë do të vendosja Sedorfin me Ronaldinjon si sulmues të dytë dhe Paton sulmues të parë”, - kishte deklaruar Berluskoni. Në stol, i rilinduri Borrielo, blerja e re Huntelar, specialisti në kësi rastesh të vështira Inzagi? Në stol, të gjithë. Por Leonardo pati dhënë shpjegimin e tij: “Presidenti ka mendimin e tij, na qëndron shumë afër, ia kërkova unë këshillën. Të shohim”. Dhe të shtunën Berluskoni, në kuadër të kësaj teme, nënvizoi: “Nuk jam unë trajneri i Milanit. Unë thashë vetëm atë që do të kisha bërë vetë, por trajneri ka rolin e tij. A jam i zemëruar që Leonardo nuk e ndoqi këshillën time? Nuk jam absolutisht i inatosur”.
NORMALITET - Edhe Adriano Galiani ka hedhur “ujë mbi zjarr”. “Presidenti jep këshilla, por te Milani trajneri ka qenë gjithnjë i pavarur dhe bën zgjedhjet e tij në liri të plotë, - tha numri dy i kuqezinjve. - Te Milani nuk ndodh asgjë ndryshe nga ajo që ndodh në klube të tjera të Serisë A”. Në fund të ndeshjes, Berluskoni qëndroi gjatë me skuadrën në dhomat e zhveshjes: “U thashë djemve të mos dorëzohen dhe të vazhdojnë të punojnë, - rrëfen Berluskoni për takimin special. - Rruga është akoma e gjatë. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Pësuam katër gola, por nuk jam i shqetësuar. I porosita djemtë të rifillojnë të fitojnë që në javën që vjen”. Në fund, pas përgëzimeve për Interin, Berluskoni zbuloi se takoi Mourinjon, sepse “kisha dëshirë ta njihja. Në derbet e tjera nuk kemi arritur të përshëndetemi”. Për Sedorfin që qëndroi në stol, jo i gatshëm për zëvendësimin me Gatuzon, Berluskoni shmangu çdo koment.

Ferrara, i impresionuar nga Interi

Trajneri i Juventusit ka mbetur i befasuar nga fitorja e zikaltërve në derbin ndaj Milanit.Çiro Ferrara i gëzohet vendit të parë në klasifikim dhe lëshon sfidën në distancë për Interin. “Ata kanë treguar që janë një skuadër e mirë – ka pohuar Ferrara -. Më kanë impresionuar. Por mendoj se edhe ne, me fitoren ndaj Romës dhe mbi të gjitha me këtë paraqitje, kemi bërë të njëjtën gjë për ta. Sot, të gjithë panë një Juventus të madh.”
Italiani thotë se kampioni është i gjatë, por fitoret në dy ndeshjet e para të Serisë A i japin besim në forcat e skuadrës për të ardhmen. “Kemi luajtur si skuadër, pjesa e parë ishte e përkryer. Duhet të vazhdojmë kështu gjatë gjithë kampionatit – theksoi trajneri juventin.”
Në lidhje me Diegon, Ferrara shprehet se të njëjtën cilësi braziliani e tregoi edhe në ndeshjenpër trofeun “Berluskoni” ndaj Milanit. “Është shumë i fortë teknikisht dhe ndonjëherë jep kontribut edhe në fazën mbrojtëse. Ne kemi nevojë që të gjithë të bashkëpunojnë në mënyrë të njëjtë,- përfundoi Ferrara”

Roben - Riberi, fillon spektakli

Bavarezët mundën 3-0 kampionët e Volfsburgut në javën e 4-t të Bundesligës. Mesfushori hollandez realizon dopietë.Vjen më në fund fitorja e parë për trajnerin Luis van Gal në krye të stolit të Bajernit. Dhe më në fund po merr sinjale nga skuadra. Mario Gomesh hapi serinë e golave në minutën e 27-të.
Blerja më e fundit e gjermanëve, mesfushori hollandez Arjen Roben, shënoi golin e dytë për skuadrën e tij dhe të parin personal pas vetëm një jave nga mbërritja e tij në Mynih. 25-vjeçari u fut në fillim të pjesës së dytë dhe pas 22 minutash lojë, mposhti portierin kundërshtar me një të majtë të fuqishme, pas një asisti të Frenk Riberi. 5 minuta para fundit të takimit, Roben realizon përsëri, i shërbyer edhe kësaj here nga francezi.
Nëse Riberi qëndron tek Bajerni, gjermanët bëhen të frikshëm jo vetëm në kampionatin vendas, por edhe në Europë. Timoshuk ka marrë zotërimin e mesit të fushës, Roben e Riberi nga krahët, pa harruar edhe sulmuesit si Klose, Gomesh apo Toni, që mund të finalizojnë aksionet e krijuara nga mesfusha.

Riberi, ëndrra e fundit e Realit

Madrid – Merkato e çmendur e verë 2009 që solli ndryshime klubesh për yje si Kakà, Ronaldo, Ibrahimoviç dhe Eto'o, mund të mbyllet me një tjetër goditje të madrilenëve.Në fakt, ëndrra e hershme dhe e fundit e madrilenëve mban emrin Frank Riberi: i “prenotuar” për 2010, francezi mund të bëjë gati valixhet që sot nëse Bajerni pranon ofertën e fundit të Florentino Perez: 40 milionë në dorë plus Van der Vart për ta patur menjëherë në dispozicion.
Megjithë parakontratën me francezin, Reali i druhet faktit se Riberi vitin tjetër do të ketë një çmim më të lirë duke qenë se kontrata i skadon në 2011 dhe oreksi i Mançesterit, Barcelonës dhe Çelsit mund të përbëjnë një pengesë serioze. Pas fitimi të 50 milionë eurove nga shitja e trios holandeze Huntelar-Shnajder-Roben, Perez mendon të ofrojë 40 milionë euro plus Van der Vartin (15 milionë mendohet vlera e këtij të fundit) që në total do të thotë 55 milionë euro.
Van der Vartit do t’i pëlqente kampionati gjerman dhe Bajerni duke qenë se trajner do të ketë patriotin Van Gal. Nëse në bavari do t’i hidhnin një sy bilancit dhe vullnetit të Riberis, tratativa mund të mbyllet që sot e që mund të konsiderohet si qershia mbi tortën RealGalaktike të Madridit.

Sot mbyllet merkato, ja lëvizjet e mundshme

Në orën 19:00 të ditës së hënë mbyllet përfundimisht merkatoja verore për këtë sezon. Ende enigma të pasgjidhura.Tratativat mes Juventusit dhe Lionit për mbrojtësin Fabio Groso kanë pak gjasa të mbyllen me sukses. Oferta e Juves konsiderohet tepër e ulët nga klubi francez, i cili ka në dorë vendimin përfundimtar për Groson, megjithë dëshirën e këtij të fundit për të kaluar në Itali.
Më shumë mundësi ka të realizohet me sukses operacioni që do të çonte Mansinin tek ish-skuadra e tij, Roma. Vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer.
Sulmuesi i Lacios, Goran Pandev duket se është drejt largimit nga ekipi kryeqytetas, pas problemeve të shfaqura prej kohësh. Sipas mediave italiane, është i mundshëm një transferim tek kampionët e Italisë, Interi, në formë shkëmbimi me Suazon, Arnautoviç apo Kuarezma, plus një shumë të hollash. Por në lojë ka hyrë edhe Fiorentina, që i duhet të bëjë llogaritë në rast të një skualifikimi të mundshëm të Adrian Mutu.

Seria A, më e vjetra

Sipas një raporti të Observatorit të Futbollistëve Profesionistë (PEPO), kampionati italian ka moshën mesatare më të madhe të futbollistëve.Raporti del në përfundimin se në sezonin 2007-2008, mosha mesatare e Serisë A ishte 25.8 vjet, kurse këtë vit, kjo shifër është rritur në 26.1. Edhe në krahasim me kampionatet e tjera europiane (Premier Liga, Primera Divizion, Bundesliga, Liga 1), kampionati italian ka moshën mesatare më të madhe, 26.7 vjet.
Franca e ka më të ultën, 25.3, me një rritje prej 0.47% nga viti i i kaluar. Për sa i përket futbollistëve të rinj të dal nga ekipet zinxhir, në Itali kjo e dhënë ka pësuar një ulje nga 22% në sezonin 2007-2008, në 21% në 2008-2009.
Asnjë klub italian nuk figuron në listën e 10 klubeve të para që prodhojnë lojtarë nga ekipet e moshave. Rexhina, Juventus, Atalanta, Roma dhe Milan, nuk arrijnë të kalojnë në renditje klube si Atletik Bilbao, Barcelona apo Bajerni i Mynihut.

Juve – Lion, marrëveshje në minutën e fundit për Groson

Sipas mediave italiane, marrëveshja zyrtare është arritur në shifrat e rreth 3 milion eurove.Mbrojtësi italian do të ketë një kontratë dyvjeçare me klubin bardhezi dhe do t’i bashkohet Juves pas ndeshjes së kombëtares në Firence.
Ndërkohë, “Zonja e vjetër” ka përfunduar marrëveshjen me Kaljarin për huazimin e të riut Ariaudo.

Roma transferon një portier

Roma ka marrë me huazim portierin e Dinamo Bukureshtit Bogdan Lobont për një vitë Mediat Italiane njoftojnë për këtë transferë dhe nëse tregon sukses ai do të mund të trasnferohet me të drejta të plota në Romë. Gjatë kësaj dite janë kryer disa transfere pasi që pasi qe po mbyllet afati i transferet.

Robinho: E dua jetën e natës

Sulmuesi i Man Cityt Braziliani Robinho deklaroi se '' Për mua është shumë normale të dal jashtë dhe të kam një jetë nate. Kur gruaja ime më lejon të shkojë, atëher nuk kam kënd të pyes tjetër. Unë dal jashtë, ndërsa ajo qëndron në shtëpi. Ne njihemi që kur kam qenë 15 vjetë, ajo është gruaja e ëndërrave të mia'' u shprehë Robinho

Blerim Xhemajli në Parma

Futbollisti i Torinos Blerim Xhemajli është transferuar në Parma me huazim. Blerim Xhemajli do të luajë një vitë futboll në Parma në formë huazimi, më pastaj do të shikohet për një transferë të përhershëm të tij.

Fabio Grosso në Juventus

Sipas televizionit ''Sky Sports 24'' Juventusi ka transferuar futbollistin e Lyon Fabio Grosson.Lyon kërkonte një vlerë prej 4 milion euro, por Juventusi kishte derguar një ofertë prej 2 milion eurove. Secco, Cobolli kishin deklaruar se ne kemi përfunduar transferat, pritet që shumë shpejtë në lidhje me këtë transferë dy klubet të mbajnë një konferencë për shtypë

Dmytro Chygrynskiy kalon kontrollat

Transfera e re e Barcelonës Dmytro Chygrynskiy sot ka kaluar kontrollat mjekësore në Barcelonë dhe pritet që shumë shpejtë të nënshkruaj kontratën me Barcelonën. Ai menjëherë pas kontrollave ju është bashkangjitur skuadrës në stërvitje. Dmytro Chygrynskiy është transferuar në vlerë prej 25 milion eurove

Marchisio nuk e ka thyer këmbën

Futbollisti i Juventusit Marchisio nuk e ka thyerë këmbën e tij gjatë ndeshjes me Romën. Ai sot kishte kaluar të gjitha kontrollat mjekësore dhe mjekët kishin ardhur në përfundim, se ai ka një lëndim të muskujëve të këmbës mirpo fatëmirësisht nuk ka thyerje.

Protestohet Spalleti

Pas humbjes kundër Juventusit me rezultat 3-1 një grup i tifozëve ka shkuar tek stërvitorja dhe ka protestuar trajnerin e Romës duke e fajësuar për humbjen kundër Juventusit. Sipas gazetës '' La Reppublica'' këto protesta kishte për qëllim që futbollistët të kenë kujdes me lojën e tyre, por në qendër të vëmendjes ishte Spalleti

Në Milano nuk ka më transfere

Drejtori i klubit të Milanos Ariedo Braida deklaroi se '' Nuk do të ketë asnjë llojë operacioni në blerje, ne kemi përfunduar blerjet'' u shprehë Ariedo Braida. Pas humbjes nga Interi pritej edhe së paku një blerje nga Milano sepse nuk ishte në performancën e dëshiruar gjatë derbit. Edhe vetë drejtuesit e klubit nuk ishin të kënaqur me skuadrën.

Hajnat në shtëpinë Vieiras dhe Muntarit

Dy futbollistët e Interit Patrick Vieira dhe Sulley Muntari janë dy viktimat e fundit që janë dëmtuar nga krimi. Sipas ''Tuttosport'' Vieiras ju është vjedhë gjëra të vlefshëme në vlerë prej 800 mijë euro, ndërsa Muntarit në vlerë prej 200 mij euro. Kjo nuk është hera e parë që vidhet Muntari edhe më herët ora me vlerë 17 mijë euro ju është vjedhur.

Benzema: 2010 do të jam ndryshe

Futbollisti i Real Madridit Karim Benzema deklaroi se '' Në vitin 2010 do të më shihni si një futbollist i ri. Do të ndërrojë stilin e lojës, dhe do të luajë shumë mirë. Nuk jam duke u shqetësuar për performancën, por as nga presingi i shtypit dhe tifozëve. Unë do të mundohem të luajë sa më mirë dhe të i sjellë Real Madridit suksese. Unë jam shumë i lumturë këtu'' u shprehë Benzema

Guardiola kishte të drejtë që e shiti Eto'on

Ish trajneri i Barcelonës Johan Cruyff deklaroi '' Njerëzit tani flasin për atë me tone kritike, por unë mendojë se ai ishte shumë i mirë në Barcelonë. Por të jam i sinqerë me të vërtet ishin vite ishin të gjata, dhe nuk mendojë se do ishte mirë ë të rinovohej kontrata. Pep këtë e ka ndierë dhe e bleu Ibrahimoviçin, mua më përqen ai, por njëashtu bëri mirë që e shiti Eto'on'' u shprehë Cryff

Granero i lumturë në Madrid

Esteban Granero ka deklaruar se është shumë i lumturë që është pjesë e Real Madridit. Ai deklaroi '' Kurrë nuk e kam humbur shpresën që nuk do të luajë në Madrid. Kur të kesh një ëndërr, duhesh të luftoshë për atë ëndërr që të bëhet e vërtet. Unë kam nënshkruar me një klubë që më përshtatet mua. Unë jam shumë i kënaqur me pritjen që më kanë bërë në Madrid. Unë dëshirojë që të luajë sa më mirë dhe të tregojë sukses'' u shprehë Granero

Carragher: Ishte gol tipik i Gerrard

Mbrojtësi i Liverpoolit Jemie Carragher gjatë një interviste për ''The Sun'' deklaroi ''Ishte një gol i mrekullueshëm nga Gerrard, tipike e Gerrardit. Ishte një rezultat i mirë, ne luajtëm mirë gjatë kësaj ndeshje. Ne kishim kritika gjatë kësaj jave, dhe ishin normale pasi që nuk kishim një start si duhet. Mendojë se treguam karakterin e vërtetë që ka Liverpooli'' u shprehë Carragher

Serie A, ekipi javës

Në Serie A gjatë kësaj jave u luajtën ndeshjes e javës së dytë. Menjëher në javën e dytë u përballën dy gjigandët Italian Milan dhe Inter. Ndeshjen e fitoi Interi me një rezultat të thellë. Gjatë kësaj jave futbollistët që u dalluan në Serie A janë:

Portier
Luca Castellazzi (Sampdoria)

Mbrojtës
Maicon (Inter)
Fabio Cannavaro (Juventus)
Alessandro Gamberini (Fiorentina)

Mesfushorë
Diego (Juventus)
Daniele De Rossi (Roma)
Felipe Melo (Juventus)
Marek Hamsik (Napoli)

Sulmues
Fabio Quagliarella (Napoli)
Diego Milito (Inter)
Antonio Cassano (Sampdoria)

Drogba: Ne jemi skuadra e shekullit

Futbollisti i Chelsea Didier Drogba i bindur se Chelsea ka skuadrën më të mirë në histori. Ai deklaroi ''E di që isha pjesë e historisë kur fituam për herë parë kampionatin në 2005 dhe kur e mbrojtën një vit më vonë. Të gjithë nga ishin pjesë e historisë. Të i shënosh me Chelsean 100 gola është një eveniment i madh. Unë asnjëher nuk e kam bërë me skuadrat tjera. Unë jam sulmues, dhe çdo sulmues dëshiron që të shënojë gola. Por unë duhet të vazhdojë të shënojë që skuadra të jetë në toplist'' u shprehë Drogba

Adebayor: Mund ta mposhtim Arsenalin

Emmanuel Adebayor është ndalur për ta komentuar ndeshjen e skuadrës së tij kundër Arsenalit. " Unë jam i pregatitur shumë. Do të luaj kundër shokëve të mi. Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne luajmë në shtëpi dhe mund të fitojmë" u shpreh Adebayor

Sheva shumë i lumtur

Andriy Shevchenko e ka komentuar rikthimin e tij te skuadra e Dinamo Kievit. " Së pari dua t'i falenderoj Abramovichin dhe Surkisin për arritjen e marrëveshjes. Unë dua ta nderoj këtë skuadër dhe jam shumë i lumtur që kam ardhur përsëri këtu" deklaroi Shevchenko

Puyol: Do të vijnë trofetë tjerë

Carles Puyol edhe një herë tjetër deklaroi se skuadra e tij edhe këtë sezon do të mundohet që t'i fitojë të gjithë trofetë e mundshëm. " Ky ekip që e kemi mendoj se është më i miri i historisë së klubit. Me këta futbollistë që kemi ne do të fitojmë edhe trofe tjerë" deklaroi kapipteni Puyol

Modriç nuk fajëson askënd

Luka Modriç nuk mendon se Lee Bowyer duhet të fajësohet në lidhje me lëndimin e tij të rëndë. " Nuk ishte një ndërhyrje e qëllimshe. Më pas unë ndjeva që diçka me këmbën time nuk po shkon mirë dhe pash që e kisha të thyer. E vetmja gjë e keçe është që do të më duhet ta përcjellë skuadrën time nga TV" deklaroi Modriç

Ronaldo: Do t'i dëshmojë €94m

Blerja më e shtrejtë në historinë e futbollit, Cristiano Ronaldo insiston se ai shumë shpejt do të dëshmojë se këto para të shpenzuara për të nuk janë të dështuara. " Jam në një skuadër të madhe. Do ta dëshmojë me aftësitë e mia se unë i meritojë këto para" deklaroi Crisitano Ronaldo për mediat Spanjolle

Tentimi i fundit i Romës

Përderisa Amantino Mancini ka thënë se dëshiron që të rikthehet te skuadra e Romës, Rosella Sensi është duke i shikuar mundësitë e transferimit të tij. Mësohet se sot do të ketë një takim mes zyrtarëve të Interit dhe Romës, në lidhje me Mancinin, i cili nuk bënë pjesë në planet e Mourinhos për sezonin e ri.

Iniesta jo i gatshëm

Mesfushori i Barcelonës Andres Iniesta ende nuk është rikuperuar plotësisht pas një lëndimi të pësuar që nga finalja e ligës së kampionëve përballë Manchester Unitedit. Trajneri Pep Guardiola ka deklaruar se Iniesta mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e 13 shtatorit kundër Getafes, por do të mungojë edhe sonte kundër Sporting Gijonit.

Diego, transferim perfekt

Jean Claude Blanc e ka shpalosur gëzimin e tij për formën e lartë të mesfushorit Diego në dy javët e para të kampionatit. " Ky është një tranferim perfekt. Nëse ne do të vonoheshim vetëm pak ditë ne do ta humbisnim këtë mesfushorë të madh" theksoi Blanc

Nani: Unë nuk jam si Ronaldo

Mesfushori i Manchester Unitedit, Portugezi Nani nuk mendon se ai duhet të cilësohet nga mediat Angleze si një futbollist i ngjashëm me yllin e Real Madridit Cristiano Ronaldon. " Unë nuk jam Ronaldo i ri ngase ne kemi një stil ndryshe të lojës. Ndosha mund ta mbulojë hapësirën e tij ngase ky vit do të jetë viti im më i suksesshëm" u shpreh Nani

Gerrard: Nuk do të përsëriten gabimet

Kapiteni i Liverpoolit Steven Gerrard është i sigurtë se skuadra e tij me fitoren ndaj Boltonit i ka dhënë fund një fazë jo të mirë. " Kjo fitore na ka zgjuar nga gjumi. Jam i sigurtë se këto gabime që i kemi bërë me Aston Villën dhe Tonttehamin nuk do të përsëriten më" deklaroi Gerrard

Te Sampdoria tërë jetën

Antonio Cassano nuk dëshiron që të largohet nga skuadra e Sampdorias, madje ai e ka pranuar se dëshiron që të qëndrojë te kjo skuadër deri në fund të karrierës së tij. Sipas Cassanos, ai është i lumtur me tifozët dhe me bashkëlojtarët dhe nuk mendon për ndonjë skuadër tjetër.

Adebayor: Man City ka besim tek unë

Futbollisti i Man Cityt Emanuele Adebayor deklaroi se '' Man City është duke më besuar mua, dhe talentit tim. Unë vetë duhet të vazhdojë të punojë më shumë, dhe gjithçka do të shkojë mirë në skuadër. Ne fituam tri ndeshje, dhe jemi shumë të gëzuar. Me rëndësi është që gjatë ndeshjeve jemi duke u kënaqur'' u shprehë Adebayor

Gerrard: Benitezi kishte të drejtë

Futbollisti i Liverpoolit Steven Gerrard deklaroi se '' Kritikat e Benitezit ishin të drejta. Ne kishim disa mbledhje javën e kaluar, dhe prisnim me padurim ndeshjen e Boltonit. Ne gjatë ndeshjes me Bolton treguam kualitetin dhe karakterin tonë. Mendojë se ishte një ndeshje shumë e mirë. Ne kishim sezonë të mirë vitin e kaluar dhe të gjithë kanë pritur se ne përsëri do të jemi në të njëjtin nivel. Ne humbëm dy ndeshje, por ne tani do të vazhdojmë me fitore dhe do të fitojmë titullin'' u shprehë Gerrard

Jovetiç: Fiorentina ka nevojë për Mutun

Golshënuesi i Fiorentinës kundër Palermos deklaroi se '' Ishte një fitore e rëndësishme, ne luajtëm mirë dhe kishim raste për shënim. Ne kemi nevojë shumë për Mutun, mua me vjenë keq për ndodhitë e tij, por shpresojmë që ai shpejtë të kthehet dhe të luajë me neve'' u shprehë Jovetiç

Emery: Valencia kaloi testin e parë

Trajneri i Valencias Unai Emery pas fitores kundër Sevillas deklaroi '' Ne kalum një test shumë të rëndësishëm sot. Ne kemi ende nevojë të punojmë, dhe të forcohemi. Mendojë puna që kemi bërë deri tani ishte edhe prezente në fushë dhe këtë dëshirojë të shohë në ndeshje. Gjithë futbollistët treguan një performancë të lartë, dhe ky ishte qëllimi ynë'' u shprehë Emery

Vad Der Vaart refuzon Besiktasin

Futbollisti i Real Madridit Holandezi Rafael Van Der Vaart ka refuzuar të shkojë në Besiktas. Sipas ''Sport'' Van Der Vaart kishte pasur një ofert të majme nga skuadra Turke por ai kishte zgjedhur të qëndrojë në Madrid.Por a do të ketë vend në Madrid, dhe se dihet fare mirë deklarata e Pellegrinit për largimin e disa futbollistëve nga klubi.

Guardiolla: Ardhja e Robinhos do të ishte jashtë logjikës

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiolla për gazetën Spanjolle ''Marca'' deklaroi ''Robinho ka nënshkruar vitin e kaluar për Man Cityn, dhe do të ishte jashtë logjikës një transferë e tillë. Ne tani do të fokusohemi në talent të rinjë brenda klubit për të mbajtur skuadrën në toplistë. Ibra është një futbollist shumë i madh, ai do të rikthehet në performancën që e dëshirojmë'' u shprehë Guardiolla

Capello thërret Crouch në kombëtare

Trajneri i kombëtares Angleze ka thirrur edhe dy futbollist në kombëtare. Ai ka thirrur futbollistin e Totatenhamit Peter Crouch dhe Wes Brown nga Man United. Anglia do të luajë ndeshje miqësore me Slloveninë dhe për kualifikime në kampionat botërorë me Kroacinë

Duhet të kërkohet falje nga Wenger

Presidenti i klubeve Angleze Richard Bevan pasi që ishte dërguar në tribunë trajneri i Arsenalit Arsen Wenger gjatë ndeshjes me Man United deklaroi '' Duhet të kërkohet falje nga ai, sepse ishte një dënim i padrejtë. Unë fola me Wengerin dhe i thashë që kemi një borgjë ndaj teje për të kërkuar falje. Lee Probert nuk ka treguar një performancë të mirë gjatë referimit të ndeshjes'' u shprehë Bevan

Messi: Fitorja kundër Brazilit do të jetë çastë më i mirë

Futbollisti i kombëtares Argjentinase Lionel Messi para ndeshjes kualifikuese me Brazilin deklaroi '' Të mposhtësh Brazilin do të jetë një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij viti. Unë kisha çaste të mira gjatë këtij viti, por fitorja kundër Brazilit do të jetë kulmi i gjithçkaje. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne duhet të mendojmë vetëm për vete, dhe të luajmë futboll të mirë.'' u shprehë Messi

Terry nënshkruan kontratë të re

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me skuadrën ku është shkolluar që nga mosha 14-vjeçare.
“Chelsea me kënaqësi konfirmon se John Terry ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare, e cila do ta mbajë në skuadër deri në fund të sezonit 2013/2014”, shkruan në deklaratën zyrtare të Chelseat.
Tommy Law dhe Ken Shellito janë të vetmit dy lojtarët e tjerë të cilët e kanë kaluar gjithë karrierën në Stamford Bridge
Ndërkohë, “Sky Sports” spekulon se Terry është lojtari më i paguar në Angli, me 160.000 funte (182.000 euro) në javë.

Reali transferon të riun Joselu

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Celta Vigon për ta transferuar të riun Joselu, të cilin e ka huazuar sërish te skuadra nga Liga e Dytë spanjolle.
Mbretërit kanë konfirmuar zyrtarisht në faqen e tyre të internetit se të hënën kanë arritur marrëveshje për transferimin e 19-vjeçarit Jose Luis Sanmartin Mato- Joselu.
Mirëpo, Los Blancos me kërkesë të Celtas kanë lejuar që sulmuesi të qëndrojë te Celta në formë huazimi edhe për këtë sezon, ashtu që të fitojë përvojë.

Zyrtare: Chygrynskiy lojtar i Barcës

Barcelona ka nënshkruar me qendërmbrojtësin Dmytro Chygrynskiy nga Shakhtar Donetsk për shumën prej 25 milionë eurosh.
Ukrainasi të hënën ka kaluar testet mjekësore dhe pastaj është takuar me presidentin Juan Laporta dhe drejtorët tjerë për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Blaugranët.
Trajneri i Barcës, Pep Guardiola, e konsideron 22-vjeçarin si një mbrojtës premtues për t’iu bashkëngjitur Gerard Piques në mbrojtje.

Quaresma mund të largohet sërish nga Interi

Mesfushori i Interit, Ricardo Quaresma, mund të largohet sërish nga zikaltrit, meqë një numër i madh skuadrash janë të interesuara për shërbimet e tij- thotë agjenti i lojtarit Jorge Mendes.
“Qëllimi i Ricardos është që të luajë rregullisht futboll me Interin, mirëpo nëse kjo është e pamundur, atëherë nuk do ta lëmë deri në janar për t’u transferuar”.
“Ka shumë skuadra të interesuara për klientin tim, mirëpo nuk mund të them se çfarë e do të sjell ardhshmja, qoftë në Itali qoftë në Evropë. Ai vetëm dëshiron të tregojë se sa i vlefshëm është”, ka thënë Mendes për 24oredisport.com.

Van der Vaart mbetet te Reali

Real Madridi ka vendosur ta mbajë mesfushorin holandez Rafael van der Vaart.
“Sky Sports” njofton se drejtuesit e Realit i kanë thënë holandezit që shërbimet e tija janë të nevojshme për sezonin e ri.
Pas transferimit të Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Xabi Alonso, Van der Vaartit i ishte thënë që mund të largohet nga Bernabeu.
Mirëpo pas largimit të Arjen Robben dhe Wesley Sneijder, drejtuesit e klubit madrilen kanë mbajtur takim me lojtarin dhe avokatin e tij, duke kërkuar nga Van der Vaart që të qëndrojë me Mbretërit.

Sheva i lumtur pas rikthimit në Ukrainë

Sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko është shprehur i kënaqur që është kthyer te Dynamo Kyivi, dhjetë vite pasi ishte larguar nga ky klub në drejtim të Milanit.
Sheva kaloi vite të arta me Rossonerët deri para se të transferohej te Chelsea (2006), ku karriera e tij mori teposhtën.
Duke qenë se ishte i padëshiruar në Stamford Bridge, Shevchenko shprehu dëshirën për t’u larguar drejt një skuadre ku do të luante më shumë, ndërsa meqë Dynamo Kyiv ishte njëra nga skuadrat e interesuara për 32-vjeçarin, ai vendosi që të rikthehej në Ukrainë.
“Para së gjithash dëshiroj ta falënderoj Roman Abramovichin dhe Igor Surkis-in (presidentin e Dynamos) që e mundësuan transferimin. Po ashtu dëshiroj ta falënderoj trajnerin Valery Gazzaev, që jam shumë i lumtur që më është dhënë mundësia të punoj me të. Kam kaluar dhjetë vite jashtë dhe tash është koha për t’u kthyer”.
“Dëshiroj ta nderoj klubin dhe t’i bëj fansat të lumtur. Jam shumë i lumtur që jam kthyer”, ka thënë ukrainasi.

Sneijder i kënaqur me debutimin

Wesley Sneijder e konsideron meritor sulmuesin Samuel Eto’o për debutimin e suksesshëm të holandezit me fanellën e Interit.
Sneijder bëri një paraqitje të shkëlqyer në Derby della Madonnina, ku zikaltrit e mposhtën Milanin me rezultat 4-0.
“Ndeshja kundër Milanit ishte debutimi më i mirë që mund ta kisha pritur. Atmosfera në San Siro është e jashtëzakonshme dhe nuk mund të pres ta shijoj stadiumin kur do të jetë plot me tifozë Nerazzurë, sepse këtë radhë ne ishim mysafirë”.
“Jam i kënaqur me mënyrën si kam luajtur dhe me kuptimin e shpejtë që e gjeta me Eto’o-n. E dija që Samuel është një lojtar i madh, por nuk mundja ta imagjinoj se të luash krahas tij është aq lehtë!”, ka thënë holandezi për “La Gazzetta dello Sport”.

Rooney: Dua ta përfundoj karrierën te United

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka shprehur dëshirë që të qëndrojë te Djajtë e Kuq deri në fund të karrierës së tij.
“Gjithmonë kam thënë se e dua këtë klub dhe derisa të më dëshirojnë këtu, do të luaj këtu. Është shumë e thjeshtë”.
“Nuk shoh ndonjë arsye pse do të dëshiroja të kaloj në një skuadër tjetër. Këtu marr gjithçka që dua”.
“Familja ime është vetëm 30 minuta larg, jam i sistemuar këtu dhe sinqerisht nuk do të shkoj askund, përveç nëse më thotë ndryshe trajneri”, ka thënë Rooney për “The Daily Telegraph”.

Ballack dëshiron marrëveshje të re me Chelsean

Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, dëshiron të mbetet edhe për shumë kohën Stamford Bridge.
Ballack në muajin maj e vazhdoi marrëveshjen edhe për një vit, por ai dëshiron një marrëveshje të re afatgjate me blutë, pas të cilës do ta përfundonte karrierën në Londër.
“Për mua, unë jam ende i ri edhe pse kam 32 vjet. Kënaqem në lojë. Dua të luaj futboll në nivel të lartë edhe për disa vite pasi ndjehem mirë. Kjo është liga më e mirë në botë dhe jam i lumtur që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Ballack.
“Zgjidhja për të ardhur në Angli ka qenë e mirë për mua. Ndjehem komod në Chelsea, por vazhdimi i bashkëpunimit varet nga të dyja anët. E di se kam shumë vite para meje, por nuk dua ta vendos veten ose klubin në presion. Nëse vijmë te një zgjidhje e përbashkët, vijmë”, ka shuar gjermani.

Cobolli Gigli i impresionuar me Interin

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, thotë se Interi ishte shumë mbresëlënës në derbin e të shtunës kur shkatërroi Milanin me rezultat 4-0.

“Inter u duk i fuqishëm që nga fillimi i kampionatit dhe duke marrë parasysh se është ekipi që fitoi skudeton sezonin e kaluar, është edhe më i strukturuar këtë sezon, dhe shumë mirë i stërvitur dhe është konkurrenti kryesor për titull”, ka thënë Gigli.

“Ne kemi nevojë që ekipet tjera të marrën pikë nga ta dhe ta bëjnë rrugën e tyre më të vështirë. Unë nuk flas si një person anti-Inter, por si një fans i Juves. Interi do të jetë i fuqishëm këtë sezon, por Juventus po ashtu është përmirësuar. Andaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë”, ka shtuar italiani.

Hughes lavdëron Adebayorin

Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka vetëm fjalë falënderuese për sulmuesin Emmanuel Adebayor.
Adebayor u tregua si një përforcim fantastik për Cityn, dhe ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e para të sezonit.
“Adebayor është i shkëlqyeshëm. Para se të vinte te ne, shumë flitej për të si futbollist dhe si personalitet, dhe shumë prej fjalëve ishin në kontekst negativ. Por ai erdhi këtu me një dëshirë të madhe për sukses, dhe në zhveshtore është motivuesi kryesor”, ka thënë Hughes.
“Gjërat të cilat u thanë për të, unë nuk i pash. Jam shumë i impresionuar nga loja e tij dhe nga sjellja. Mendoj se ai kënaqet të luajë dhe fansat e duan. Ndoshta kjo i ka munguar në jetë”, ka shtuar trajneri anglez.

Diego i ngazëllyer me dy golat e shënuar

Mesfushori i Juventusit, Diego, është i ngazëllyer pas dygolëshit të shënuar në derbin e mbrëmshëm ndaj Romës, kur ndihmoi ekipin të shënojë fitore 3-1.

“Mendova se do të ishte më vështirë t’ia dalim kundër Romës, por po ashtu e dija se duke luajtur ashtu siç luajtëm, mund të fitonim dhe e bëmë këtë”, ka thënë Diego.

“Sapo jam kyçur në futbollin italian dhe kjo falë atmosferës në Juventus, trajnerit Ciro Ferrara, bashkëlojtarëve dhe dashurisë së fansave”.

“Duke iu falënderuar të gjithëve tash jam më i lehtësuar. Sot pamë një kualitet të lartë të Juventusit. Ishte aftësia e lojtarëve për t’u adoptuar shpejt në sistemin e ri”, ka shtuar braziliani.

Tottenham dëshiron Martin Petrov

Tottenhami i është drejtuar Mancheseter Cityt për të kërkuar anësorin bullgar Martin Petrov, raportojnë mediat angleze.
Sipas Daily Mail, menaxheri i Spurs, Harry Redknapp është kthyer kah Petrov pasi mësoi se mesfushori kroat Luka Modric theu këmbën gjatë ndeshjes së të shtunës përballë Birmingham.
Përfaqësuesi i kombëtares së Bullgarisë nuk u përfshi në fitoren e djeshme ndaj Portsmouth, ndërsa vështirë se do të gjejë hapësirë të mjaftueshme në ekipin e stërngarkuar të Cityt dhe mund të preferojë një largim në drejtim të Tottenhamit.

30 gusht 2009

As goli i Bardh Shalës nuk i shpëtoi nga humbja

Skuadra e Skeidit anëtarë e Ligës së Dytë të Norvegjisë në futboll, ka humbur me rezultat 1:3 ndeshjen para adhuruesve të vetë në ballafaqim me Mjoldalenit. Me gjithë golin e shënuar të talentit shqiptar, Bardh Shala, që nuk ka më shumë se 18 vjet, kjo nuk i bëri punë që t'i shmangen humbjes. Skuadra e Skeidit luajti shumë dobët dhe humbja ishte e paevitueshme. Shala golin e nderit e shënoi në minutën e 74-të, duke zbutur humbjen në 1:3. Bardh Shala ka luajtur 90 minuta, por kontributi i tij i jashtëzakonshëm nuk dha fryt. Skeid mbetët e fundit (16-ta) në tabelë më vetëm 12 pikë ose 6 pikë më pak se i 15-ti, Stavanger. Skuadra e Skeidit vështirë e ka të sigurojë mbetjen në ligën e dytë edhe nëntë javë sa kanë mbetur deri në fund.

Salihi me Riedin thyhen në shtëpi

Futbollisti Hamdi Salihi me skuadrën e tij, Riedin nuk ishin të zotët në shtëpi ta ndalin të paktën një pikë (1:2) në përballje me Sturmin e papërshtatshëm. Salihi me gjithë angazhimin në repartin e sulmit, nuk arriti ta tund portën rivalen. Riedi më këtë humbje radhitet në vendin e shtatë me 8 pikë. LASK shënoi fitore me rezultat 4:2 ndaj W. Neustadtit. Ronald Gërçaliu së bashku me Mensur Kurtishin luajtën për W. Neustadtin. Gërçaliu ndëshkohet më kartonin e verdhë në minutën e 58-të, ndërsa Kurtishi inkuadrohet në lojë nga minuta e 77-të. W. Neustadti gjendet në zonën aspak të lakmueshme pikërisht në vendin e 8-të më shtatë pikë ose gjashtë pikë më shumë se i dhjeti (i fundit) Austria Karnten që ka një pikë.

Bogdani sërish përjeton humbjen, Juventuesi shkel Romën

Katër skuadra janë me nga dy fitore në Serie A të Italisë: Sampdoria, Genoa, Juventusi, Lazio, ndërsa më nga një fitore e barazim janë: Interi, Parma e Fiorentina. Sampdoria e kryeson tabelën më gjashtë pikë, e ndjekur me pikë të njëjta nga Genoa, Juventuesi e Lazios. As java e dytë nuk i solli gëzim skuadrës së Chievos, ku luani shqiptari i kombëtares Shqiptare, Erion Bogdani. Chievo pësoi humbje në fushë të veten nga Lazio e papërshtatshme. Bogdani luajti 66 minuta, por jo edhe të shënojë gol ndaj një Lazio të fortë. Bogdani edhe pas javës së dytë vazhdon agjërimin e mos shënimit të golave në Serie A. Chievo udhëhoqi në minutën e 16-të me golin e Pellissieres, për ta barazuar nga penalltia Cruz katër minuta para (41') se të përfundojë pjesa e parë e ndeshjes. Në minutën e 53-të, Cruz ia sigurojë fitoren Lazios me rezultat 2:1. Roma nuk ishte në gjendje ta mund "Zonjën e Vjetër" përkatësisht Juventuesin e Torinos. Juventues shënoi fitore si mysafirë më rezultat 3:1. Golat për Juventuesin i shënuan: Diego (25' e 68') e Melo (90'), dhe De Rossi (35') për Romën. Cagliari shumë i dobët për Sienën, duke humbur 1:3. Humbjen e javës së kaluar Siena e kompenzojë më fitoren e arritur sot si mysafirë. Protagonistë të fitores së Sienës janë: Calaio me dy gola (52' e 71') dhe Reginaldo (89'), kurse për mikpritësit ka shënuar Jeda 76-tën nga penalltia. Genoa me golin e shënuar nga futbollisti Moretti në minutën e 45-të e mposhtën 1:0 Atalantën në fushë të veten. Në Firencë, Fiorentina më mund të madh ka arkëtuar tri pikë të mëdha, duke iu falenderuar golit të Joveticit në minutën e 29-të kundër skuadrës së Palermos. Parma e rikthyer në elitë, arriti t'i gëzoi shikuesit më fitoren 2:1 ndaj Catanisë. Autorët e golave ishin futbollistët Galloppa (13'), Paloschi (47') dhe për Catanian shënoi Biagianti (15'). Napoli shkëlqeu në fushë të veten, duke deklasuar 3:1 skuadrën e Livornos. Golat për napolitanët i shënuan: Quagliarella (10' e 83'), Hamsik (36'), ndërsa për udhëtuesit autorë i golit të nderit është Lucarell (47'). Sampdoria mrekulloi me lojë dhe shënoi fitoren e dytë në kampionat, këtë herë deklasoi me shifra 3:1 Udinesen. Shënues për mikpritësit janë: Pazzini (11'), Mannini (45'), Cassano (83'), ndërkaq për udhëtuesit shënoi Di Natale në minutën e 56-të.

Abrashi kreator i fitores, Winterthuri kryeson tabelën

Amir Abrashi është kreator i fitores së Winterthurit si mysafirë ndaj skuadrës së Le Montit, në kuadër të javës së gjashtë të Ligës së Dytë të Zvicrës në futboll. Ndër protagonistët më të mirë të ndeshjes ishte Amir Abrashi që është edhe anëtarë i kombëtares së Zvicrës për të rinjtë. Abrashi në minutën e 61-të shënoi gol për epërsinë 2:1, më të cilin rezultat përfundojë edhe ndeshja. Winterthuri kryeson renditjen e tabelës, më katërt fitore, dy barazime dhe 14 pikë të tubuara. Në ndeshjen Gossau-Schaffhausen, e cila përfundoi baras, 1:1, autorë i golit ishte Safet Etemi për mysafirët. Etemi është më meritori për pikën e fituar te Schaffhausenit, që renditet në vendin e 13-të më pesë pikë të grumbulluara.

Harbuzi shënoi gol në elitën e futbollit turk

Futbollisti shaqitar, Labinot Harbuzi e shënoi golin e parë të tij në elitën e futbollit të Turqisë. Harbuzi që luan në fanellën e skuadrës turke, Genclerbirligi shënuan fitore të thellë si udhëtues 4:0 ndaj Kasimpasasporit. Labinot Harbuzi mrekulloi me lojë, duke shënuar golin e tij të parë në minutën e 20-të dhe dhënë moral të lartë lojës së skuadrës së tij. Genclerbirligi arriti tri pikë të mëdha, të cilat e radhisin në vendin e dhjetë në kampionatin turk. Harbuzi ishte ndër më të mirët dhe në çdo ndeshje po tregon formë gjithnjë e më të mirë.

Sulimani zëvendësues në kryendeshjen austriake

Emin Sulimani është paraqitur vetëm 21 minuta në lojë në kreyndeshjen austriake, ku u ndeshen skuadrat e një vendit, Austria Viennas-Rapid Vienna. Ky ballafaqim përfundojë me rezultat baras, 1:1. Sulimani aktivizohet në fushë nga minuta e 69-të e ndeshjes, në një ndeshje që pati një rivalitet të madh në fushë. Austria më këtë barazim radhitet e dyta në tabelë më 13 pikë aq sa ka edhe i pari Salzburgu.

Raiffaizen Super liga e Kosoves - Java 3-te

Rezultatet

Flamurtari-Vëllaznimi 2:1
Besa-KEK-u 1:0
Drenica-Ferizaj 1:0
Prishtina-Kosova (V) 1:0
Hysi-Liria 2:1
Gjilani-Trepça 0:3

Tabela

1. Trepça 3 3 0 0 8:3 9
2. Flamurtari 3 2 1 0 6:3 7
3. Hysi 3 2 0 1 6:4 6
4. Kosova 3 1 2 0 4:1 4
5. Liria 3 1 1 1 6:4 4
6. KEK-u 3 1 1 1 6:5 4
7. Besa 3 1 1 1 2:2 4
8. Drenica 3 1 1 1 3:6 4
9. Vëllaznimi 3 1 0 2 10:8 3
10. Ferizaj 3 1 0 2 3:5 3
11. Prishtina 3 1 0 2 2:5 3
12. Gjilani 3 0 0 3 1:11 0

Në javën e 4-të (e mërkurë), më 2 shtator takohen:

Vëllaznimi-Trepça
Liria-Gjilani
Kosova (V)-Hysi
Ferizaj-Prishtina
KEK-u-Drenica
Flamurtari-Besa

Shaqiri 26 minuta në derbin zviceran

herdan Shaqiri ka kontribuar 27 minuta në radhët e skuadrës së Baselit që humbi (1:2) në çastet e fundit në përballje me kryesuesin e tabelës, Young Boys, në kuadër të javës së tetë të Superligës së Zvicrës në futboll. As hyrja e Shaqirit nga minuta e 64-të e ndeshjes nuk ka dhënë fryt që Baseli bile të paktën ta ndalë një pikë në shtëpi. Young Boys është treguar një skuadër e fortë dhe e ka arsyetuar edhe pozitën e liderit në tabelë. Skuadra e Baselit kalojë në epërsi 1:0 me golin e Freit në minutën e 6-të, por sa vlente kjo kur rivali ishte në formë të lartë.
Në stadiumin e Baselit ishin tubuar 27.087 adhurues që krijuan një atmosferë të zjarrtë futboll. Kryendeshja e zviceranëve, që mori dinamikën sidomos në pjesën e dytë. Mysafirët e barazuan rezultatin 1:1 nëpërmjet Doumbias në minutën 75-të. Ky barazim ishte fatal për Baselin për faktin se i ka dhënë krah edhe më shumë Young Boysit. Kur pritej se Baseli do të arrijë në fund të triumfoi, ngjau e kundërta. Rivali më mençuri shfrytëzoi çastet e fundit (90’) të ndeshjes dhe me golin e Schneuwlyt siguruan një fitore të madhe. Baseli kjo humbje e shpie në pozitën e shtatë me nëntë pikë, ndërsa Young Boys e mban në kreun e tabelës 22 pikë ose nëntë pikë më shumë se i dyti Luzerni që ka 13 pikë.

Gashi dhe Mehmeti u kthyen duarthatë

Futbollistët Shkëlzen Gashi e Genc Mehmeti janë kthyer të zhgënjyer nga udhëtimi në Sion, duke pësuar humbje (1:3) me skuadrën e Bellinzonës në elitën e futbollit zviceran. Gashi e Mehmeti luajtën 90 minuta, por jo edhe ta sfidojnë skuadrën kompakte të Sionit. Bellinzona e dy shqiptarëve nuk po dëshmon lojëra të mira dhe në çdo javë po e dëshmon edhe krizën që ka në rezultate. Më këtë humbje Bellinzona mbetët në vendin e parafundit të kampionatit zviceran më vetëm gjashtë pikë të tubuara. Gashi dhe Mehmeti kishin shpresuar se në Sion do të nxjerrin pikë, por kjo nuk ndodhi, duke u kthyer duarthatë. Bellinzona edhe pse e para kalojë në epërsi në minutën e 12-të me golin e Lustrinellit, kjo asgjë nuk iu ndihmojë. Sioni kthehet në lojë dhe me veprime të rrjedhshme e ktheu rezultatin. Ata më parë e barazuan rezultatin 1:1 me golin e Marin të shënuar në minutën e 29-të. Pas dhjetë minutave penallti për Sionin, të cilën e konkretizojë Mpenza dhe 2:1. Shpresat e skuadrës së Gashit dhe të Mehmetit fundosën në minutën e 50-të. Marin shënoi golin e dytë të tij në ndeshje dhe për rezultatin përfundimtar 3:1 për Sionin.

Sion - Bellinzona 3:1 (2:1)

Shikues: 9900.

Shënues: Marin (29’ e 50’), Mpenza (39’ nga penalltia) për Sionin dhe Lustrinelli (12’) për Bellinzonën.

Sion: Vanins; Yusuf (Fermino 22), Alioui, Nwaneri, Bühler; Serey Die, Mitreski; Marin (Adeshina 75), Obradovic, Paito; Mpenza (Dabo 81).

Bellinzona: Zotti; Mehmeti, Lima, Mangiarratti, Thiesson; Ciaramitaro (Russotto 72), La Rocca (Ciarrocchi 77); Feltscher ( Sermeter 72), Hima, Gashi; Lustrinelli.

Fatmire Bajramaj me Gjermaninë në çerekfinale

Futbollistja shqiptare, Fatmire Bajramaj, ka pasur një paraqitje të mirë në ndeshjen e tretë të grupit B të Kampionatit Evropian në futboll që po zhvillohet në Finlandë. Fatmire Bajramaj me kombëtaren e Gjermanisë iu gëzuan edhe fitores së tretë më radhë me rezultat 1:0 kundër Islandës. Bajramaj ka pasur një formë të mirë në ballafaqim me islandezet dhe ka krijuar edhe disa raste të mira. Në minutën e 12-të të ndeshjes, Fatmire Bajramaj pas një veprimit të mirë, ka pasur një rast të mirë shënimi, por ishte e pafat. Kjo futbolliste me prejardhje nga Kosova, pati paraqitjen e dytë të saj në fanellën e gjermaneve në këtë evropian, duke u angazhua më tërë fuqinë. Ajo deri më tash ka zhvilluar gjithsej 114 minuta lojë, duke llogaritur 90 minuta e ndeshjes më Islandën dhe 24 minuta me atë të Norvegjisë. Bajramaj për 114 minuta lojë ka pasur një efikasitet jashtëzakonisht të mirë, duke shënuar dy gola. Në minutën e 50-të gjermanet kaluan në epërsi, pas një kombinimit të mirë në mes Bajramajt të shkathët dhe Gringsin, kjo e fundit vepron edhe më bukur, duke shënuar gol, 1:0 . Gjermania në ndeshjen e parë e mundi Norvegjinë 3:0, në të cilën ndeshje Bajramaj shënoi dy gola, pastaj gjunjëzuan Francën me rezultat 5:1 dhe së fundit edhe Islandën me rezultat minimal 1:0. Gjermanet e zunë vendin e parë më nëntë pikë të tubuara fazën e Grupit B, duke lënë më pesë pikë më pak Francën e Norvegjinë. Bajramaj me gjermanet siguruan shkuarjen në çerekfinale të evropianet dhe janë ndër kandidate të luftojnë për titullin e Evropës.

Alushi me Paderbornin ndalën një pikë

Futbollisti Enis Alushi gjatë 90 minutave ka luajtur në përbërjen e parë të skuadrës së Paderbornit, duke arritur të nxjerrin një barazim (0:0) në fushë të veten përballë Kaiserslauternit, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Dytë të Gjermanisë në futboll. Qysh para ndeshjes Alushi me Paderbornin ishin të vetëdijshëm se do të kenë ndër përballjet më të vështira, pasi që Kaiserslauterni është skuadër e papërshtatshme. Paderborni është i kënaqur edhe më një pikë që ndalën në shtëpi dhe tash renditën në vendin e 11-të më pesë pikë të fituara.

Ferguson: Paratë e Ronaldos vlejnë ende

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, iu ka thënë fansave se ai nuk ka nevojë të shtojë më shumë lojtarë në ekipin e tij. “E di se kemi ekipin e duhur dhe mund t’iu besoj atyre (lojtarëve). Është fyerje të them se mund të humb besimin për lojtarët e mi, brenda natës”, ka thënë Ferguson. “Shuma prej 80 milionë funteve që fituam nga Real Madridi ende është aty dhe duket se fansat ndjehen të zhgënjyer për mos-harxhimin e tyre. Por nuk mund vetëm për shkak të një humbje të ndryshoni mënyrën e transferimit”, ka shtuar skocezi.

Rooney, si Raul

Selektori i Anglisë, Fabio Capello ka lavdëruar sulmuesin Wayne Rooney duke insistuar se ai mund të bëhet njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.
Ai e ka krahasuar sulmuesin e Manchester Unitedit me legjendën e Real Madridit, Raul.
“Rooney është shumë i ri dhe mund të përmirësohet më tepër. Ai është duke shënuar gola, por e di se mund të shënojë edhe më tepër. Nga të gjithë futbollistët me të cilët kam punuar deri më tani gjatë karrierës sime, ai më së tepërmi më kujton Raulin”, deklaroi Capello për Sunday People.

Eriksson kërkon Vierin dhe Ljungbergun

Drejtori teknik i Notts County, Sven Goran Eriksson është i interesuar për sulmuesin italian Christian Vieri dhe ish-mesfushorin e Arsenalit, Frederik Ljungberg, i cili aktualisht luan në një klub në Seattle në MLS League.
Sipas revistës angleze News of the World, Eriksson është i gatshëm të paraqesë ofertë për futbollistët që janë në përfundim të karrierës.
Vieri është futbollist i lirë. Javën e kaluar, klubi nga liga e katërt angleze transferoi ish-reprezentuesin anglez, Sol Campbell.

Fabregas, rast i veçantë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka përshkruar interesimin e klubit për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, si një “rast i veçantë”.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka qenë i pakënaqur me përpjekjet e gjigantit katalan për transferimin e kapitenit të tij gjatë kësaj vere.
Por, Laporta ka thënë: “Kërkoj falje nëse kam shqetësuar Wengerin, sepse e respektoj shumë për punën që është duke bërë. Por, ai e di shumë mirë se rasti i Fabregasit është i veçantë. Ai është futbollist katalan nga ekipi i të rinjve të Barcelonës dhe nuk është fshehtësi që e duam”.

Napoli e ka në dorë Xhemajlin

Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë, pa ndryshuar asgjë. Kjo ishte vera që e përshkoi mesfushorin shqiptar, Blerim Xhemajli. Pasi e priti 50 ditë Palermon, futbollisti defanziv duket se do të transferohet te një tjetër klub italian.
Bëhet fjalë për Napolin, i cili e ka në duar futbollistin e Torinos. Kështu të paktën shkruante të shtunën ueb faqja italiane, napolisport.net. Sipas të gjitha gjasave, mesfushori i Napolit, Manuele Blasi, do t’i bashkohet Palermos, ndërsa klubi napolitan do ta transferojë 23-vjeçarin.
Gjithçka më shumë do të dihet në 48 orët e ardhshme, kur edhe do të përfundojë afati kalimtar i verës. “Jemi duke biseduar me Napolin”, ka pranuar drejtori sportiv i klubit Granata, Rino Foschi.
Zyrtarët e Napolit dhe Torinos, Marino e Foschi, duket se kanë arritur marrëveshje për një huazim të futbollistit, me mundësi blerjeje definitive nga ana e Napolit, pas një viti. Mirëpo, me sy hapur mbeten edhe klubet e tjera të interesuara për mesfushorin shqiptar, Palermo, Fiorentina, Lazio dhe Parma.

Toni kundër Amaurit

Sulmuesin e Bayern Munichut, Luca Toni e pret një përballje e dyfishtë me yllin e Juventusit, Amauri në Ligën e Kampionëve, por edhe në Kombëtaren e Italisë për Kampionatin botëror 2010.

Jo vetëm se ekipi i tij do të takohet me Juventusin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por Amauri është pajisur me pasaportë italiane dhe do të jetë konkurrent i tij për një vend në Kombëtaren e Italisë.

“Dokumentet kanë mbërritur të martën dhe gjithçka është kompletuar. Krejt çka ka mbetur është për mua të shkoj dhe të marr pasaportën. Do të jem krenar nëse Lippi më fton dhe mezi pres derisa të ndodhë kjo”, ka thënë Amauri.

Ndërsa Toni ka mirëpritur konkurrencën nga Amauri, por ka paralajmëruar se nuk do të dorëzohet pa luftë.

“Para se të jem futbollist i Italisë, jam një tifoz. Kjo nënkupton se dua që futbollistët më të mirë të përfaqësojnë shtetin. Në këtë moment, Amauri është më i fuqishëm se unë. Por, gjërat do të ndryshojnë dhe gjithçka mund të ndodhë në vazhdim. Dua të luaj dhe të shfrytëzoj rastet e mia për ta rikthyer fanellën e Azzurrëve”, tha Toni për të përditshmen sportive italiane, Tuttosport.

Toni ka humbur vendin në formacionin bazë të Bayern Munichut, ndërsa ekipi ka vështirësi në fillimin e sezonit në Bundesligë. Ata po ashtu kanë grup të vështirë në Ligën e Kampionëve me Juventusin, Bordeaux dhe Maccabi Haifa.

“Unë jam i lumtur që do të takohem me shokët e mi të vjetër, por do të kisha preferuar kundërshtar më të lehtë. Në karrierën time kam shënuar disa herë kundër Buffonit, atij ende i kujtohet kur kam realizuar dy herë për Vicenzan, kur ai ishte në Parma. Megjithatë, kur jeni përballë një portieri të tillë, porta ju duket më e vogël”, theksoi ai.

Bayern ishte bartës i grupit në short, por Toni mendon se Juventus do të jetë i pari. “Juventus është favorit absolut. Ne kemi ekip të fortë, por kemi bërë fillim të keq në Bundesligë. Gjërat nuk janë në rregull këtu për momentin”, përfundoi ai. Pas transferimit të Mario Gomezit nga Stuttgarti, Toni ka mbetur rezervist, pasi trajneri i ri, Louis van Gaal preferon çiftin sulmues Gomez-Klose.

Berluskoni beson ende tek Milani

Milano – Presidenti i klubit kuqezi u jep kurajo lojtarëve, pas humbjes turpëruese ndaj Interit në derbi.“Mos e humbisni kurajon – u ka thënë futbollistëve kuqezi Berluskoni -. Duhet të besoni në mundësitë tuaja.” Më pas, bosi i klubit ka dashur të takojë Mourinjon, para se të linte “San Siron”, i rrethuar nga truprojat.
Por lajmet e këqia nuk mbarojnë me kaq. Trajneri Leonardo duhet të bëjë pa Gatuzon për dy javë, pas dëmtimit në kavilje. Mesfushori Italian do të humbasë grumbullimin me kombëtaren e tij si dhe ndeshjen ndaj Livornos për shkak të skualifikimit. Stafi do të bëjë përpjekje për ta rikuperuar për ndeshjen e Ligës së kampionëve ndaj Olimpikut të Marsejës.

Xhon Terri rinovon me Çelsin

Londër – Kapiteni i Bluve ka rinovuar kontratën me klubin londinez deri në vitin 2014.Sipas të përditshmeve “News of the World” dhe “Sunday Mirror”, shifra e përgjithshme e këtoj operacioni arrin në rreth 56 milion euro.
Por në fakt, kjo shumë mund të jetë akoma më e madhe, duke parë rrogën javore të mbrojtësit, e cila shkon në 182 mijë euro. Por gjithashtu, duhen llogaritur edhe përfitimet shtesë në rast fitoreje në Premier Ligë dhe në Ligën e Kampionëve, gjë e cila do t’I sillte Xhon Territ 11 milion euro të ardhura shtesë.

Derbi Francez i barabartë

Sonte në Francë u luajtë ndeshja derbi në mes Marsey dhe Bordeaux. Ndeshja përfundojë e barabartë 0-0. Ishte një ndeshje e mrekullueshme por vetëm gola nuk kishte. Dy skuadrat sulmonin që së paku një gol të shënonin, por dy skuadrat ishin të vendosura mirë në mbrojtje dhe në asnjë mënyrë nuk arrinin që të gjejnë rrugën për në rrjetë. Sot u luajtën edhe dy ndeshje në ligën Franceze dhe u arritën këto rezultate:
Paris S.G. 3 - 0 Lille
Toulouse 0 - 1 Valenciennes

JAVA 2 SERIE A

Atalanta - Genoa 0-1
45' (1T) Moretti

Bari - Bologna 0-0

Cagliari - Siena 1-3
7' (2T) Calaio' (S)
26' (2T) Calaio' (S)
31' (2T) Jeda (pen) (C)
44' (2T) Reginaldo (S)

Chievo - Lazio 1-2
16' (1T) Pellissier (C)
41' (1T) Cruz (pen) (L)
8' (2T) Cruz (L)

Fiorentina - Palermo 1-0
29' (1T) Jovetic

Milan - Inter 0-4
30' (1T) Motta
36' (1T) Milito (pen)
46' (1T) Maicon
22' (2T) Stankovic

Napoli - Livorno 3-1
10' (1T) Quagliarella (N)
36' (1T) Hamsik (N)
3' (2T) Lucarelli C. (L)
38' (2T) Quagliarella (N)

Parma - Catania 2-1
14' (1T) Galloppa (P)
15' (1T) Biagianti (C)
2' (2T) Paloschi (P)

Roma - Juventus 1-3
25' (1T) Diego (J)
35' (1T) De Rossi (R)
23' (2T) Diego (J)
48' (2T) Felipe Melo (J)


Sampdoria - Udinese 3-1
11' (1T) Pazzini (S)
46' (1T) Mannini (S)
11' (2T) Di Natale (U)
38' (2T) Cassano (S)

GOLASHENUESIT NE SERIE A 2009-2010

3 GOLA
Di Natale (Udinese; 1 pen)

2 GOLA
Diego (Juventus)
Cruz (Lazio; 1 pen)
Pato (Milan)
Hamsik (Napoli)
Quagliarella (Napoli)
Paloschi (Parma)
Pazzini (Sampdoria)
Calaio' (Siena)

1 GOLA

Kutuzov (Bari)
Osvaldo (Bologna)
Jeda (Cagliari; 1 pen)
Biagianti (Catania)
Morimoto (Catania)
Pellissier (Chievo)
Jovetic (Fiorentina)
Mutu (Fiorentina)
Biava (Genoa)
Criscito (Genoa)
Moretti (Genoa)
Zapater (Genoa)
Eto'o (Inter; 1 pen)
Maicon (Inter)
Milito (Inter; 1 pen)
Motta (Inter)
Stankovic (Inter)
Felipe Melo (Juventus)
Iaquinta (Juventus)
Rocchi (Lazio)
Lucarelli C. (Livorno)
Cavani (Palermo)
Miccoli (Palermo; 1 pen)
Galloppa (Parma)
Lucarelli A. (Parma)
De Rossi (Roma)
Taddei (Roma)
Totti (Roma)
Cassano (Sampdoria)
Gastaldello (Sampdoria)
Mannini (Sampdoria)
Ghezzal (Siena)
Reginaldo (Siena)

Fenerbahçe godet në minutën e 90

Skuadra e Fenerbahçes sonte luajti ndeshjen e javës së katër me Manisasporin në shtëpi. Pjesa e parë ishte e varfër për futboll dhe asgjë nuk treguan skuadrat. Por pjea e dytë ishte ndryshe, së pari Emre Belezoglu brenda 1 minuti merrë dy kartona të verdhë dhe përjashtohet nga loja, më pas Guiza sënon për Fenerbahçen në minutën e 79. Manisaspor barazon në minutën e 86 nëpërmjet Keles. Ndërsa Semih Senturk ishte ai i cili solli fitore për Fenerbahçen në minutën e 90. Sonte u luajtën edhe tri ndeshje dhe u arritën këto rezultate

Kasimpasa 0 - 4 Genclerbirligi
Sivasspor 0 - 2 Diyarbakirspor
Trabzonspor 1 - 1 Bursaspor

City refuzon ofertën e Barcelonës për Robinhon

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Barcelona ka dërguar një ofertë në drejtim të Manchester Cityt për të marrë shërbimet e sulmuesit Robihno.
Por, siç shkruan sportivja spanjolle Marca, klubi anglez ka refuzuar ofertën e katalanasve për brazilianin, e cila thuhet të ketë kapur vlerën e 37 milionë funteve.
Mendohet se oferta fillimisht është analizuar nga klubi, por pas diskutimeve me menaxherin Mark Hughes, pronarët e klubit kanë vendosur të refuzojnë ofertën për 25-vjeçarin.

Favoritët fitojnë në Serie A

Fiorentina ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Palermos në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Artemio Franchi.
Viola shënoi fitore minimale prej 1-0, ndërsa golashënues ishte Jovetic (29’).
Lazio ka përmbysur avantazhin e Chievos për të shënuar fitore si mysafir në Stadio Bentegodi të Veronës.
Napoli ka shënuar fitore bindëse kundër Livornos me rezultat prej 3-1. Transferi i sivjetmë i napolitanëve Fabio Quagliarella shënoi dy herë në këtë përballje (10’ dhe 83’), ndërsa golin tjetër për vendasit e shënoi Hamsik (36’). Golin e nderit për mysafirët e shënoi Lucarelli.
Fitore me rezultat të ngjashëm ka shënuar edhe Sampdoria kundër Udineses, ndërsa golat për vendasit i shënuan Pazzini (11’), Mannini (45’) dhe Cassano (83’), ndërsa për mysafirët shënoi Di Natale (56’).
Me golin e Morettit (45’), edhe Genoa ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Atalantas.

LOJA TE LUAJM SE BASHKU

LAJMRIM: Para se ti shikoni Rezultatet, Tabelen e Javes se 2-te, Ju lajmroj se JAVA 3-te do te zhvillohet me 12/13.09.2009 - Shtyerja per Javen e ardhshme vjen si rezultat i pauzes se kampionateve per shkake te dates se caktuar per Kombetare...
Per cdo informacion rreth JAVES se 3-te do te jeni te informuar ne CHAT ne webin www.grandejuve.tk
Andaj vizitone webin dhe informohu...


REZULTATET: JAVA – 2

Milan - Inter 0-4
Roma - Juventus 1-3
Manchester United - Arsenal 2-1
Stoke - Sunderland 1-0
Bayern Munchen - Wolfsburg 3-0
Hertha Berlin - Werder Bremen 2-3
Valencia - Sevilla 2-0
Almeria - Valladolid 0-0
Marseille - Bordeaux 0-0
Sochaux - Monacos 1-0

01.GUREC JASHARI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 4+5
SA JO TE SAKTA: 6+5
SA PIKE: 9 pik
gurec.j@live.com
Milan - Inter 2 PO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 1 JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos 2 JO

02.GZIM KODROLLI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 3+3
SA JO TE SAKTA: 7+7
SA PIKE: 6 pike
gzim_d@msn.com

Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal x JO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 2 JO
Hertha Berlin - Werder Bremen 2 PO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 2 JO
Sochaux - Monacos 2 JO

03.SHKELZIM HALIMI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 3+4
SA JO TE SAKTA: 7+6
SA PIKE: 7 pik
shkelzimi_fr@ks-max.com

Milano - Inter 1 JO
Roma - Juventus 2 PO
Mnchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - SaunderlanD 2 JO
Bayern M - Wolfsburg 1 PO
Herta Berlin - Werder Bremem 1 JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladollit 1 JO
Marseille - Bordeoux 1 JO
Sichaux - Monako 2 JO

04.BESLIND KASTRATI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 5+5
SA JO TE SAKTA: 5+5
SA PIKE: 10 pik
lindi_boys_@hotmail.com
Milan - Inter 2 PO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 2 JO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 1 JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 2 JO
Sochaux - Monacos 1 PO

05.ALBAN MANXHUKA
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 3+5
SA JO TE SAKTA: 7+5
SA PIKE: 8 pik
albi_ok_03@hotmail.com

Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 2 PO
Valencia - Sevilla 2 JO
Almeria - Valladolid x PO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos x JO

06.ALDI JASHARI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 3+4
SA JO TE SAKTA: 7+6
SA PIKE: 7 pik
aldi.55@hotmail.com
Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 2 JO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 2 PO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 2 JO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos 2 JO

07.LEUTRIM GASHI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 4+3
SA JO TE SAKTA: 6+7
SA PIKE: 7 pik
trimi_gashi@hotmail.com

Milan - Inter x JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 2 JO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen X JO
Valencia - Sevilla X JO
Almeria - Valladolid X PO
Marseille - Bordeaux X JO
Sochaux - Monacos X JO

08.XHENUR ISENI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 4+4
SA JO TE SAKTA: 6+6
SA PIKE: 8
xhenur_007@hotmail.com
Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 2 JO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 2 PO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 2 JO
Sochaux - Monacos 2 JO

09.ISA SHALA
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 2+5
SA JO TE SAKTA: 8+5
SA PIKE: 7 pik
imadhi_isa@hotmail.com
Milan - Inter x JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal x JO
Stoke - Sunderland 1 PO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 1 JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos 1 PO

10.RILIND KASTRATI - NUK KA LUAJTUR
SA LOJE: Java 1
SA TE SAKTA:
SA JO TE SAKTA:
SA PIKE:
rilind_master@hotmail.com


11.NASUF ABDYLI - NUK KA LUAJTUR
SA LOJE: Java 1
SA TE SAKTA:
SA JO TE SAKTA:
SA PIKE:
cufa-5@hotmail.com


12.MILAIM RUSHITI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 5+7
SA JO TE SAKTA: 5+3
SA PIKE: 12 Pike
pinturikio@juventus-fans.net

Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland 1 PO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen X JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid X PO
Marseille - Bordeaux 2 JO
Sochaux - Monacos 1 PO

13.LEOTRIM MORINA
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 3+4
SA JO TE SAKTA: 7+6
SA PIKE: 7 pik
trimi_f_92@hotmail.com

Milan - Inter 2 PO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal X JO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg X JO
Hertha Berlin - Werder Bremen 2 Po
Valencia - Sevilla 1 Po
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos 2 JO

14.LULIZIM DODA
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 3+4
SA JO TE SAKTA: 6+6
SA PIKE: 7 pik
luli-k2lle8i@hotmail.com
Milan - Inter 2 PO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal X JO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg X JO
Hertha Berlin - Werder Bremen 1 JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid X PO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos X JO

15.ARMEND ZEQIRI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 3+3
SA JO TE SAKTA: 7+7
SA PIKE: 6 pik
menn1.-@msn.com

Milan - Inter 2 PO
Roma - Juventus 1 JO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland X JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 2 JO
Hertha Berlin - Werder Bremen 1 JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monaco X JO

16.EGZON DEMUKAJ
SA LOJE: Java 1
SA TE SAKTA: 2+6
SA JO TE SAKTA: 7+4
SA PIKE: 8 pike
egi_10_16@hotmail.com

Milan - Inter 2 PO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland x JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen x JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos 1 PO

17.MALSOR ZAHIRI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 4+4
SA JO TE SAKTA: 6+6
SA PIKE: 8 pik
malsor_120@hotmail.com
Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 1 JO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland 1 PO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 1 JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos x JO

18.SEVDAIM ARIFI
SA LOJE: Java 1
SA TE SAKTA: 2
SA JO TE SAKTA: 8
SA PIKE: 2 pik
Emella:

Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 2 JO
Stoke - Sunderland X JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 2 JO
Hertha Berlin - Werder Bremen 2 PO
Valencia - Sevilla X JO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos X JO

19.RAMADAN ADEMAJ
SA LOJE: Java 1
SA TE SAKTA: 5+4
SA JO TE SAKTA: 5+6
SA PIKE: 9 pike
dani.alex.10@hotmail.com

Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland x JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen x JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos 2 JO

20.EUGEN THAQI - NUK KA LUAJTUR
SA LOJE: Java 1
SA TE SAKTA: 2
SA JO TE SAKTA: 8
SA PIKE: 2
gencho-07@msn.com


21.ABEDIN DAJAKU
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 5+5
SA JO TE SAKTA: 5+5
SA PIKE: 10
mendi_int@defuego-s.com

Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 1 JO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland X JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 1 JO
Valencia - Sevilla X JO
Almeria - Valladolid X PO
Marseille - Bordeaux X Po
Sochaux - Monacos 1 PO

22.ARMEND DAJAKU
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 4+6
SA JO TE SAKTA: 6+4
SA PIKE: 10 pik
armend_interisti@live.com

Milan - Inter 2 PO
Roma - Juventus 1 JO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 2 PO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid X PO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos X JO

23.JETMIR ISAKU
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 2+5
SA JO TE SAKTA: 8+5
SA PIKE: 7
jetko_juventus@live.com

Milan - Inter x JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland x JO
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 1 JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 1 JO
Sochaux - Monacos 1 PO

24.JAKUP QORROLLI
SA LOJE: Java 2
SA TE SAKTA: 5+5
SA JO TE SAKTA: 5+5
SA PIKE: 10 pik
jakup.qorrolli@hotmail.com

Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 1 PO
Stoke - Sunderland 1 Po
Bayern Munchen - Wolfsburg 1 PO
Hertha Berlin - Werder Bremen 1 JO
Valencia - Sevilla 2 JO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux 2 JO
Sochaux - Monacos 1 PO

25.VALMIR ZEQIRI - NUK KA LUAJTUR
SA LOJE: Java 1
SA TE SAKTA: 6
SA JO TE SAKTA: 4
SA PIKE: 6
valmir_katili@live.com


26.GETOAR DINA
SA LOJE: Java 1
SA TE SAKTA: 5
SA JO TE SAKTA: 5
SA PIKE: 5 pik
hej.geto@live.com

Milan - Inter 1 JO
Roma - Juventus 2 PO
Manchester United - Arsenal 2 JO
Stoke - Sunderland 2 JO
Bayern Munchen - Wolfsburg x JO
Hertha Berlin - Werder Bremen 2 Po
Valencia - Sevilla 1 Po
Almeria - Valladolid 1 JO
Marseille - Bordeaux X PO
Sochaux - Monacos 1 PO

27.VALDRIN HAZIRI
SA LOJE: Java 1
SA TE SAKTA: 3
SA JO TE SAKTA: 7
SA PIKE: 3 pik
vali_454@hotmail.com

Milan - Inter X JO
Roma - Juventus 2 PO
Man.Utd - Arsenal 2 JO
Stoko - Sanderland X JO
Bajern - Wolsburg X JO
Hertha Berlina - Werder bremen X JO
Valencia - Sevilla 1 PO
Almeria - Valladolid 1 JO
Marselle - Bordeux 1 JO
Sochaux - Monacos 1 Po

TABELA -

1. Milaim Rushiti JAVA 2 - 12 pike
2. Abedin Dajaku JAVA 2 - 10 pike
3. Armend Dajaku JAVA 2 - 10 pike
4. Beslind Kastrati JAVA 2 - 10 pike
5. Jakup Qorrolli JAVA 2 - 10 pike
6. Gurec Jashari JAVA 2 - 9 pike
7. Ramadan Ademaj JAVA 2 - 9 pike
8. Alban Manxhuka JAVA 2 - 8 pike
9. Egzon Demukaj JAVA 2 - 8 pike
10. Malsor Zahiri JAVA 2 - 8 pike
11. Xhenur Iseni JAVA 2 - 8 pike
12. Aldi Jashari JAVA 2 - 7 pike
13. Isa Shala JAVA 2 - 7 pike
14. Jetmir Isaku JAVA 2 - 7 pike
15. Leutrim Gashi JAVA 2 - 7 pike
16. Leotrim Morina JAVA 2 - 7 pike
17. Lulzim Doda JAVA 2 - 7 pike
18. Shkelzim Halimi JAVA 2 - 7 pike
19. Armend Zeqiri JAVA 2 - 6 pike
20. Gzim Kodrolli JAVA 2 - 6 pike
21. Valmir Zeqiri JAVA 1 - 6 pike
22. Getuar Dina JAVA 1 - 5 pike
23. Rilind Kastrati JAVA 1 - 3 pike
24. Valdrin Haziri JAVA 1 - 3 pike
25. Eugen Thaqi JAVA 1 - 2 pike
26. Nasuf Abdyli JAVA 1 - 2 pike
27. Sevdaim Arifi JAVA 1 - 2 pike

Te nderuar pjesmarres ne lojen tone, per cdo gabime te bere nga ana e Stafit Grande Juve na kontaktoni me nje mesazh ne IBOX te E-mail Adreses juve-m@live.com
- E kopjoni Gabimin e bere nga ana jone dhe e shenon emrin dhe mbiemrin e juaj dhe na dergoni ne ne javen e ardhshme to tju permirsojm piket nese flitet per to…
- Ju Falenderojm per Pjesmarrje..

Cobboli: Nuk jam armik i Interit

Presidenti i Juventusit Giovani Cobbolli Gigli deklaroi se '' Transferat janë përfunduar, nesër nuk do të ndodhë asgjë. Mendojë se janë disa skuadra që do të luftojnë për Scudeton, por unë nuk jam armik i Interit. Është fjalë e rëndë ajo, dhe në futboll nuk ekziston. Unë jam tifozë i Juves dhe kaq'' u shprehë Cobolli

Ferrara: Ne luajtëm mirë

Trajneri i Juventusit Ciro Ferrara pas ndeshje derbi me Romën në konferencë për shtypë deklaroi '' Ne luajtëm një ndeshje të mirë, sidomos gjatë pjesës së parë. Është normale që disa nga futbollistët të qëndrojnë në bankinë, sezona është e gjatë dhe do të ketë për të gjithë vendë. Gjatë pjesës së dytë ne ishim më natyral se Roma dhe vendosëm tre sulmues kështu që fituam ndeshjen. Mendojë 6 pikë nuk janë shumë, sepse jemi në fillim të sezonës, por ne duhet të shkojmë fitore pas fitore'' u shprehë Ferrara

Spalleti: Nuk ishim pergaditur fizikisht

Trajneri i Romës pas humbjes kundër Juventusit në konferencën për shtypë deklaroi '' Ne luajtëm mirë, por sihim të dobët fizikisht. Është lehtë të gjeshë anët negative, por unë mund të themë se humbëm të gjithë së bashku. Është e vërtet që nuk treguan të gjithë performancën e De Rosit dhe Francesco Tottit, ne nuk luftuamë me gjithë shpirtë. Roma është skuadër e madhe, dhe do rikuperohet'' u shprehë Spaletti

Valencia mposhtë Sevillan

Valencia në kuadër të javës së parë të Premiera Divisioan ka pritur në Sevillan në shtëpi. Ndeshjen e fitoi Valencia me rezultat 2-0. Golat për Valencian i shënuan Mata në minutën e 47 dhe Hernandez 80. Valencia gjatë ndeshjes së parë tregoi performancë më të lartë nga ajo e sezonës së kaluar, si në sulm njëashtu edhe në mbrojtje. Sevillan e karakterizoi dy kartona e verdhë të Frederic Kanoute që u përjashtua nga loja. Valencia Sevilla 2-0

Premiere Division ndeshjet

Sot u luajtën ndeshjet e javës së parë në Premiere Division. Sot u luajtën 5 ndeshje në Premiere Division dhe u arritën këto rezultate:
Athletic Bilbao 1 - 0 Espanyol
Malaga 3 - 0 Atletico Madrid
Mallorca 2 - 0 Xerez
Osasuna 1 - 1 Villarreal
Racing Santander 1 - 4 Getafe

Raiffaizen Super liga e Kosoves - Lajme

Prishtina shënon fitoren e parë

Prishtina në kuadër të javës së tretë të Raiffeissen Super Ligës së Kosovës në futboll u përballë me Kosovën e Vushtrisë. Prishtina nisi ndeshjen me sulme të parreshtura. Nganjëher me kundërsulme mundohej Kosova të ggjente rrugën për një gol, por Atrit Fazliu në minutën e 17 ishte ai i cili solli në epërsi Prishtinën. Më pas Kosova filloi të sulmonte për një brazim eventual, dhe ndeshja në pjesën e parë përfundonë me epërsinë e Prishtinës. Kosova e Vushtrisë gjatë pjesës së dytë u angazhua për barazim, por mbrojtja e çelikët e Prishtinës nuk lejoi një barazim eventual.

Trepça vazhdonë serinë e fitoreve

Gjilani në kuadër të javës së tretë të Raiffeissen Super Ligës së Kosovës në futboll u përballë me Trepçën. Gjilani u mundua që të shënojë por ajo që ishte në fushë ishte Trepça dhe me golat e Emin Balici 10',26 dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Menjëherë posa filloi pjesa e dytë Florent Haziri ngritë rezultatin në 3-0. Gjilani përsëri mbetet në fushë me 10 lojëtar, por edhe Trepça nuk synon të shënojë më gola dhe Gjilani me sulme të pakëta nuk arrinë së paku para tifozëve të shënojë golin e nderit.

Flamurtari nuk u dorëzua

Flamurtari në kuadër të javës së tretë të Raiffeissen Super Ligës së Kosovës në futboll u përballë me Vllaznimin. Flamurtari nisi ndeshjen me sulme të parreshtura. Nganjëher me kundërsulme mundohej Vllaznimi kundërvihej, dhe Rilind Juniku në minutën e 36 ishte ai i cili solli në epërsi Vllazninë. Më pas Flamurtari filloi të sulmonte për një brazim eventual, dhe ndeshja në pjesën e parë përfundonë me epërsinë e misafirëve. Ndërsa në pjesën e dytë Flamurtari përsëri fillon me sulme dhe në minutën e 73 Papuqi prek topin me dorë dhe referi referon penalti, ndërsa ai që shënon nga penaltia është Zejnullahu. Ndërsa vetëm 5 minutë më vonë Qëndrim Sejdiu shënon për Flamurtarin, ishte një rikthim i mrekullueshëm i rezultatit.

Hysi mposhtë Lirinë

Hysi në kuadër të javës së tretë të Raiffeissen Super Ligës së Kosovës në futboll u përballë me Lirinë e Prizerenit . Hysi nisi ndeshjen me sulme të parreshtura. Nganjëher me kundërsulme mundohej Liria mundohej të i kundërvinte, por Mentor Zhdrella në minutën e 24 ishte ai i cili solli në epërsi Hysin. Më pas Liria filloi të sulmonte prë një brazim eventual, dhe ndeshja në pjesën e parë përfundonë me epërsinë e Hysit. Përsëri i njëjti skenar Liria me sulme të parreshtura dhe Karahoda në minutën e 73 barazon rezultatin. Por Zhdrella ishte ai i cili përsëri e sjellë Hysin në epërsi në minutën e 81.

Besa mposhtë Kekun

Besa në kuadër të javës së tretë të Raiffeissen Super Ligës së Kosovës në futboll u përballë me Kekun. Besa si vendase nisi ndeshjen me sulme të parreshtura. Nganjëher me kundërsulme mundohej Keku që të i përgjigjej Besës, por asnjëra nga skuadrat nuk arritën të shënonin në pjesën e parë. Më pas Besa filloi të sulmonte për të shënuar së paku një gol , dhe në minutën e 53 Mulliqaj shënon për 1-0 për Besën. Keku u mundua të shënojë së pagu një gol por vendasit nuk lejuan befasi.