31 janar 2009

Real Madrid shёnon fitore tё lehtё

Raul dhe Arjen Robben kanё shёnuar nё fitoren 2-0 tё Real Madridit ndaj Numancias, pavarësisht se kampioni nё fuqi luajti me njё lojtar mё pak nё dhjetё minutat e fundit tё ndeshjes.

Pas njё pjese tё parё pa gola, kapiteni Raul hapi serinё e golave nё fushё mysafire qё nё minutën e tretё tё pjesës sё dytё (48’), duke shёnuar golin e tij tё 10-tё kёtё sezon. Robben dyfishoi epёrsinё nё minutën e 56-tё tё lojës, pas njё asistimi tё Raul.

Nё dhjetё minutat e fundit tё ndeshjes, Reali luajti me 10 lojtari, pasi Fernando Gago u përjashtua nga loja nё minutën e 79-tё pёr shkak tё dy kartonëve tё verdhё, por kjo nuk i solli asnjë avantazh ekipit vendas.

Me kёtё fitore, Madrid i afrohet nё nёntё pikё liderit tё tabelës, Barcelonёs, qё luan tё dielën nё fushё tё Racing Santanter.

Cagliari befason Juventusin

Skuadra e papërshtatshme e Cagliarit e ka mposhtur Juventusin në Olimpico të Torinos duke ia vështirësuar gjithnjë e më shumë garën për titull.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit ka përfunduar me rezultat 2-3 në favor të skuadrës mysafire, e cila pas 41 vjetësh arrin të shënojë fitore kundër Zonjës së Vjetër në Torino. Cagliari u tregua skuadër e rrezikshme që nga fillimi i takimit duke arritur të krijojë avantazhin me anë të Davide Biondinit (16’). Bianconerët vepruan në mënyrën më të mirë duke përmbysur rezultatin pa përfunduar pjesa e parë. Momo Sissoko barazoi rezultatin (31’) pas një krosimi të Del Pieros nga këndi, ndërsa Pavel Nedved krijoi epërsinë për vendasit me një gol të bukur (38’). Mirëpo, në pjesën e dytë mysafirët u treguan të rrezikshëm nga kundërsulmet duke arritur ta përmbysnin këtë rezultat dhe ta kthenin atë në favor të tyre. Jedaias Capucho Neves- Jeda barazoi shifrat në 2-2 (54’), ndërsa lojtari që zëvendësoi Aquafrescan, Alessandro Matri, shoi shpresat e juventinëve për tre pikë nga ky takim. Deri në fund të ndeshjet bardhezinjtë provuan që së paku të nxirrnin një pikë nga kjo përballje, mirëpo nuk arritën ta bënin as këtë. Kjo humbje thuajse e shndërron në iluzion ëndrrën e Juventusit për titull, pasi që me fitore eventuale kundër Torinos në takimin e të dielës, Interi do të distancohet për nëntë pikë. Ndërkaq nëse Milani fiton përballë Lazios në Olimpico të Romës, atëherë Zonja e Vjetër do ta humbë edhe pozitën e dytë.

Ronaldo forcon Manchesterin në krye të tabelës

Një penalti e shndërruar në gol nga Cristiano Ronaldo ka mjaftuar për t’i sjellë tri pikë të reja kampionit në fuqi, Manchester United, në ndeshjen ndaj Evertonit në Old Trafford.
Evertoni vizitoi Old Traffordin pas dy barazimeve kundër Liverpoolit dhe një barazimi tjetër kundër Arsenalit, dhe tregoi organizim dhe prirje për ta përsëritur këtë sukses.Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi dy minuta para fundit të pjesës së parë, pasi Mikel Arteta ndërhyri lehtas ndaj Michael Carrick, edhe pse rasti nuk u duk të ishte aq serioz për penalti. Ronaldo nuk huqi nga pika e bardhë, duke i sjellë kështu edhe fitoren 1-0 Manchesterit.Me tre pikët e fituara, ekipi i drejtuar nga Sir Alex Ferguson ngrihet pesë pikë mbi ndjekësit, Chelsea dhe Liverpool. Dy ekipet do të mund ta zvogëlojnë diferencën e pikëve kur nesër do të përballen mes tyre në Anfield, në derbin më të rëndësishëm të javës në Premierligë.Dy ekipet tjera, Aston Villa dhe Arsenali, sot barazuan pa gola në fusha të veta në ndeshjet kundër Wigan Athletic, respektivisht West Ham United.Ndeshja mes Manchester United dhe Everton u karakterizua edhe me një rekord tjetër. Portieri Edwin van der Sar ruajti edhe kësaj here portën e pa prekur, duke thyer rekordin e mëhershëm prej 1,103 minutash pa pranuar gol.

Arsenali barazon sërish

Ndeshja e zhvilluar në Emirates Stadium ndërmjet Arsenalit dhe West Hamit ka përfunduar me rezultat të barabartë pa gola.
Pas barazimit në mesjavë kundër Evertonit, skuadra e Arsenalit ka barazuar sërish, këtë radhë kundër skuadrës së Valon Behramit, West Ham United. Me këto pikë të humbura Topçinjtë ia pamundësojnë vetes garën për titull. Me rezultat të ngjashëm ka përfunduar edhe takimi ndërmjet skuadrës që mban vendin e katërt, Aston Villa, e cila është përballur në terren vendas kundër dhe Wigan Athletic.

Hoffenheim kthehet në krye të tabelës

Skuadra e Hoffenheimit ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 në Rhein Neckar Arena kundër skuadrës së Ervin Skelës, Energie Cottbus, për ta rikthyer pozitën e parë të cilën ia mori të premten mbrëma Hamburgu.
Liderët e deritanishëm në Bundesliga shënuan nga një gol të dy pjesët të cilët mjaftuan për ta mposhtur Cottbusin. Demba Ba krijoi epërsinë për vendasit (28’), ndërsa Boubacar Sanogo e dyfishoi atë (63’). Me këtë fitore Hoffenheim rikthen pozitën e parë me dy pikë më shumë se Hertha dhe Hamburgu të cilat ndajnë pozitën e dytë dhe të tretë me pikë të barabarta. Hertha Berlin me fitoren e sotme kundër Eintracht Frankfurtit ka zënë vendin e dytë me 36 pikë aq sa ka edhe Hamburgu në vendin e tretë. Fitore me rezultat prej 2-0 ka shënuar edhe Stuttgarti, i cili e ka mposhtur skuadrën e fundit në tabelë, Monchengladbach. Bayer Leverkusen ka barazuar si mysafir i Borussia Dortmundit me rezultat 1-1.

City do të transferojë tre lojtarë brenda dy ditësh?

Pasanikët e Manchester Cityt dëshirojnë të shpenzojnë 45 milionë funte brenda 48 orëve të ardhshme.
“Daily Mail” njofton se pronarët e klubit ua kanë dhënë dritën e gjelbër delegatëve të tyre të bëjnë transferimin sulmuesit të Blackburnit, Roque Santa Cruz, portierit të Newcastle, Shay Given, dhe mbrojtësit të Arsenalit, Kolo Toure. Përfaqësuesit e Cityt janë kthyer në Blackburn për të ofruar afër 20 milionë funte për shërbimet e Santa Cruz, pasi që ofertat e tyre të deritanishme janë refuzuar. Gjatë të shtunës ata do të bisedojnë me Arsenalin për të fituar shërbimet e Toure për 15 milionë funte, para se të finalizojnë gjërat me portierin e Newcastle, Shay Given.

Beqaj lëndohet sërish

Portieri i Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, është dëmtuar sërish të premten gjatë seancës stërvitore me skuadrën e tij Anorthosis Famagusta, njofton gazeta qipriote "Simerini".
Beqaj është larguar menjëherë nga stërvitjet pasi ka ndier dhimbje, ndërsa pritja e gjatë që ai të rikthehet sot tashmë është shndërruar në mit. Portieri kuqezi të njëjtat probleme i kishte pasur edhe në takimin kundër Panthinaikosit në kuadër të Ligës së Kampionëve, me ç’rast mungoi dy muaj pas atij lëndimi. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm në përballjen kundër Maltës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2010, pasi që tashmë disa lojtarë të Përfaqësues shqiptare janë në dyshim.

Dunga fton Amaurin për ndeshjen ndaj Italisë

Përzgjedhësi i kombëtares së Brazilit, Dunga, e ka ftuar Amaurin për ndeshjen miqësore me Italinë, pasi Luis Fabiano ka ra nga kombinimi për shkak të lëndimit.
Amauri një kohë të gjatë ka qenë në dyshime se për cilën kombëtare do të luajë, vendlindjen e tij Brazilin, apo Italinë, ku është afirmuar si futbollist.Të dyja kombëtaret një kohë të gjatë kanë bërë të ditur se do ta ftojnë futbollistin, por Brazili ishte në epërsi për shkak se Amauri ende nuk është pajisur me pasaportë italiane.Amauri nuk u gjend në listën e parë të Dungas për ndeshjen e 10 shkurtit kundër Italisë, por pas lëndimit të Luis Fabianos, i cili do të pauzojë për dy javë, trajneri brazilian ftoi sulmuesin e Juventusit.

Bardhezinjtë, me sytë nga Zapata e Kualiarela

Pavarësisht se këto ditë administratori i deleguar i Juventusit, Zhan Klod Blank, nuk është marrë me tratativa konkrete, merkatoja e klubit bardhezi vazhdon të vlojë. Të enjten është rinovuar kontrata e Markizios, i cili do të jetë pjesë e Juves deri në vitin 2014. Ndërkohë që Seko dhe Blank kanë në shënjestër të tyre 4 friulanët: D’Agostino, Inler, Zapata dhe Kualiarela, klubi bardhezi ka disa javë që negocion me klubin rus të Zenit për të shitur Iakuintën. Rusët janë të gatshëm ta blejnë sulmuesin kalabrez për rreth 10 milionë euro, në një kohë që Juve ka kërkuar 13.

Ranieri nuk heq dorë nga ideja e titullit

Humbja me Udinezen ka qenë vetëm një aksident i vogël dhe Ranieri nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet, ndonëse është gjashtëpikë larg Interit. “Nuk jemi të lodhur. Po të ishte kështu, nuk do ta kishim shtypur Udinezen në gjysmë fushën e sajpothuajse gjatë gjithë kohës. Mund të them vetëm se nuk ishim shumë kompaktë”. Juventusit i duhet patjetër një rikuperim kundër skuadrës së Alegrit, sepse kështu bardhezinjtë do të kishin mundësi t’i jepnin një sinjal Murinjos: Juventusi nuk heq dorë! “Ishim të vetëdijshëm që Interi është i fortë dhe vazhdojmë të mendojmë sesi mund t’u bëhemi pengesë. Kampionati është ende i gjatë, kështu që ka kohë”. Rikthehet Kielini – Tri pikë kundër Kaljarit janë shumë të rëndësishme për “Zonjën e Vjetër”. “Është e vërtetë që janë shumë të nevojshme tri pikët, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë, – ka pranuar Ranieri. – Kaljari është skuadra më në formë e momentit dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë”. Ranieri ka rikuperuar Kielinin, por duhet të bëjë pa Xhovinkon dhe Kamoranezin. “Nuk e di nëse francezi do të jetë në gjendje ta nisë që nga fillimi”. Kaljari – Kaljari do të zbresë në fushë pa kapitenin e saj, Diego Lopez, në ndeshjen që do të luajë sot me Juventusin. Mbrojtësi uruguaian nuk ka udhëtuar drejt Torinos me skuadrën e tij, për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë gjatë ndeshjes së të mërkurës kundër Sienës. Në vend të tij do të luajë Bianko. Ndërkohë që është rikuperuar edhe Robert Akuafreska, i cili është detyruar të largohet nga fusha të mërkurën për shkak të një dëmtimi. Janë nëntëmbëdhjetë lojtarë të grumbulluar nga Alegri, i cili në përfundim të stërvitjes gjatë mëngjesit të djeshëm ka lënë të kuptohet se mund të ketë sërish risi në formacion, përveç rikthimit të Marketit në portë. Rikthehet Del Piero – Juventusi do të jetë me Del Pieron kundër Kaljarit. Kapiteni i bardhezinjve do të rikthehet në formacion, pas mungesës në ndeshjen që është zhvilluar kundër Udinezes. Është rikuperuar edhe Tiago, i cili është në listë së bashku me Zanetin, edhe pse për këtë duhet pritur stërvitja e fundit për të kuptuar nëse do të jetë i disponueshëm, apo jo.

Ançeloti shpall listën e Milanit kundër Lacios

Karlo Ançeloti, trajneri i Milanit, ka shpallur listën me 21 futbollistët me të cilët do të përballet me Lacion nesër në mbrëmje. Milani në javën e fundit barazoi në “San Siro” me skuadrën e Xhenoas 1-1.

Në këtë transfertë skuadrës së Milanit nuk i lejohet asnjë hap fals, pasi në të kundërtën diferenca me Interin dhe Juventusin mund të rritet akoma.

Më poshtë do të paraqesim listën me të cilën Ançeloti do të mbështet në përballjen me Lacion.

Abbiati
Dida
Donnarumma
Antonini
Bonera
Darmian
Favalli
Jankulovski
Mattioni
Senderos
Zambrotta
Ambrosini
Beckham
Emerson
Pirlo
Inzaghi
Kakà
Pato
Seedorf
Shevchenko
Ronaldinho

Mihajloviç: Di Vaio meriton përfaqësuesen italiane

Trajneri i Bolonjës, Sinisha Mihajloviç, vlerëson maksimalisht lojtarin e tij Marko di Vaio. Tekniku i emilianëve deklaron se Di Vaio duhet të jetë pjesë e padiskutueshme e përfaqësues së Marçelo Lipit.“Në këtë moment asnjë nuk është më i mirë se ai, -deklaron Mihajloviçi në prag të ndeshjes së Bolonjes më Fiorentinën. Ai e meriton një vend në përfaqësuesen italiane, sepse në këtë moment nuk shoh ndonjë lojtar që bën më mirë se ai. Jo vetëm për golat, por ai shërben mjaft mirë në punën taktike që bëhet në skuadër”.Bolonja do të presë këtë javë skuadrën e Fiorentinës në fushën e vet. Ky ekip ndodhet në vendin e 16-të me 22 pikë. Edhe në këtë ndeshje Mihajloviç pritet ta mbështesë lojën e tij sulmuese tek Marko di Vaio.

Borrielo i pafat, edhe dy muaj jashtë fushave

Morko Borrielo vazhdon të jetë i pafat, pasi do të qëndrojë jashtë fushave të lojës edhe për dy muaj të tjerë. Sulmuesi qëndron jashtë formacionit të Milanit prej kohësh për shkak të një dëmtimi të pësuar në kofshën e djathtë. Borrielo ka kryer një vizitë tek profesor Martens, dhe ky i fundit i ka komunikuar se i duhet një kohë më e gjatë për t’u rikthyer me Milanin. Borrielo është larg fushave që prej 2 muaj e gjysmësh, që në ndeshjen përballë Leçes për fazën e parë. Sulmuesi shfaqi probleme që në ndeshjen kundër Rexhinës në muajin nëntor, në të cilën shënoi golin e parë dhe të vetëm në këtë kampionat. Sulmuesi pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Ançeloti në fillim të muajit prill, kohë në të cilën mund t’i shërbejë Milanit në ndeshjet e Kupës Uefa.

Forlan dëshirn të lërë Atletikon e Madridit

Diego Forlan dëshiron të lërë Atletikon e Madridit në verën e këtij viti. Lajmin për dëshirën e largimit të Forlanit nga Madridi e ka dhënë sot e përditshmja spanjolle AS. Qëllimi i futbollistit Diego Forlan është kalimi në Premier Ligën angleze. Më parë ai është aktivizuar në këtë kampionat edhe me skuadrën e Mançester Junaited.

Murinjo lë përsëri jashtë liste Balotelin

Mario Baloteli nuk është thërritur as këtë herë nga tekniku Murinjo për parbelljen me Torinon. Baloteli nuk ka arritur të bindë portugezin për ta përfshirë atë në formacionin e tij.

Në vijën e parë të sulmit Murinjo pritet të hedhe Kruzin dhe Ibrahimoviçin të mbështetur nga Stankoviç.

Më poshtë do të paraqesim formacionet me të cilat pritet të hidhen në fushë skuadrat e Interit dhe Torinos.

Inter-Torino (te dielen ora 15:00)

INTER (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Cordoba, Burdisso, Santon; Zanetti, Cambiasso, Maxëell; Stankovic; Cruz, Ibrahimovic.

Në stol: Toldo, Rivas, Jimenez, Quaresma, Figo, Mancini, Crespo.

Trajner: Mourinho.

Të padisponueshëm: Materazzi, Vieira, Bolzoni, Samuel, Chivu, Adriano (I skualifikuar, 2), Muntari (I skualifikuar, 1)

TORINO (4-4-2): Sereni; Rivalta, Dellafiore, Natali, Ogbonna; Abate, Zanetti, Dzemaili, Rubin; Rosina, Bianchi.

Në stol: Calderoni, Colombo, Diana, Saumel, Barone, Amoruso, Stellone.

Trajner: Novellino

Të padisponueshëm: Abbruscato, Pratali, Pisano

Seriç lë Beshiktashin për të shkuar tek Hajduku

Mesfushori Antoni Seriç është rikthyer tek Hajduku i Splitit, skuadër në të cilën ka luajtur edhe në vitet 1996 dhe 1999. Seriç largohet nga skuadra e Beshiktashit, pasi pati ardhur në këtë skuadër në muajt e verës. Gjatë gjithë kësaj kohe ai është aktivizuar vetëm tre herë me këtë skuadër.

“Pa Serinë B do të isha larguar nga Torino”

Vendimi i Xhanluixhi Bufonit për të qëndruar tek Juventusi pas rënies në Serinë B në vitin 2006, la hapësirë për shumë polemika. Tashmë ai ka vendosur të sqarojë arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi: “Nëse Juventusi nuk do të kishte rënë në Serinë B, do të isha larguar për njëfarë kohe për shkak të disa situatave që ishin krijuar dhe që mua nuk më pëlqenin aspak. Qëndrimi më bëri shumë mirë, nuk bëhem aspak pishman dhe jam i sigurt që vetëvlerësimi im si njeri është rritur shumë. Tashmë nuk ka asnjë arsye të vlefshme që unë të largohem nga skuadra, por nëse do të kishte oferta, mund të ndryshojë diçka edhe nga ana e Juventusit”. Portieri më i mirë i botës ka bërë një koment edhe për të ardhmen e tij në Torino: “Unë jam ende i ri, por Juventusi duhet të mendojë edhe pak për të ardhmen. E kam thënë dhe po e përsëris, në këto momente nuk ka përse të shqetësohem, nuk ka asnjë ofertë dhe nuk ka asnjë arsye që të largohem. Gjithsesi, unë ndihem shumë mirë këtu, – ka deklaruar Xhixhi Bufon. – Nuk kam dashur të largohem që këtu edhe kur Juventusi po kalonte një moment të vështirë, sepse nuk më dukej e drejtë atëherë dhe të njëjtën gjë mendoj edhe tani. Ndonëse besoj se ka ardhur koha që të vendoset diçka në lidhje me të ardhmen time në Torino, sepse nuk mund të vazhdoj pa ditur asgjë”, ka përfunduar portieri më i mirë i botës, Xhanluixhi Bufon.

Media rindez çështjen e trukimit të ndeshjeve

Bomba e lëshuar mëngjesin e djeshëm nga e përditshmja italiane jo sportive, “Il Giornale”, mbi titullin e fituar nga Interi në sezonin e kaluar është përgënjeshtruar nga burime gjyqësore. Sipas tyre, nuk ekziston asnjë çështje në Prokurorinë e Milanos mbi ndeshje të humbura në mënyrë të qëllimshme nga zikaltrit për të mbajtur gjallë kuotat e basteve, në mënyrëqë interistët të vinin duart tek titulli kampion vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit. Ndërkohë, komenti i presidentit të klubit zikaltër ka qenë shumë i ashpër: “Artikulli i botuar nga ‘Il Giornale’ është një idiotësi”. Gjithsesi, një çështje e tillë nuk ka kaluar pa u vënë re gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që më poshtë ndjek kronologjia e kësaj ngjarjeje. 15:19 Komunikata zyrtare e Interit “Në lidhje me titullin e pabazuar të publikuar sot (dje) në faqen e parë të gazetës ‘Il Giornale’, e cila përmbante një deklaratë që nuk është bërë asnjëherë, – shkruhet në një deklaratë të publikuar në uebsajtin zyrtar të klubit zikaltër, – F.C Internacionale Milano thekson se, siç e ka bërë të ditur edhe Prokuroria e Milanos, nuk ekziston asnjë çështje për amendamentin e kampionatit 2007-2008 dhe në veçanti për Interin. Shoqëria do t’u drejtohet të gjitha institucioneve përkatëse, për të pastruar imazhin e saj”. 14:48 Replika e “Il Giornale” “Il Giornale” i ka kthyer përgjigje presidentit të Interit, Masimo Moratit, i cili e ka përkufizuar si “idiotësi” artikullin e publikuar dje në të përditshmen italiane, ku hidhej hija e dyshimit për bastet e titullit të fituar nga Interi në sezonin e kaluar. “Il Giornale” replikon në një deklaratë se “presidenti i Interit është i lirë ta quajë ‘një idiotësi’ raportin e policisë të depozituar në gjykatë nga prokuori Stefano Çivardi, por nuk mund ta përkufizojë “një idiotësi” artikullin e gazetës, që është limituar vetëm në raportimin e një lajmi të vërtetë”. Dhe përfundon: “Të informosh njerëzit dhe të japësh lajme është puna e gazetarëve, i pëlqen apo jo presidentit Morati”. 13:40 Morati: “Artikulli është një idiotësi” “Është një idiotësi”. Kështu e ka komentuar Morati artikullin e “Il Giornale”. “Është përgënjeshtruar nga prokuroria, – është shprehur Morati, – dhe kështu nuk ka nevojë që ta përgënjeshtroj edhe unë”. 13:40 “Il Giornale”: “Është fakt” E përditshmja italiane mbron atë që ka publikuar mëngjesin e djeshëm, duke u bazuar në një ulje të rendimentit të lojës në pjesën e fundit të sezonit të kaluar për të evituar fitoren e parakohshme të titullit, duke favorizuar kështu baste të ligjshme për ndeshjet e kampionatit. 13:00 Inter, Paolilo: “Budallallëqe” Administratori i deleguar i Interit, Ernesto Paolilo, i ka përkufizuar si “budallallëqe” publikimet e gazetës, të cilat më pas janë përgënjeshtruar nga prokuroria. “Unë vetëm mund të tallem me to”, ka thënë Paolilo. 11:09 Burimet gjyqësore përgënjeshtrojnë hetimin Lajmi ka bërë bujë në Prokurorinë e Milanos, e cila ka përgënjeshtruar çfarëdolloj hetimi që ka lidhje me Interin. “Nuk ka asnjë çështje në Prokurorinë e Milanos lidhur me ndeshjet e humbura qëllimisht nga Interi në kampionatin e vitit 2007-2008”, kanë deklaruar zëdhënësit e këtij institucioni. 10:30 Morati: “Nuk di asgjë” Pasi është lajmëruar menjëherë pa hyrë në zyrat e Saras, Masimo Morati nuk ka komentuar lajmin e përhapur nga “Il Giornale”, duke shpjeguar shumë ironikisht se nuk e kishte lexuar ende. 09:00 “Il Giornale”: “Inter, ndeshje të humbura për të favorizuar bastet” Ky është titulli me të cilin gazeta e përditshme milaneze ka shpërthyer bombën “Inter”. Pikërisht kjo gazetë citonte një raport të policisë të urdhëruar nga zëvendësprokurori, Stefano Çivardi, në të cilin agjenti special Elio Spandone deklaronte: “Ekziston ndjesia se kishte ardhur një moment që ishte ulur rendimenti i lojës së Interit për të ndihmuar një afrim të skuadrës së Romës”. Raporti është kërkuar për të gjetur disa gjëra, të cilat lidhin Mansinin dhe disa lojtarë të tjerë të klubit zikaltër, si dhe rrobaqepësin Domeniko Breshia.

Maikon: S’do të iki kurrë nga Interi

“Nuk kam për të lëvizur nga Interi”. Maikon vazhdon të theksojë dashurinë që ka për klubin zikaltër dhe betohet se nuk do të ikë kurrë nga Milano. “Këtë gjë jua siguroj të gjithëve, shoqërisë, tifozëve, presidentit: ndihem shumë mirë këtu, – është shprehur mbrojtësi për ‘Sky’, – ndihem i sigurt këtu, edhe familja ime është shumë e lumtur. Pastaj, nëse shoqëria nuk më do, atëherë do të kërkoj një vend tjetër, por nuk besoj se do të më lejojnë të largohem. Jam shumë i sigurt për këtë dhe më bëhet qejfi që edhe ata janë të kënaqur nga unë”.

Gasperini: Kundërshtarët duhet të na kenë frikë

Gasperini rrëfen sekretin e Xhenoas: “Kemi një identitet dhe një siguri që nuk ka të bëjë me mungesat”. Kuqeblutë janë padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni. Grupi ishte kompetitiv, por falë Militos skuadra është në zonën e Ligës së Kampionëve. Të dielën do të përballen me Palermon, e cila është një pretendente për zonën “Champions”. “Vëmendja për ne po rritet dhe na takon ne të konfirmohemi e të meritojmë këto lëvdata që po na bëhen. Tashmë ka ardhur momenti të fiksojmë objektivat tanë. Palermo është një skuadër që e ka nisur sezonin duke i deklaruar ambiciet e saj, janë të zotët”.

Xhilardino premton rikthim të shpejtë te goli

Xhilardino shpreson që t’i vijë në ndihmë Fiorentinës së tij, duke shënuar sa më shumë: “Rastet nuk do të mungojnë”. Bomberi i vjollcëve nuk shënon që prej gati pesë ndeshjesh, megjithatë ai nuk mendon se kjo është diçka për t’u shqetësuar: “Skuadra po luan mirë dhe është shumë e vendosur. Pas paraqitjeve pozitive kundër Juves e Milanit, ka ardhur edhe fitorja me Napolin. Jam mirë fizikisht dhe nuk jam i shqetësuar. Dua të luaj në çdo sfidë, pastaj do të jetë trajneri ai që do të vendosë. Grupi është në formë, kështu jemi në gjendje të vijojmë me një seri rezultatesh pozitive. Duhet të fitojmë sa më shumë pikë, që të jemi sa më afër vendit të katërt”.

Kalabrezët nuk firmosin për barazim ndaj Romës

Pavarësisht situatës së rëndë në klasifikim, Rexhina nuk ka ndërmend të heqë dorë. Davide Di Xhenaro është optimist për sfidën e së dielës kundër Romës, pavarësisht se verdhekuqtë vijnë nga katër suksese radhazi. “Verdhekuqtë e Romës do të përpiqen të ruajnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive që kanë arritur deri tani, do të përpiqen të imponojnë lojën e tyre, por Rexhina e di fare mirë se rezultatet pozitive duhet të merren duke filluar që nga ndeshjet që luhen në shtëpi. Në ‘Granilo’, me mbështetjen e publikut tonë, shpresojmë të arrijmë fitoren e të marrim tri pikë mjaft të vlefshme, që do të na ndihmojnë të qëndrojmë në Serinë A”

Ndeshjet e Serisë A dhe B, me 15 minuta vonesë

Të gjitha ndeshjet e Serisë A dhe B që do të luhen në fundjavë, duke filluar që nga sfida Modena-Rimini, do të fillojnë me një vonesë prej pesëmbëdhjetë minutash. Këtë e ka vendosur Shoqata e Futbollistëve, për të protestuar kundër seancës gjyqësore të Gjykatës Sportive të Losanës. Kjo gjykatë ka skualifikuar për një vit Maninin dhe Pozancinin, sepse janë paraqitur me vonesë në kontrollin antidoping, pasi Federata e Futbollit i kishte liruar dhe “Coni” i kishte pezulluar për pesëmbëdhjetë ditë, për të mos marrë pjesë në asnjë ndeshje. Dy futbollistët kanë rezultuar pozitivë gjatë kontrollit antidoping.

Paparesta: Moxhi nuk më ka mbyllur kurrë në tualet

“Më në fund mund të deklaroj të vërtetën e atij 6 nëntori të vitit 2004: Nuk jam mbyllur kurrë në tualet nga Luçiano Moxhi”. Xhanluka Paparesta, ish-gjyqtari i përfshirë në skandalin e “Calciopoli”-t, ka treguar ngjarjen e shumëpërfolur në një intervistë për televizionin italian, “La7”. “Është e vërtetë që Moxhi dhe Xhiraudo hynë me forcë në dhomën time të zhveshjes, duke protestuar ashpër për arbitrimin tim, si rrjedhojë e faktit që nuk akordova një penallti në favor të bardhezinjve, në atë ndeshje kundër Rexhinës, të përfunduar 2-1 në favor të kalabrezëve, por Moxhi nuk më ka mbyllur kurrë me çelës në tualet”.

Bardhekaltrit, dhjetë vjet pa fituar me kuqezinjtë

Lacio nuk e mund Milanin që prej 8 shkurtit të vitit 1998, kur bardhekaltrit fituan në “Olimpiko” me rezultatin 2-1. Që atëherë, gjatë 21 përballjeve në kampionat ndërmjet Milanit e Lacios, nëntë prej tyre kanë përfunduar barazim, kurse dymbëdhjetë të tjerat janë fituar nga kuqezinjtë. Edhe Karlo Ançeloti ka mundur dukshëm Delio Rosin me 7 fitore e 4 barazime, me vetëm 3 fitore në favor të teknikut bardhekaltër. Ndërkaq, sipas statistikave, trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, gjatë muajt shkurt arrin të marrë rendimentin më të mirë në krye të skuadrave që ka drejtuar. Gjatë këtij sezoni, Milani ka shënuar të paktën një gol gjatë njëzet ndeshjeve të luajtura në kampionat. I vetmi takim ku Milani nuk ka shënuar ka qenë ai i 5 nëntorit ndaj Kaljarit, 0-0. Sa për kuriozitet, Lacio është kundërshtari i preferuar i Andri Shevçenkos, i cili me Milanin ka shënuar 175 gola, 13 prej të cilëve Lacios.

Igli Tare del në mbrojtje të trajnerit Delio Rosi

Kriza e rezultateve në të cilën është përfshirë Lacio, ka vënë në dyshim të plotë qëndrimin e trajnerit Delio Rosi në krye të pankinës bardhekaltër. Por drejtori teknik i Lacios, Igli Tare, ka rikonfirmuar besimin e madh që ka klubi te tekniku aktual. “Delio Rosi gëzon besimin e plotë nga ana e klubit. Ne nuk kemi ndërmend të angazhojmë trajner tjetër, si rrjedhojë shpresoj të marrin fund një herë e mirë spekulimet mediatike mbi largimin e Delio Rosit nga Lacio”, ka deklaruat drejtori Igli Tare, i cili është fokusuar më pas tek takimi i së dielës, në “Stadio Olimpiko” të Romës, ndaj Milanit. “Nuk do jetë një ndeshje e lehtë. Por tani e kemi të nevojshme të marrim një rezultat pozitiv. Gjatë këtyre dy ditëve kemi reflektuar gjatë për ato dy humbje, ndaj Kaljarit dhe Sampdorias, e si rrjedhojë shpresoj që dielën të hakmerremi ndaj kuqezinjve”, ka përfunduar Tare.

Senderos, vetëkandidohet si titullar ndaj Lacios

Mbrojtësi zviceran, Filip Senderos, nëpërmjet mediave provon t’i dërgojë mesazhe trajnerit të Milanit, Karlo Ançeloti: “Jam shumë mirë fizikisht dhe shpresoj që edhe trajneri ta vërë re përmirësimin tim. Uroj që kundër Lacios të më jepet mundësia të tregoj edhe unë vlerat e mia si futbollist. Një mbrojtësi, për të fituar sigurinë në vetvete, i duhet të luajë të paktën dy apo tre ndeshje, në mënyrë që të gjejë edhe ritmin e duhur”. Me pak fjalë, mbrojtësi zviceran i kërkon fanellën e titullarit kreut të pankinës kuqezi për takimin e “Olimpikos” ndaj Lacios. “Do jetë një ndeshje shumë e vështirë për mbrojtjen, sepse Lacio është një skuadër me sulmues të rrezikshëm. Personalisht shpresoj të jem pjesë e kësaj sfide, me qëllim që t’u tregoj të gjithëve se sa vlej”, ka theksuar mbrojtësi kuqezi.

“Për titullin na duhet Bekhami”

Për mesfushorin Xhen aro Gatuzo, ekipi i Milanit, nëse kërkon të arrijë objektivat sezonalë, duhet patjetër të mbajë Devid Bekhamin deri në përfundim të kampionatit. “Shpresojmë që Bekham të mos largohet. Ai është një futbollist fantastik dhe një profesionist i vërtetë. E kam ndjekur me kujdes dhe më ka bërë shumë përshtypje fakti që nuk i trembet përballjeve me kundërshtarët, e për më tepër arrin tësakrifikohet në të mirë të skuadrës. Besoj se këto virtyte e bëjnë atë një futbollist të madh”. Bekham, i cili erdhi mes mëdyshjeve tek Milani, po rezulton një blerje perfekte. “Ai po i jep një dorë të mirë Milanit. Ne kemi nevojë për të, nëse duam të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes. Uroj sinqerisht që të qëndrojë”. Sa për gjendjen e tij fizike, Gatuzo bën të ditur se do mund të vrapojë vetëm pas 60 ditësh: “Doktor Martens ka thënë që jam mirë.Tani do fillojmë të dyfishojmë punën përgatitore dhe jam shumë i kënaqur për këtë”. Me sa duket, Xhenaro Gatuzo do jetë në gjendje të luajë me Milanin në finalen e Kupës UEFA, gjithmonë nëse skuadra e tij do të fitojë të drejtën për të luajtur në të. Duket se ëndrra sezonale e mesfushorit italian është finalja evropiane. “Para së gjithash, shpresoj që të jem mirë. Sepse nëse jam mirë, mund të filloj stërvitjen normalisht, në mënyrë që të jem gati brenda dy muajve”. Ndërkaq mbi kampionatin italian, që e sheh Milanin 8 pikë larg Interit, mesfushori kuqezi shton: “Kemi humbur mundësinë më të mirë për të arritur Juventusin në tabelën e klasifikimit. Për fat të keq Xhenoa arriti të na barazonte. Jam i mendimit se duhej ta kishim mbyllur më parë takimin. Sinqerisht, unë besoj se ne gabojmë pikërisht këtu. Sivjet, – thekson ai, – ka ndodhur shumë herë që t’i kishim tri pikët në dorë, e t’i humbitnin ato. Mjafton të kujtojmë sfidat me Leçen, Torinon apo Xhenoan. Nëse nuk do kishim gabuar, tani do kishim 6 pikë më shumë në tabelën e klasifikimit. Gjithsesi, kampionati është akoma i gjatë e duke parë gjendjen e skuadrës, jam i sigurt se Milani i ka të gjitha mundësitë për ta fituar atë”, ka përfunduar mesfushori Gatuzo.

Anglezi lihet jashtë listës UEFA

Trajneri i Los Anxhelos Galaksi, Brus Arena, mohon çdo hipotezë mbi qëndrimin e Devid Bekhamit tek Milani: “Lajmet që vijnë nga Milano nuk na interesojnë, Devid do kthehet në Amerikë më 9 mars”. E sikur kjo deklaratë të mos mjaftonte, për dashamirësit e kuqezinjve që shpresojnë akoma në një qëndrim të anglezit në Milano deri në përfundim të sezonit, është hedhur poshtë kjo mundësi edhe me një tjetër fakt. Të shtunën, Milani duhet të paraqesë listën e lojtarëve të grumbulluar për Kupën UEFA, e nga burime të sigurta pranë shtëpisë kuqezi theksohet se emri i Bekhamit nuk figuron i shkruar. E për rrjedhojë, vështirë se anglezi do të qëndrojë në Milanelo deri në përfundim të sezonit. Kështu që, duke u bazuar tek deklarata e teknikut të skuadrës amerikane, si dhe te mosgrumbullimi i Bekhamit për Kupën UEFA nga Milani, gjithçka të bën të mendosh se “Spice-Boy”, më 8 mars do i japë fund aventurës së tij të mrekullueshme me kuqezinjtë

Ndaj Udinezes, Edi Reja pret kundërpërgjigjen

Edi Reja tregon se skuadra e tij po kalon një periudhë të vështirë, por që për të nuk është problematike, pasi ka ende kohë për të rikuperuar: “Është hera e parë që po humbasim tri ndeshje radhazi, por nuk duhet të harrojmë se kemi arritur edhe shumë rezultate pozitive. Më duhet ta pranoj se ka pak rënie përsa i përket nivelit të lojës, tifozët janë të zhgënjyer dhe unë e di shumë mirë këtë, por duhet të kuptojnë se është një gjë krejtësisht normale të kalosh një moment negativ. U ndodh të gjithëve. Pastaj nuk mund të luash gjithmonë shumë mirë. Me pak fjalë, ne po kalojmë një periudhë të vështirë, por i kemi të gjitha cilësitë dhe mjetet për të rikuperuar”. Dhe trajneri i Napolit ka një zgjidhje për këtë situatë: “Të gjithë së bashku mund të dalim nga kjo gjendje. Kundër Udinezes duhet të jemi të kujdesshëm, por nuk na lejohen gabimet në shtëpi”.

Marino kërkon një tjetër rezultat pozitiv

Udineze ka regjistruar një fitore të madhe, të mërkurën, kundër Juventusit, e cila pret t’i japë shkëndijën e duhur friulanëve për të regjistruar edhe një tjetër rezultat pozitiv në përballjen e pasdites së sotme kundër Napolit. Sigurisht që bardhekaltrit e Edi Rejas vijnë nga një moment mjaft negativ, tri humbje radhazi, dhe padyshim që një tjetër hap fals do të ishte i patolerueshëm për Napolin. Pikërisht këtij i fakti i trembet edhe tekniku i Udinezes, Paskuale Marino: “Vijmë nga një fitore shumë e rëndësishme kundër Juventusit dhe duam të vazhdojmë të tregojmë se suksesi ndaj formacionit të Klaudio Ranierit nuk ishte thjeshtë një surprizë. Ndaj Napolit do të jetë një tjetër përballje e fortë, pasi ata vijnë nga tri humbje radhazi, por ne jemi të bindur se mund të përsërisim ndeshjen e zhvilluar ndaj Juventusit dhe të sjellim në shtëpi pikë të tjera të rëndësishme”.

“Ndaj Kotbusit rifillon gjithçka”

Trajneri i skuadrës së Hofenhaimit, Ralf Rangnik, ka deklaruar se përballja me Kotbusin, e cila është edhe e para për fazën e dytë, sinjalizon fillimin e një periudhe tjetër, që kërkon më tepër përkushtim dhe punë se faza e parë. “Kemi arritur të paraqitemi shkëlqyeshëm në fazën e parë, duke i tejkaluar të gjitha parashikimet. Mirëpo më e vështira, që është ruajta e atyre rezultateve, fillon pikërisht tani. Kemi disa ndryshime në formacion dhe nuk kemi më një sulmues si Ibiseviç. Gjithsesi, unë kam besim te vullneti i lojtarëve të mi. Ndaj Ktobusit rifillon gjithçka dhe ne duhet të kemi besim se do t’ia dalim mbanë”, – u shpreh tekniku i kryesuesve të kampionatit gjerman. Kreu i pankinës së Hofenhaimit, edhe pse është i vetëdijshëm se ruajtja e kreut është shumë e vështirë dhe aq më tepër përsëritja e fazës së parë, mendon se mund të ruajnë një nga tre vendet e para të renditjes, gjë që u jep të drejtën për të luajtur në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Huande Ramos: Ende të motivuar për luftë

Megjithëse Barcelona është 12 pikë përpara në renditjen e kampionatit, Realit duket se nuk mungon motivimi për të vazhduar garën, siç bën të ditur edhe trajneri Huande Ramos. Duke folur përpara ndeshjes së sotme ndaj Numacias, Ramos është shprehur: “Përkundër formës së mirë të Barcelonës mund të them se nuk më duhet të punoj shumë për të motivuar këtë skuadër, sepse lojtarët janë plot me oreks. I vetmi shqetësim për momentin është frika se mos dëmtohen”. Në një situatë të tillë nuk ka përse të mos mendohet kapja e Barcelonës në krye, ndonëse për momentin duket e vështirë. Këtë radhë madrilenët kanë mundësi t’i bëjnë presion, përderisa luajnë një ditë përpara katalanasve. “Ndaj Numacias na duhen patjetër të marrim tri pikët dhe të shohim më pas se çfarë do të bëjë Barça ditën tjetër, duke shpresuar që të ketë ndonjë frenim - ka thënë Ramos -. Merkato jam i kënaqur me grupin që kam dhe që besojë së tepërmi se mund të fitojë gjithçka”.

“Florentino Perez do të fitojë me diferencë”

Gjatë orëve të fundit, Emilio Butrageno ka pasur mundësi të flasë në “Radio Marca”. Ish-futbollisti i madrilenëve ka dhënë opinionin e tij, si në aspektin sportiv, edhe në atë institucional për Realin. Sipas tij, nëse Florentino Perez do të paraqitej në zgjdhjet e ardhshme, nuk do të kishte aspak problem për t’i fituar: “Flitet shumë për Florentino Perez dhe duket se sondazhet e shohin si favorit të padiskutueshëm. Por aktualisht duhet vazhduar të pritet”, ka deklaruar legjenda, e ashtuquajtur “Buitre”. “Për Perez kam një përshtypje të jashtëzakonshme. Ishte nder të punoje me të. Besoj se do të fitojë me distancë të madhe, nëse do të paraqesë kandidaturën për president. Gëzon shumë besim në radhët e madrilenëve”. Përsa i takon një rikthimi të mundshëm si drejtues i klubit të Realit, Butragenjo është shprehur: “Real Madridi është shtëpia ime. I detyrohem gjithçka, por të shohim sesi do të shkojnë gjërat për një rikthim në nivelet drejtuese”.

“Jo kandidaturës Spanjë-Portugali për Botërorin”

Nuk do të pranohen kandidaturat e përbashkëta për organizimin e Botërorëve 2018 e 2022. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i FIFA-s, Sep Blater, duke përjashtuar kështu propozimet e avancuara nga Spanja dhe Portugalia, apo edhe nga Belgjika, Luksemburgu e Holanda. Të hënën do të skadojë afati, brenda të cilit Federata Ndërkombëtare e Futbollit duhet të ketë në tavolinën e vet deklaratat e synimeve të të gjithë vendeve të interesuar. Në lojë, për momentin janë Anglia, Indonezia, Japonia, Katari, Rusia, Australia, SHBA-ja, Kina e Meksika. Vendimi në lidhje me organizimin e Botërorit të viteve 2019 dhe 2022, do të merret nga FIFA në dhjetor të vitit 2010. Ndër të tjera, presidenti Blater ka kundërshtuar fluksin e futbollistëve të rinj brazilian drejt Evropës. “Në këndvështrimin tim bëhet fjalë për një formë të re skllavërie”, ka cilësuar ai, duke kërkuar edhe ndihmën e autoriteteve braziliane.

Di Stefano bekon Raulin: Do ma kalojë!

Legjenda e Realit të Madridit, Alfredo di Stefano mban një rekord prej 307 golash të shënuar me fanellën e klubit të spanjoll. Gjithsesi, kapiteni Raul është vetëm një gol më pak se ai dhe i ka të gjithë shanset për ta thyer rekordin shumë vjeçar. Në fakt, Di Stefano ndihet mirë që një rekord të tillë do ta thyejë pikërisht Rauli, sepse sipas tij kapiteni madrilen e meriton. Flitet për rekorde dhe ju keni shënuar plot 307 gola për Realin. Ndërsa Rauli gjendet vetëm një hap prapajush... Të them të drejtën, pas kaq shumë vitesh nuk më duket si gjë shumë e rëndësishme nëse thyhet apo jo. Rauli është një futbollist i shkëlqyer që e meriton ta thyejë një rekord të tillë. E njoh prej shumë vitesh dhe ai është një person i thjeshtë dhe jo si shumë futbollistë të sotëm me karakter që s’më pëlqen aspak. Ai është madrilen 100%. Përsa i përket rekordit tim, dua të them se unë nuk kam menduar aspak për të. Kam dhënë gjithmonë më të mirën për Realin, duke u munduar të bëj detyrën. Nëse do kisha menduar për rekordin, atëherë gjërat do ishin më ndryshe. Gjithsesi, sot luhen më shumë ndeshje. Ju shënuat 307 gola në 396 takime, ndërsa Rauli ka shënuar një më pak në 682… Është një rekord i jashtëzakonshëm. Raul ështënjë djalë i shkëlqyer, i cili ka punuar gjithmonë më seriozitet. Me të vërtetë që unë kam shënuar shumë gola, madje jo vetëm me Realin, por edhe me klubin para tij. Gjithsesi, te Rauli duhet vlerësuar fakti se ka luajtur më shumë ndeshje, madje me një kalendar më të ngjeshur. Një gjë e tillë kërkon shumë punë, në mënyrë që të administrosh fuqitë fizike në mënyrën eduhur. Kur flitet për Raulin si futbollist, kurrë s’dëgjohet të thuhet se meriton notën 10 për aftësitë specifike që zotëron. Thjesht thuhet se meriton notën 7 ose 8 për shumë cilësi... Të gjithë e njohin dhe bëhet fjalë për një bashkim shumë të mirë aftësisht, por të flasësh për notën dhjetë është shumë e vështirë te çdo futbollist. Të jeni të bindur se treguesi më i qartë që Rauli është një futbollist i shkëlqyer është fakti që ka luajtur shumë deshje dhe ka qëndruar gjatë me një skuadër të vetme, pikërisht Realin e Madridit. Tani nuk është njësoj si më parë, gjithsesi prania e tij në fushë është e rëndësishme. Nuk është një sulmues i mirëfilltë. Është tipi i sulmuesit, që e merr topin vetë dhe nuk e pret atë. Por më e rëndësishmeështë se luan shumë për ekipin. Mund ta krahasoni atë me ndonjë lojtar të kohës suaj? Gjërat janë shumë ndryshe, Atëherë nuk luhej me 4-4-2, ose 4-2-3-1, por me taktikën 5-5. Të gjithë në mbrojtje dhe të gjithë në sulm. Sulmuesit punonin shumë, pasi luanin edhe si mesfushorë. Futbollistë si Marsal, Pushkash, Kopa, Kanarie e shumë të tjerë, i shikoje gjatë gjithë ndeshjessa në qendër të mesfushës, sa te zona kundërshtare. Gjithsesi, Raul është një futbollist që punon shumë në fushë dhe kjo i jep merita. Por për një lojtar si Mesi çfarë mendoni? Është një lojtar shumë i talentuar dhe ajo që ka më shumë rëndësi, synon të arrijë objektiva të mëdhenj. Kur një futbollist ka objektiva, ai punon shumë dhe bëhet më i fortë. Mesi është tipi i lojtarit që vështirë se mund ta ndalosh. Ai mund të bëjë diferencën në çdo moment. Gjithsesi, unë do të isha i aftë ta ndalojë. Mjafton t’i nxjerrësh këmbën e djathtë, për ta paraprirë lëvizjen e tij dhe më pas do jetë shumë e lehtë të parashikosh se çfarë lëvizje do të bëjë. Por, dua të them se edhe Roben është një lojtar i tillë, me shpejtësi dhe driblim të mrekullueshëm.

Problem muskular për Pujol

Barcelona duhet të bëjë pa Karles Pujol për dhjetë ditët e ardhshme. Kapiteni i kalatanasve ka pësuar një dëmtim muskular në këmbën e majtë, gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit, të enjten në mbrëmje kundër Espanjolit. Pujol duhet të mungojë në ndeshjen e së dielës ndaj Rasing Santanderit e po ashtu edhe gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Majorkoës. Por duhet të kthehet fundjavën e mëpasshme.

Gudjohnsen kërkon përqendrim

Sulmuesi islandez i Barcelonës bën thirrje që skuadra e tij duhet të ketë përqendrim maksimal, sidomos në këtë moment të sezonit: “Fatmirësisht, e kapërcyem me sukses pengesën e vështirë të Kupës së Spanjës, por duhet të bëjmë kujdes në kampionat dhe sidomos në kohën kur të fillojë Liga e Kampionëve. Ndeshja ndaj Espanjolit tregoi qartë se shpëqendrimi më i vogël mund të na kushtojë vërtet shtrenjtë”.

Leo Mesi: Me suksese nuk e ndjej lodhjen

Megjithë kalendarin e ngjeshur që është detyruar të përballojë në këtë fillim të vitit 2009, Barcelona vazhdon të tregojë në fushën e lojës se është e papërmbajtshme. Në këtë pikë, Leo Mesi është shumë i kënaqur që skuadra e tij, veç kryesimit në kampionat dhe arritjes në të tetat e finaleve të Ligës së Kampionëve, arriti edhe gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës. Argjentinasi shprehet se seria e sukseseve të Barcelonës po e ndihmon të harrojë lodhjen e një sezoni të ngjeshur me impenjime. “Me të vërtetë që ndihem për mrekulli – është shprehur talenti amerikano-jugor, një ditë pasarritjes në gjysmëfinalen e Kupës -. Natyrisht të gjithë po i ndjejmë efektet e një muaji të vështirë, me fare pak kohë për pushim. Por kur gjërat shkojnë mirë, lodhja është më e kapërcyeshme. Ishte e vështirë të kualifikoheshim ndaj Espanjolit, megjithatë në këtë mënyrë e shijojmë më shumë. Ndihem i kënaqur që gjendemi edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit”. Zherard Pike shënoi një nga tre golat që fiksuan dominimin e menjëhershëm të Barcelonës, të enjten në “Kamp Nou”. Por në fund, realizimi i mbrojtësit rezultoi edhe vendimtar, duke parë se Espanjoli shënoi dy herë dhe për pak sa nuk e barazoindeshjen. “Ndodhi që të lëshonim paksa kur shkuam në rezultatin 3-0. Espanjoli luajti mirë, u tregua një rival i denjë dhe na e bëri çdo gjë më të vështirë. Ishte një nga ato ndeshje, në të cilat treguam se duhet të djerësijmë që të fitojmë, pasi nuk ndodh shpesh të arrish të shënosh 4 apo 5 gola – ka shpjeguar Pike -. Atë gol që shënova do ta mbaj mend gjatë”. Edhe trajneri Guardiola beson se Barcelona mund të mësojë shumë nga ajo që ndodhi në pjesën e fundit të ndeshjes kundër Espanjolit. Gjithashtu paralajmëroi se tifozët s’kanë përse të presintë shënohet goleadë në çdo ndeshje. “Ia dolëm të fitojmë, pas një pune të vështirë dhe na u desh shumë mund për të kapërcyer Espanjolin, ndonëse fiksuam menjëherë një rezultat 3-0. Kështumorëm një mësim të mirë, se nuk duhet të përballojmë asnjë ndeshje me lehtësi, pasi çdo gol i pësuar mund të na penalizojë. E pranoj se jemi nën një situatë presioni, prandaj suksesi i mesjavës është për t’u vlerësuar në maksimum”. Ndërkohë që vazhdon të shtohet bindja se Barcelona mund të fitojë të tre trofetë në këtë sezon, vetë tekniku ka dashur të sqarojë: “Nëse do të ishte aq e lehtë, do t’ia kishim dalë mbanë disa herë gjatë 109 viteve të historisë tonë. Por ja që s’ka qenë kështu”.

“Barça duhet të fitojë çdo kompeticion”

Në ditën e funeralit të Pablo Portës, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit, ish-kreu i klubit të Barcelonës, Hoze Luis Nunez ka folur për skuadrën katalanase. “Ekipi i drejtuar nga Guardiola duhet t’i fitojë me lehtësi të treja kompeticionet, në të cilat merr pjesë gjatë këtij sezoni. Duke bërë një krahasim me Çelsin, Mançesterin, apo Milanin, vërehet mjaft qartë se Barcelona ka një skuadër shumë më superiore sesa të tjerat. Nga 22 lojtarët në dispozicion të teknikut, të gjithë mund të luajnë si titullarë”. Më tej, Nunez ka hedhur edhe një batutë mbi skuadrën katalanase në kohën e Van Galit. Megjithëse ai ekip ishte i mbushur plot me holandezë, atëherë filluan të hedhin hapat e parë në skuadrën e madhe edhe Ksavi, Iniesta, Pujol e Valdes. “E të thuash që në atë kohë flitej vetëm për faktin që mbanim shumë holandezë në skuadër...”, ka përfunduar ish-residenti.

‘Respekt për Benitezin, fitojmë ne’

Trajneri brazilian, Luiz Felipe Skolari, deklaroi ditën e djeshme se gëzon një respekt të madh për trajnerin të Liverpulit, Rafael Benitez, ndonëse në ndeshjen e radhës në “Anfield” do të synojë të mposhtë “ushtrinë e kuqe”. Kjo deklaratë e ish-trajnerit të Porugalisë ka ardhur pikërisht dy ditë përpara përballjes me Liverpulin, me të cilin ndajnë edhe vendin e dytë të renditjes me pikë të barabarta. Pikërisht, kjo ndeshje shihet si vendimtarja përsa i përket përcaktimit të ndjekësit të Mançester Junajtid, në luftën për titull. Në ndryshim me mënyrën tradicionale që jemi mësuar të shohim deklaratat e trajnerëve rivalë në Premier Ligë, në prag të përballjes me Liverpulin, Skolari në një mënyrë krejt të çuditshme, ka treguar simpati për Rafael Benitezin dhe ka hedhur akuza për trajtimin e “Djajve të kuq” nga Federata dhe gjyqtarët e Premier Ligës. Sipas brazilianit, kritikat e ngritura nga Benitez ndaj drejtuesve të Mançesterit mund të jenë me vend, edhe pse pranon se Premier Liga është ende një kampionat pak i njohur prej tij. “Është mendimi i Benitezit ky. Nuk kam folur me të për këtë çështje. Mbase do të flas në fundjavë. E kuptoj. E kupoj shumë mirë, por ndonjëherë kur luan në “Old Trafford” dhe në “Stamford Bridge” e di se çfarë mund të ndodhë. Nëse punon në të njëjtin vend për shumë vjet, di sesi të reagosh në çaste kritike. Ajo që më çudit është edhe paraqitja e Liverpulit së fundmi. Nuk e di se çfarë po ndodh aty. Nuk e di se çfarë po ndodh me Benitezin. Di se kur kemi humbur, apo kemi barazuar në shtëpi, na është dashur ndryshimi i diçkaje në lojën tonë, ndërsa te Liverpuli nuk e di se çfarë ndodh në të vërtetë”, u shpreh trajneri Skolari. Bisedën e tij ai e vijoi duke thurur elozhe për spanjollin. “Benitez është trajner fantastik dhe ka një raport të shkëlqyer me lojtarët. Na duhet më tepër “përshtatje” sesa në ndeshjet e tjera të realizuar në këtë muaj. Mendoj për punën time, jo të tij. Kam humbur 14 pikë në “Stamford Brixh” dhe nuk mund të lejoj uljen e privilegjit tim si trajner për faj të kësaj. Benitezin e pëlqej shumë në punën që bën dhe i uroj gjithë të mirat, sigurisht jo për ndeshjen me ne...”.

Zyrtare: Diamoutene lojtari i ri i Romёs

Ekipi i Lecces ka pohuar se mbrojtësi Souleymane Diamoutene do tё transferohet tek Roma, si huazim deri nё fund tё sezonit.
Mёngjesin e sotëm mediat nё Itali publikuan se Diamoutene ёshtё afёr transferimit nё Romё, pas dështimit tё klubit kryeqytetas tё angazhojë Marco Mottan nga Udinese. Transferimin e ka bёrё zyrtare ekipi i Lecces. “Ekipi i Lecces dëshiron tё bёjё tё ditur se ёshtё arritur marrëveshje huazimi me mundësi tё shndërrimit nё transfer tё pёrhershёm me Romёn pёr lojtarin Souleymane Diamoutene”, thuhet deklaratën e klubit. Lojtari nga Mali luan nё pozitën e mbrojtësit tё qendrës, por mund tё luajё edhe nё anёn e djathtё tё mbrojtjes.

Anelka: Ferguson ёshtё mё i miri

Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka thёnё se trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё dallimi nё mes tё liderit tё Premierligёs dhe ekipeve qё ndodhen prapa.
Anelka, i cili ka lajtur pёr Arsenalin, Liverpoolin dhe tash pёr Chelsean, beson se Ferguson ёshtё aryeja e vetme pse United dominon nё Premierligё. “Ekipi i Manchester United nuk ёshtё mё i kompletuar ose mё i mirё se sa ai i Liveproolit ose Chelseat, por Ferguson ёshtё shumё inteligjent. Ai ёshtё aty shumё kohё dhe angazhon lojtarё tё cilёt luajnë mirё sё bashku”, ka thёnё Anelka nё shkrimin e pёr sportiven franceze Les Dessous du sport.

Real transferon mesfushorin e West Hamit, Faubert

Real Madrid ka mbyllur nënshkrimin me mesfushorin e West Ham United, Julien Faubert.
Francezi do t’i bashkohet kampionit tё Spanjёs nё formё huazimi pёr njё shumё prej 1.2 milionё funtesh, ndërsa do tё mund tё nënshkruajё kontratё tё përhershme pёr edhe 5 milionё funte shtesё. Faubert mund tё luajё edhe nё Ligёn e Kampionёve dhe do tё jetё nё Madrid sot pёr tё kompletuar transferimin.

Vidiç nuk do mungojë ndaj Interit

Kampionët në fuqi të Evropës nuk do të kenë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve përballë Interit, njërin prej mbrojtësve kyç të skuadrës, Nemanja Vidiç. Qëndërmbrojtësi do të vuajë pezullimin e kartonit të kuq të marrë në finalen e Botërorit të klubeve, që u organizua dhjetorin e shkuar në Japoni. FIFA konfrimoi këtë ndëshkim për ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampioneve, pasi ai është kompeticioni ndërkombëtar më i madh, ku Mançesteri merr pjesë aktualisht. Kjo do të jetë mungesa më e rëndësishme e “djajve të kuq”, të cilët do të presin të besuarit e Hoze Murinjos më 24 shkurt. “Sky Sports” konfirmoi dje se Ferguson është shumë i shqetësuar që në përballjen me Interin do t’i mungojnë shërbimet e mbrojtësit serb.

Fergi refuzon përfaqësuesen olimpike

Sër Aleks Ferguson ka hedhur poshtë mundësinë për të qenë drejtues i skuadrës olimpike të Britanisë së Madhe në Olimpiadën e Londrës në 2012-n. Trajneri i Mançesterit, fillimisht kishte biseduar me kryeministrin anglez, Gordon Braun dhe drejtorin e komitetit organizativ të këtyre lojrave, Lord Ko, të cilët i kishin propozuar marrjen e stolit të kësaj përfaqësuese, pas një viti. Por në daljen e djeshme për shtyp, tekniku skocez dreklaroi se nuk është i gatshëm për të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë. “Jo, nuk dua të drejtoj skuadra kombëtareje”, tha në 200-vjetorin e botimit të revistës së klubit, “Inside United”. “Kur të mbaroj karrierën time këtu dua që të meritoj një shpërblim. Pasi të largohem që këtu do t’i them fund edhe trajnimit”.

Venger: Sa afër e larg Arshavinit

Duke folur në konferencën e së premtes, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger përgënjeshtroi komentet e medias lidhur me afrimin e Andrei Arshavinit. Ai saktësoi se nuk ka bërë ende kërkesë për lejë pune për mesfushorin rus. Pyetjes nëse kontrata me lojtarin është shumë pranë hedhjes së firmave, francezi iu përgjigj me një buzëqeshje të hollë, gjë që la të kuptohej se ende nuk është konkretizuar ndonjë transfertë. “Të jesh pranë firmosjes me dikë do të thotë shumë. E rëndësishme është se për momentin ne nuk kemi asnjë marrëveshje transferimi. Lidhur me Arshavinin, ne do të përpiqemi të japim më të mirën që mundemi, duke respektuar kushtet tona. Kur hidhesh në sulm për një lojtar do të thotë se ai të nevojitet në skuadër, por jo se duhet të bësh mbivlerësim përsa i takon eurove”.

Ouen, gjashtë javë larg fushës

Problemet fizike nuk kanë të sosur për sulmuesin e Njukasëllit, Majkëll Ouen. Trajneri i tij, Xho Kinar konfirmoi të premtën në konferencën përpara ndeshjes, se benjamini i skuadrës së tij do të mungojë për gjashtë javë, pas demtimit të marrë gjatë seancave stërvitore. “Majkëlli nuk do të jetë në skuadër për rreth 6 javë. Dhe sigurisht që ky është një lajm shumë i hidhur për ne. Gjendemi në një situatë tepër delikate dhe një mungesë e tillë, padyshim që përbën një shqetësim të madh. Shiritin e kapitenit në këto ndeshje do t’ia kaloj Niki Batit dhe shpresoj se eksperienca e tij do të jetë një motivim i madh për skuadrën. Këtë sezon ai ka qenë fantastik për ne dhe mendoj se edhe si kapiten do të japë një ndihmesë të madhe”, tha Kinar.

“Muaj i ri, rezultate të reja”

Trajneri spanjoll i Liverpulit beson se klubi i tij do t’i japë fund rezultateve zhgënjyes në fillim të shkurtit, duke u kthyer edhe një herë tek loja e bukur dhe tek fitorja. Ai gjithashtu hodhi poshtë të gjithë zërat për lejimin e rikthimit të Robi Kinit te Totenhemi. Që prej fitores 5-1 në Njukasëll, Liverpuli ka marrë një seri barazimesh duke humbur 8 pikë në katër ndeshjet e fundit e në të njëjtën kohë edhe kryesimin e renditjes. Megjithatë, për trajnerin Benitez, ka ardhur koha që “të kutë” të ndryshojnë kapitull dhe të shgijojnë përsëri tripikëshat. Një fitore të dielën me Çelsin, përveç pikëve të vlefshme, do të largonte edhe një prej pretendentëvë kryesorë për titull. “Jemi të vetëdijshëm se në janar nuk fituam ndeshjet që i cilësonim si të fituara. Lajmi pozitiv vjen se muaji i tersllëkut (janari) përfundoi për ne dhe duhet të shpresojmë tek lufta për titull. Jemi tetë pikë më mirë se një sezon më parë dhe vetëm dy pikë larg kreut. Gjendemi në një një pozicion fantastik dhe nëse fitojmë me Çelsin, njerëzit do të mendojnë në tjetër mënyrë për ne. Ky është futbolli. Po e përsëris edhe njëherë se jemi në pozicionin më të mirë të 10-15 viteve të fundit dhe të gjithë jemi të kënaqur për këtë”.

Juventus - Cagliari

Te ftuarit e Claudio Ranierit ne kuader te takimit Juve-Caglari.

1 Buffon
3 Chiellini
4 Mellberg
6 Zanetti
8 Amauri
9 Iaquinta
10 Del Piero
11 Nedved
12 Chimenti
17 Trezeguet
18 Poulsen
19 Marchisio
21 Grgyera
22 Sissoko
28 Molinaro
29 De Ceglie
30 Tiago
32 Marchionni
33 Legrottaglie
42 Pinsoglio

Mançester Junaited garon sot për javën e 24-t

Kryesuesit e kampionatit anglez, kampionët absolutë të Mançester Junaited, do të luajnë sot ndeshjen e javës së 24-t. Skuadra e drejtuar nga Sir Aleks Ferguson do të presë në fushën e vet skuadrën e Evertonit në orën 18:30. Mançesteri, megjithëse ka një ndeshje më pak, udhëheq i vetëm me 50 pikë, dy më shumë se Çelsi dhe Liverpuli që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë. Evertoni ndodhet në vendin e gjashtë me 37 pikë duke realizuar deri tani objektivin e vet. Në ndeshjet e tjera Aston Vila do të presë në fushën e vet Uiganin. Arsenali i vendit të pestë do të presë Uest Hemin. “Topçinjtë” janë 5 pikë mbrapa Aston Vilës së vendit të katërt, dhe zona e Ligës së Kampioneve po vështirësohet gjithnjë e më shumë për ta.Dy ndeshje do të luhen nesër, ku mes tyre do të jetë edhe ajo më e rëndësishmja, Liverpul-Çelsi, në orën 17:00. Këto dy skudra kanë kryesuar për pjesën më të madhe kampionatin anglez derisa u rikthye fuqishëm Mançester Junaited.Çiftet e plota të kësaj jave dhe renditjen e Premier Ligës angleze mund t’i gjeni me një klikim në logon e këtij kampionati në homepage.

Mançester J. Sfidon Realin për Antonio Valencian

Mançester Junaited sfidon Realin e Madridit për të marrë shërbimet e futbollistit Antonio Valencia nga skuadra e Uiganit. Mançesteri ofron për kartonin e futbollistit plot 18 milion stërlina. Anglezët futen në këtë pistë duke i prishur mjaft punë spanjollëve, të cilët patën ofruar 15 milion euro.Madrilenët kanë si alternativë për Valencian futbollistin zviceran Berneta që luan me Leverkusenin në Gjermani, ose Taratan që luan me Trabzonsporin në Turqi.

Bajerni zhgënjen në ndeshjen e parë të vitit 2009

Bajerni i Mynihut ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të vitit 2009, ku është mundur në transfertë nga Hamburgu me rezultatin 1-0. Bavarezët humbin kështu edhe vendin e parë, pasi Hamburgu ka një pikë më shumë se Bajerni dhe Hofenheimi. Ky i fundit do të presë sot Kotbusin.Ndeshja e mbrëmshme ishte spaktakolare, ku të dyja ekipet humbën shumë raste të pastra për shënim. Mlladen Petriç shënoi për Hamburgun një minutë përpara se të përfundonte pjesa e parë e takimit. Sulmuesi kroat tronditi shtyllën edhe në fillimin e pjesës së dytë të takimit. Për Bajernin raste të pastra për shënim humbën Klose dhe Toni. Hamburgu me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 36 pikë, duke pritur ndeshjen e Hofenheimit, i cili do të ndeshet në fushën e vet me Kotbusin. Bajerni mbetet në kuotën e 35 pikëve, duke u rrezikuar të kalohet edhe nga Herta e Berlinit nëse kjo fiton sot përballë Frankfurtit në fushën e vet.Ndeshjet e javës së 18-të të Bundesligës gjermane dhe klasifikimin mund t’i shihni me një klikim në logon e këtij kampionati në homepage.

Reali luan në transfertë kundër Numancias

Javë e 21-të e Temporadës spanjolle do ta gjejë të impenjuar Realin e Madridit në transfertë me Numancian. Ndeshja tjetër e kampionatit spanjoll që do të zhvillohet ditën e sotme është ajo mes Atletiko Bilbaos dhe Malagas, e cila do të luhet më herët, në orën 20:00, ndërkohë që Numancia-Real do të luhet në orën 22:00.Atletiko Bilbao ndodhet në vendin e 10-të me 26 pikë, ndërkohë që Malaga zë vendin e shtatë me 32 pikë, aq sa ka edhe Atletiko Madridi i vendit të gjashtë. Reali është skuadra e vetme e cila arriti të ruajë hapin e Barcelonës kryesuese në javën e fundit. Reali i Madridit ndodhet në vendin e dytë me 41 pikë, me një diferencë prej 12 pikësh nga Barcelona e vendit të parë. Numancia ndodhet në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria, dhe në përballjen me Realin do të provojë me të gjitha format për të arritur një rezultat pozitiv.Ndeshjet e tjera për javën e 21-të të Primera Division do të luhen ditën e nesërme.

Nis sot java e 22-të e kampionatit italian

Seria A do të çelë sot javën e 22-të me dy takime mjaft të rëndësishme. Napoli do të presë Udinezen në “San Paolo” në orën 18:00, dhe ndeshja e mbrëmjes do të jetë ajo e “Olimpikos” mes Juventusit dhe Kaljarit befasues. Napoli nuk po kalon momente të mira, pas një faze të parë të mrekullueshme. Aktualisht ekipi i drejtuar nga Edi Reja ndodhet në vendin e 7-të me 33 pikë, duke e parë zonën e Ligës së Kampioneve çdo javë e më larg. Udineze pas shumë e shumë javësh me në fund arriti të marrë një fitore javën e fundit, dhe për më tepër përballë skuadrës së Juventusit. Ekipi i Marinos ndodhet në vendin e 12-të me 26 pikë. Kjo ndeshje është një mundësi mjaft e mirë për të dyja ekipet për të treguar edhe një herë se në Serinë A janë elitare.Juventusi, pas asaj humbjeje të papritur javën e fundit përballë Udinezes 1-2, do të ketë mundësinë sonte të shpalosë potencialin e vet përballë Kaljarit që po befason në këto javët e fundit. Juventusi ndodhet në vendin e dytë me 43 pikë, 6 më pak se Interi kryesuaes dhe 2 më shumë se Milani i vendit të tretë. Kaljari ndodhet në vendin e 9-të me 31 pikë, aq sa ka edhe Lacio e vendit të 10-të. Më poshtë do të paraqesim formacionet më të cilat pritet të futen ne fushe skuadrat në dy takimet e sotme.Napoli-Udinese (ora 18:00)NAPOLI (3-5-2): Navarro; Cannavaro, Rinaudo, Contini; Maggio, Blasi, Gargano, Hamsik, Vitale; Denis, Lavezzi. Në stol: Sepe, Santacroce, Aronica, Pazienza, Bogliacino, Zalayeta. All. RejaTe padisponueshem: Iezzo, Gianello, Montervino (I skualifikuar), Mannini (I skualifikuar për një vit për mos pranim të kontrollit anti-doping)UDINESE (4-3-3): Handanovic; Ferronetti, Zapata, Felipe, Lukovic; Isla, Inler, D'Agostino, Asamoah; Di Natale, Quagliarella. Në stol: Belardi, Coda, Pasquale, Obodo, Pepe, Floro Flores, Sanchez. All. Marino I padisponueshëm: DomizziJuventus-Cagliari (ora 20.30)JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Grygera, Legrottaglie, Chiellini, Molinaro; Marchionni, Sissoko, Marchisio, Nedved; Amauri, Del Piero. Ne stol: Chimenti, Mellberg, De Ceglie, Zanetti, Tiago, Trezeguet, Iaquinta. All:. RanieriTe padisponueshem: Andrade, Zebina, Knezevic, Camoranesi, Salihamidzic, Manninger, GiovincoCAGLIARI (4-3-1-2): Marchetti; Pisano, Bianco, Canini, Agostini; Biondini, Fini, Conti, Biondini; Cossu; Acquafresca, Jeda. Në stol: Lupatelli, Matheu, Astori, Parola, Larrivey, Lazzari, Matri. All. AllegriI padisponueshëm: Lopez

Rikthehet Superliga shqiptare pas një muaji pushimi

Superliga shqiptare rikthehet sot pas afër një muaji pushimi për shkak të festave të fundvitit dhe merkatos së janarit. Java e 18-të do të verë përballë tyre dy ekipet e kryeqytetit, Dinamon dhe Tiranën. Kjo është ndeshja kryesore për këtë javë, e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në orën 17:00. Ndeshja e dytë për nga rëndësia, ajo mes Shkumbinit dhe Vllaznisë kryesuese, do të luhet në orën 14:00 në stadiumin e Peqinit. Teuta e Durrësit do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Elbasanit. Kjo e fundit ka qenë shumë aktive në këtë merkato. Besa në letër pritet ta ketë të lehtë me skuadrën e Lushnjës në stadiumin e saj. Partizani do të udhëtojë për në Ballsh ku do të ndeshet me vendasit e Bylisit. Kryeqytetasve i duhet patjetër një rezultat pozitiv për të dalë nga gjendja e vështirë që ndodhen. Flamurtari i Vlorës do të presë në fushën e vet Apoloninë e Fierit.Ndeshjet do të luhen në orën 14:00, veç derbit Dinamo-Tirana që do të luhet në orën 17:00. Përballjet e javës së 18-të dhe renditjen e skuadrave të Supërligës mund t’i gjeni në logon e kampionatit tonë në hoımepage.

City provon shansin edhe me Terryn

Manchester City ka bёrё njё hap befasues duke dërguar ofertё pёr shërbimet e kapitenit tё Chelseat, John Terry.
Times ka shkruar se drejtori ekzekutiv i Cityt, Garry Cook, ka biseduar me Peter Kenyon, shefin ekzekutiv tё Chelesat, pёr tё pyetur rreth situatës sё Terryt. Si edhe pёr Kaka, i cili vendosi tё mbetet nё Milan, City kishte planifikuar tё bёnte ofertё tё cilёn rrallё klub do ta refuzonte. Por tё njёjtёn përgjigje ka marrё edhe nga klubi londinez, se kapiteni nuk ishte nё shitje pёr kurrfarë çmimi.

Ferguson synon 80 gola kёtё sezon

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ёshtё i bindur se sulmi i ekipit tё tij mund ta thyejё barrierën prej 80 golave kёtё sezon.
Ferguson beson se Dimitar Berbatov, Wayne Rooney, Carlos Tevez dhe Cristiano Ronaldo, qё tё gjithё mund tё arrijnë kuotën e 20 golave kёtё sezon. “Sigurisht, mendoj se ata janë nё gjendje ta bёjnё atё. Pёr momentin kanё qenё mbrojtësit ata tё cilёt kanё rёnё nё pah deri tash. Tash shpresoj se tash do tё jetё momenti i sulmuesve”, ka thёnё Ferguson. “Ronaldo ёshtё njё shembull i mirё. Vitin e kaluar ai ishte i mrekullueshëm, shёnoi 42 gola si anësor. Ende njerëzit thonё se ai nuk po kalon njё sezon tё mirё kёtё vit, por ai ka shёnuar 13 gola si dhe ka bёrё 11 asistime”. “Ai pa dyshim do tё përfundojë me mbi 20 gola. Rekordi i Berbatov nё Tottenham ishte 20 gola ose mё shumë nё sezon, dhe presim ta pёrsёrisё kёtё. Dhe sigurisht, nёse do tё kemi gola shtesё nga Carlos dhe Wayne, kjo na jep rast mё tё mirё”, ka shtuar skocezi.

Chelsea ka frikё nga Kuyt

Menaxheri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, e vlerëson Dirk Kuyt lojtarin mё tё rrezikshëm tё Liverpoolit.
Kur ёshtё pyetur nёse do t’i kushtonte vëmendje tё veçantё mbulimit tё Steven Gerrard nё ndeshjen e nesërme nё Anfield, ai ka befasuar duke thёnё se ka frikё nga dikush tjetër. “Gerrard? Dhe çfarë me Torres, Riera dhe Mascherano? Kjo ёshtё si tё thuash se ekipi im varet i gjithi nga Lampard. Liverpool ka lojtarё fantastik, siç kemi edhe ne”, ka thёnё Scolari. “Por njё lojtarё mё pёlqen mё shumti, tё cilin as qё e përmendet. Kur ai luante me Holandёn dhe unё drejtoja Portugalinё, thash ‘Ju lutem mos luani me kёtё’,”, ka shtuar braziliani

30 janar 2009

Hamburg ngjitet në krye

Skuadra e Hamburgut ka shënuar fitore minimale kundër kampionëve në fuqi të Bayern Munichut, për t’i prirë Bundesligës së paku deri të shtunën.
Takimi i zhvilluar sonte në HSH Nordbank Arena ndërmjet Hamburgut dhe Bayern Munichut ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të skuadrës vendase. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mladen Petric një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë. Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, pavarësisht se bavarezët deri në fund të takimit tentuan t’i barazonin shifrat. Me këtë fitore Hamburgu ngjitet në pozitën e parë me një pikë më shumë nga Hoffenheimi që zbret në pozitën e dytë, por të dielën e zhvillon ndeshjen e javës së tetëmbëdhjetë kundër skuadrës së Ervin Skelës, Energie Cottbus.

Reali transferon Faubertin

Real Madridi e ka transferuar mesfushorin e West Ham Unitedit, Julien Faubert, i cili do të qëndrojë në formë huazimi në Santiago Bernabeu.
Gazetat madrilene “Marca” dhe “AS” kanë njoftuar për këtë transferim, ndërsa Faubert do të luajë për Los Merengues deri në qershor të këtij viti, për një vlerë prej 1.5 milion eurosh, me mundësinë për t’u bërë lojtar i Realit. Ndërkaq nëse Mbretërit e dëshirojnë këtë gjë, atëherë duhet të paguajnë gjashtë milionë euro. Ky transferim ka ndodhur ‘pa pritur’, pasi paraprakisht nuk ishte informuar për ndonjë interesim të Los Blancos për mesfushorin francez.

Santa Kruz refuzon kërkesën e Mançester Sitit

Skuadra e Blekburn Roversit ka refuzuar ofertën 20 milionëshe të Mançester Sitit për paraguajanin Roke Santa Kruz. Por, skuadra e drejtuar nga Mark Hjuxh është e vendosur për të rritur shifrën deri të hënën, ditë kur përfundon edhe merkato e muajit janar. Santa Kruz firmosi për Blekburnin vitin e kaluar një kontratë katër vjeçare. Tekniku i Sitit, Mark Hjuxh, dëshiron të marrë patjetër shërbimet e sulmuesit uruguajan për pjesën e dytë të këtij sezoni futbollistik. Për këtë çështje menaxheri i Blekburnit, Sam Alerdis, deklaron prerë: “Interesimi i Mançester Sitit është humbje kohe”.

Barcelona, Pyjol jashtë fushave për 10 ditë

Skuadra e Barcelonës nuk do të ketë për 10 ditë shërbimet e kapitenit të saj, Karlos Pyjol. Kapiteni i katalanasve ka pësuar një dëmtim muskular në këmbën e majtë gjatë ndeshjes që Barcelona luajti mbrëmë me Espanjolin për Kupën e Mbretit. Barcelona e fitoi takimin 3-2, duke kaluar kështu në gjysmëfinale, pasi ndeshja e parë pati përfunduar në barazim 0-0.

Madrilenët përgatisin planin për zviceranin Berneta

Reali i Madridit është duke përgatitur planin B në qoftë se nuk vjen futbollisti Valencia nga skuadra e Uiganit. Kampionët e Spanjës janë duke menduar për Taratan nga Trabzonspori si zëvëndësues të tij, ose për Bernetan nga skuadra e Bajer Leverkusenit. I pari që qëndron në listë është zvicerani Berneta. Madrilenët janë duke neguciuar fillimisht me skuadrën e Uiganit për Vlencian, por nga kjo skuadër nuk po shihet asnjë reagim për të lëshuar futbollistin. Me shumë mundësi, sipas mediave spanjolle, Berneta do të jetë futbollisti i radhës për Realin e Madridit.

Da Kosta huazohet tek skuadra e Sampdorias

Zyrtarizohet huazimi i futbollistit portugez Manuel da Kosta nga skuadra e Fiorentinës për tek Sampdoria. Mbrojtësi Da Kosta do të mbrojë ngjyrat e Sampdorias për pjesën e dytë të këtij sezoni. Manuel da Kosta do të mbajë tek Sanpdoria numrin 77. Portugezi ka mbërritur në Xhenova dhe do të bëjë prezantimin mbasditën e sotme.

Ferguson refuzon drejtimin e Anglisë në “Londra 2012”

Sir Aleks Ferguson nuk pranon të drejtojë përfaqësuesen angleze në lojërat olimpike të vitit 2012 që do të zhvillohen në Londër. Trajneri i Mançester Junaited, 67 vjeç, ka deklaruar se nuk do të punojë më pasi të lërë drejtimin e skuadrës që drejton prej vitesh të tëra.“Nuk do të rikthehem në futbollin internacional, -ka deklaruar Ferguson për revistën e klubit, Inside United. Skuadra e Mançesterit, të cilën po e drejtoj aktualisht, është e fundit në karrieren time”.

Lopez i mungon Kaljarit përballë Juventusit

Kapiteni Diego Lopez nuk do të jetë i gatshëm për Kaljarin në përballjen e nesërme me Juventusin për javën e 22-të. Futbollisti nuk është rikuperuar plotësisht pas një lëndimi që pësoi në përballjen e mesjavës me Sienën. Trajneri i Kaljarit, Masimiliano Alegri, do të ketë të gatshëm për ndeshjen e “Olimpikos” 19 lojtarë. Kaljari ndodhet në vendin e nëntë në të njëjtën kuotë pikësh me Lacion, me 31.

Më poshtë do të paraqesim lojtarët që janë në dispozicion të Alegrit në ndeshjen me Juventusin që do të luhet nesër në orën 20:30.

Portierë: Lupateli dhe Marçeti

Mbrojtës: Agostini, Astori, Bianko, Kanini, Malioçeti, Mateu, Pisano

Mesfushorë: Biondini, Konti, Kosu, Fini, Laxari, Parola

Sulmues: Akuafreska, Jeda, Larivej, Matri

Seria A, Rixoli gjyqtari i takimit Lacio-Milan

Rixoli do të jetë gjyqtari kryesor i takimit Lacio-Milan që do të luhet ditën e dielë në orën 20:30 për javën e 22-të të Serisë A. Inter-Torino do të gjykohet nga Bergonci, ndërsa kryesori i takimit Juventus-Kaljari do të jetë Banti.

Më poshtë do të paraqesim gjyqtarët ndeshjeve të kësaj jave në Serinë A bashkë me orarin e zhvillimit të tyre.

Të shtunën, ora 18:00
NAPOLI – UDINEZE: GERVASONI

Të shtunën, ora 20:00
JUVENTUS – KALJARI: BANTI

Të dielën, ora 15:00
ATALANTA – KATANIA: DONDARINI
BOLOGNA – FIORENTINA: ORSATO
KIEVO – SAMPDORIA: GAVA
XHENOA – PALERMO: TREFOLONI
INTER – TORINO: BERGONCI
REXHINA – ROMA: ROSETI
SIENA – LEÇE: BRIGI

Të dielën, ora 20:30
LACIO – MILAN: RIXOLI

Bekam shihet gjithnjë e më larg Milanit

Çështja lidhur me të ardhmen e David Bekamit tek Milani është duke vluar ditët e fundit. Futbollistit i mbaron afati i qëndrimit tek kjo skuadër në datë 9 mars, dhe më pas, sipas të gjitha marrëveshjeve, do të rikthet tek Los Anxhelos Galaksi në kampionatin amerikan të futbollit. Dy ndeshjet e fundit kanë qenë të shkëlqyera për Bekamin në radhët e Milanit. Ai ka arritur të shënojë golin e parë me këtë skuadër në përballjen me Bolonjën, dhe këtë mesjavë shënoi përsëri, këtë herë përballë Xhenoas. Së fundmi, për të ardhmen e yllit anglez ka folur edhe trajneri i skuadrës së Los Anxhelosit, Brus Arena, i cili deklaron: “Nuk ka asnjë lajm të ri për të thënë, David do të rikthehet në Amerikë më 9 mars”.Kjo është një frazë e përsëritur shumë herë, dhe që i bën milanistët të mendojnë që tani për largimin e Bekamit në muajin mars nga skuadra e tyre.

Ranieri: Juventusi nuk është aspak i lodhur

Klaudio Ranieri nuk e sheh aspak të lodhur skuadrën e Juventusit në prag të ndeshjes me Kaljarin në javën e 22-të të Serisë A. Kjo ndeshje vjen për Juventusin menjëherë pas humbjes me skuadrën e Udinezes të merkurën për javën e 21-të. “Nuk jemi të lodhur, -deklaron trajneri bardhezi. Për hir të vërtetës në ndeshjen me Udinezen thjesht nuk ishim kompaktë në veprimet tona”. Në ndeshjen me Kaljarin trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri, do të ketë të gatshëm Kielinin, por duhet të bëjë pa Xhovinkon dhe Kamoranezin. Ndeshja Juventus-Kaljari do të luhet nesër në mbrëmje në orën 20:30.

Tribuna i kushton jetën një 21 vjeçari gjerman

Një tifoz ka humbur jetën në ndeshjen midis Borussia Dortmund dhe Ëerder Bremen. Mediat gjermane bëjnë të ditur se një tifoz Ëerder Bremen ka humbur jetën në çerekfinalen e luajtur me Borussia Dortmund. Në gjendje të dehur ai është ngjtiur në telat që rrethonin tunelin nga ku lojtarët dilnin për në fushën e lojës. Pasi ka humbur ekuilibrin, i riu 21 vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të mjekëve, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Dëmtimet e lojtarëve shokojnë Newcastle United

Dëmtimi i sulmuesit të Newcastle United, Michale Owen në kyçin e këmbës ka shokuar skuadrën. Mjekët shprehen se atij do t’i duhet të qëndrojë larg fushës së blertë për 6 deri në 8 javë. Tekniku i Newcastke United, Joe Kinnear ka deklaruar pas humbjes që pësoi me Manchester City se sulmuesi i skuadrës së tij ka pësuar një krisje të kockës në kyç të këmbës, gjë që do ta detyrojë atë të mos aktivizohet për afro dy muaj.. Kinnear ka shtuar gjithashtu se i dëmtuar është mesfushori Joey Barton. "Pas Oëen është dëmtuar edhe Barton i cili do të ketë nevojë të pushojë për të paktën 10 javë", ka thënë ai.

Pohimi i Kinnear : Kërkova të shes Geremin

Tekniku i Newcastle United, Joe Kinnear ka pranuar se kërkon të shesë mbrojtësin kamerunas, Geremi. Kinnear është shprehur se vetëm një ditë para ndeshjes me Manchester City ku skuadra e tij humbi 2-1, ka tentuar të shesë Geremin për 4 milion stërlina, por që në momentin e fundit është prishur marrëveshje dhe është detyruar ta aktivizojë atë në lojë. "Po tentoinim ta shisnim për një skuadër evropiane. Gjithçka po shkonte sipas parashikimeve tona, porn ë momentin e fundit marrëveshja dështoi", u shpreh tekniku irlandez.

Nuk pranuan testin ati-doping, dënohen një vit

Lojtari i Napolit Daniele Mannini dhe ai i Breshias në Serinë B Davide Possanzini janë dënuar me një vit largim nga fusha e blertë pasi kanë refuzuar ti nënshtrohen testimit për Doping. Dënimi i dhënë më parë për 15 ditë, është zgjatur për një vit nga Gjykata Sportive në Lozan. Ndaj tyre nisi një process hetimor pas refuzimit që i bënë testit të Dopingut në dhjetor të vitit 2007 në ndeshjen Brescia-Chievo në Verona. Për këtë, Komiteti Kombëtar Olimpik Anti-Doping në Itali i dënoi ata me 15 ditë largim nga fusha e lojës. Por, kjo nuk është parë e mjaftueshme nga Agjensia Botërore Anti-Doping, e cila e ka zgjatur dënimin në një vit të plotë.

Inter mohon kurdisjen e ndeshjeve

Skuadra e Interit ka reaguar me vonesë duke mohuar spekulimet kinse ata janë të përfshirë në skandalin e kurdisjes së ndeshjeve.
Në numrin e sotëm, gazeta italiane “Il Giornale” ka publikuar një raport sipas të cilit drejtësia italiane është duke hetuar skuadrën e Interit për përfshirje në kurdisjen e disa ndeshjeve, të cilat ia mundësuan fitimin e Scudettos në sezonin e kaluar. Pas këtij lajmi, prokurorët publik në Milano kanë mohuar spekulimet e “Il Giornale” duke thënë se ata nuk janë duke e hetuar Interin, ndërkohë më vonë edhe vetë Nerazzurët kanë reaguar duke mohuar përfshirjen e tyre në kurdisjen e ndeshjeve. “Dëshirojmë të theksojmë se ajo që thuhet në gazetën 'Il Giornale' nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën. FC Internazionale Milano dëshiron të përsërisë se një gjë e tillë nuk ekziston. Zyra e prokurorit në Milano e ka mohuar këtë gjë dhe ka deklaruar se nuk do të ketë hetime të autoriteteve të Interit për sezonin 2007/2008. Skuadra do ta mbrojë imazhin e saj në secilën mënyrë të mundshme”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Inter ka kurdisur ndeshjet? Moratti hesht!

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka vendosur të mos komentojë shkrimet në gazetën “Il Giornale”, sipas së cilës skuadra e tij ka kurdisur ndeshjet në sezonin e kaluar.
Ministria Publike në Itali ka nisur hetimet në lidhje me kurdisjen e ndeshjeve në sezonin e kaluar, ndërsa “Il Giornale” ka publikuar hetimin, sipas të cilit Nerazzurët kanë kurdisur ndeshjet të cilat ua kanë mundësuar ta fitojnë Scudetton. Ky lajm ka kryesuar lajmet sportive të ditës së sotme, ndërkohë që Moratti ka refuzuar të komentojë për këtë gjë. “Dëgjova sot në lajme për këtë gjë. Mirëpo nuk e kam lexuar gazetën prandaj nuk mund të jap ndonjë koment”, ka thënë Moratti për “Sky Sport Italia

Vidic mungon kundër Interit

Mbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic, do të mungojë në takimin e parë të Ligës së Kampionëve të cilin kampionët në fuqi do ta zhvillojnë në Giuseppe Meazza kundër Interit.
Mungesa e qendërmbrojtësit kryesor të Djajve të Kuq vjen si pasoj e kartonit të kuq të cilin e mori në finalen e Kupës së Botës për Klube, ndërsa FIFA ka konfirmuar se dënimi do të jetë së paku një ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve. “Sky Sports” të premten ka konfirmuar se mbrojtësi serb është i suspenduar pikërisht për ndeshjen e parë kundër zikaltërve, e cila do të zhvillohet më 24 shkurt në Giuseppe Meazza.

Tre javë moslojë për Fabianon

Sevilla do të jetë tre javë pa Luis Fabianon, pasi që braziliani ka pësuar një lëndim gjatë takimit të të enjtes mbrëma të Copa Del Rey kundër Valencias.
Fabiano është nxjerrë jashtë në minutat e fundit të takimit pas një ndërhyrjeje të Emiliano Morettit, ndërsa mjekët e skuadrës andaluziane kanë njoftuar se e ka dëmtuar gjurin e majtë dhe do të mungojë tre javë. Braziliani do të mungojë në derbin kundër Betisit dhe në takimin kundër Sporting Gijonit në La Liga, pastaj në takimin kundër Athletic Bilbaos në kuadër të Kupës së Mbretit, si edhe në një miqësore të Brazilit.

Bruno Alves afër Barcelonës

Liderët e La Ligas, Barcelona, është shumë afër të nënshkruajë me mbrojtësin e Portos, Bruno Alves.
Mediat portugeze njoftojnë se Alves tashmë ka nënshkruar një parakontratë me Blaugranët dhe së shpejti pritet që ai të bëhet lojtar i katalunasve. Babai i portugezit, ish-futbollisti Washington, i cili njëherit është edhe agjent i tij, ka konfirmuar se në javët e fundit janë shtuar takimet me drejtuesit e Barcelonës, mirëpo nuk ka konfirmuar ndonjë marrëveshje të nënshkruar.

Chelsea dhe City kontaktojnë me Tevezin

Dy skuadrat nga Liga Premier, Chelsea dhe Manchester City, i janë bashkuar betejës për të fituar shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit, Carlos Tevez.
“Times” njofton se United janë në bisedime me argjentinasin për të nënshkruar një kontratë, e cila do ta lidhte atë me Old Trafford, duke marrë parasysh faktin se marrëveshja në bazë të cilës Tevez është i huazuar te kampionët përfundon në qershor. Mirëpo bisedimet kanë ngecur për shkak të vlerës së madhe të parave që kërkojnë pronarët e tij, dhe po ashtu paga e lojtarit konsiderohet e lartë nga drejtuesit e United. Në ndërkohë disa klube të tjera janë shprehur të interesuara për të fituar shërbimet e Carlitos, përfshirë këtu edhe Real Madridin. Së fundmi vijnë zëra që konkurrentët për titull, Chelsea, dhe skuadra pasanike e Manchester Cityt kanë kontaktuar me lojtarit për të biseduar në lidhje me zhvillimet për transferimin e tij.

Ranieri: Juve do t’ia vështirësojë jetën Interit

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë që skuadra e tij do t’ia vështirësojë mundësitë Interit për rrugën drejt titullit, pasi që bardhezinjtë përgatiten për një rikthim që nga ndeshja e të shtunës kundër Cagliarit.
“E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Cagliari do të udhëtojë në Torino për të shfaqur formë të mirë siç kanë bërë në ndeshjet e fundit, kështu që duhet të jemi të përgatitur”.

“Duhet të kemi kujdes dhe të tregojmë më të mirën nga vetja në secilën ndeshje të radhës. E dimë se nuk luajtëm mirë kundër Udines dhe pres që lojtarët të rikthehen në mënyrën më të mirë”.

“Ne po përballemi me Interin. Do të japim maksimumin nga vetja për t’ia vështirësuar jetën. Kampionati nuk ka mbaruar dhe së shpejti do të arrijmë momentin ‘e nxehtë’ të kampionatit. Duhet të menaxhojmë gjithçka që në fund të dalim fitues”, ka thënë Ranieri për “Sky Sport Italia”.

Koha e Transferimeve

30/01/2009 Da Costa Fiorentina Sampdoria
30/01/2009 Jokin Esparza Osasuna S.D. Huesca
30/01/2009 Robert Kovac Borussia Dinamo Zagreb
29/01/2009 Leandro Damián Cufré AS Monaco FC Hertha
29/01/2009 N.Marinkovic Partizan Gimnastic
29/01/2009 M.Ferri Cagliari Sampdoria
29/01/2009 Mikel Alonso Real Sociedad Tenerife
28/01/2009 Abel Mathías Hernández Peñarol Palermo
28/01/2009 Sambueza Flamengo River Plate
28/01/2009 M.Derbyshire Blackburn Olympiakos
28/01/2009 D.Passoni Mantova Piacenza
28/01/2009 Mikhail Sivakov BATE Cagliari
28/01/2009 M.Koenders Alkmaar NEC
27/01/2009 Andrea Migliorini Livorno Pro Patria
27/01/2009 Sergio Ercolano Perugia Treviso
27/01/2009 L.Bonucci Inter Milan Pisa
27/01/2009 L.Bonucci Treviso Inter Milan
27/01/2009 C.Pani Cagliari Triestina
27/01/2009 Erice S.D. Huesca Cadiz
27/01/2009 Hidalgo Zaragoza Osasuna
27/01/2009 M.Babic Betis Hertha BSC
27/01/2009 Y.Sankhare PSG Stade de Reims
27/01/2009 J.Calvé AS Nancy-Lorraine FC Lorient
27/01/2009 Edson Ramos AEK Athens Mogi Mirim
27/01/2009 N.Papa Waigo Fiorentina Lecce
27/01/2009 C.Rivalta Atalanta Torino
27/01/2009 Sebastián Domínguez America Velez Sarsfield
27/01/2009 Matías Cahais Groningen Gimnasia
27/01/2009 R.Klavan Heracles Almelo Alkmaar
27/01/2009 M.Ndjeng Mönchengladbach Hamburg
27/01/2009 Ben Watson Crystal Palace Wigan Athletic
27/01/2009 Nsereko Savio Brescia West Ham
26/01/2009 Vasco Regini Cesena Sampdoria
26/01/2009 Mark Davies Wolves Bolton
26/01/2009 Hugo Rodallega Necaxa Wigan Athletic
26/01/2009 P.Chimbonda Sunderland Tottenham
26/01/2009 H.Mullins West Ham Portsmouth
26/01/2009 Pelè Porto Portsmouth
26/01/2009 C.Cudicini Chelsea Tottenham
25/01/2009 M.Belleri Lazio Bologna

Blackburn refuzon edhe njё ofertё pёr Santa Cruz

Manchester City ka pohuar se ka dërguar edhe njё ofertё tjetër pёr sulmuesin e Blackburnit, Roque Santa Cruz, por se edhe kjo ёshtё refuzuar.
City nuk heq dorё nga synimi pёr ta angazhuar Santa Cruz, edhe pse oferta e këtij klubi disa herё ёshtё refuzuar nga Blackburn. Sё fundi edhe vet lojtari ka deklaruar se dëshiron tё largohet nё drejtim tё Manchesterit, por kështu nuk mendon trajneri Sam Allardyce, qё ka refuzuar edhe ofertёn e fundit pёr tё. “Mbrёmё dërguam njё ofertё mё tё mirё tek Blackburni pёr Roque Santa Cruz, por u refuzuam. Kemi bёrё ofertё edhe tek Newcastle pёr shërbimet e Shay Given, por ende presim përgjigje”, ka thёnё menaxheri i Cityt, Mark Hughes.

Pirlo: Duhet ta fitojmë Lazion

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, thotë se ekipi i tij duhet tё fitojё nё ndeshjen e ardhshme ndaj Lazios, qё zhvillohet tё dielën nё Olimpiko tё Romёs.
Milani udhëhoqi pjesën mё tё madhe tё ndeshjes përballё Genoas, por Diego Milito nё çastet e fundit shёnoi pёr tё barazuar. Nё anёn tjetër Interi fitoi ndaj Cattanias duke kijuar tetё pikё epërsi ndaj Milanit. “Lazio po kalon njё periudhё tё vështirё pёr momentin. Duhet ta shfrytёzojmё kёtё dhe tё përpiqemi tё luajmë mirё. Shkojmё pёr tё fituar pasi pёr kёtё kemi nevojё”, ka thёnё Pirlo. “Nёse luajmë baras, atёherё do tё ngecim edhe mё shumё pikё mё prapa, pavarësisht qё ka edhe shumё pёr t’u luajtur, duhet tё fitojmë”, ka shtuar italiani.

Ferdinand beson nё titull

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ёshtё i bindur se ekipi i tij do ta ruajë formёn e mirё dhe se do tё arrijё edhe tek titulli i ri nё Premierligё.
Qё nga rikthimi nga Kupa Botёrore e Klubeve nё Japoni, ku triumfoi, Manchester United ka fituar tё gjitha gjashtë ndeshjet nё Premierligё dhe ka marrë kreun e tabelës. “Ne jemi nё krye dhe duhet tё përpiqemi tё qёndrojmё atje dhe tё fitojmë sa mё shumё pikё qё mundemi. Nёse vazhdojmë tё luajmë si nё ndeshjet e kaluara, kemi njё shans tё madh tё arrijmë deri tek trofeu”, ka thёnё mbrojtësi anglez. United tё shtunën do ta presё Evertonin dhe me fitore Manchesteri do tё krijonte pesё pikё epërsi ndaj Chelseat dhe Liverpoolit, tё cilёt tё dielën do tё ndeshen mes veti.

Mascherano: Kundёr Chelseat gjithçka ose asgjë

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se ndeshja kundër Chelseat duhet tё jetё “krejt ose asgjë”.
Argjentinasi ёshtё i vetёdijshёm pёr rёndёsinё e ndeshjes kundër Chelseat dhe se fitorja ёshtё mё se e nevojshme pёr ta mbajtur Liverpoolin nё garёn pёr titull. “Futbollistёt janë penduar qё kemi luajtur baras ndaj Evertonit dhe Wiganit. Kёto pikё mund tё jenё vendimtare dhe ёshtё mёkat qё i kemi humbur”, ka thёnё Mascherano. “Nuk ёshtё humbur gara pёr titull, por i kemi dhёnё rast Manchester United tё krijojё njё epërsi. Ndeshja e tё dielës do tё jetё si finale pёr ne. Gjithçka ose asgjë. Barazimi do tё ishte katastrofё, pasi United do ta shtonte epёrsinё dhe do tё ishte mё afёr titullit”, shton argjentinasi.

Kundër Kaljarit, me Trezege-Del Piero

Klaudio Ranieri ka qenë shumë i pakënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në transfertën e Udines dhe sigurisht që reparti që e ka zhgënjyer më shumë atë, ka qenë sulmi. Dyshja sulmuese e formuar nga Xhovinko-Amauri ka dështuar plotësisht dhe për këtë arsye, trajneri i bardhezinjve duket se në sfidën e ardhshme do t’ia besojë sulmin kapitenit të tij, Aleks Del Piero dhe të rikuperuarit David Trezege. Dyshja më e mirë sulmuese e sezonit të kaluar me 41 gola së bashku tashmë mund të rikthehet të drejtojë Juventusin dhe të frikësojë mbrojtjet e kundërshtarëve. Del Piero dje është stërvitur normalisht së bashku me bomberin francez dhe me shumë mundësi, të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “Olimpiko” të Torinos, tifozeria juventine mund të përqafojë dyshen e saj të artë.

Bufon do Diegon te Juventusi

Dhurata e ditëlindjes për Xhanluixhi Bufon ishin dy gola të pësuar dhe një disfatë shkatërruese në transfertën e Udinezes. Sigurisht që “dhuratat” e Kualiarelës dhe Di Natales nuk i kanë pëlqyer aspak numrit 1 më të mirë në botë, por gjithsesi, italiani nuk dorëzohet për titullin, pasi shpreson se situata mund të ndryshojë sërish në të ardhmen. “Sigurisht që nuk ishte kjo, surpriza që prisja për ditëlindjen time. Që kur kam mbërritur te Juventusi, kjo ka qenë hera ime e parë që dal i mposhtur nga “Friuli”, por nga ana tjetër, një humbje e tillë sigurisht që pritet pas një vazhde të gjatë fitoresh. Pavarësisht kësaj, disfata ndaj Udinezes nuk e njollos absolutisht kampionatin tonë. Të shtunën na pret një ndeshje me Kaljarin, skuadrën më në formë për momentin, me të cilën duhet të rigjejmë menjëherë fitoren. Një tjetër lajm pozitiv është rikuperimi i të gjithë të dëmtuarve, të cilët do të na ndihmojnë më shumë për vazhdimin e sezonit”, shprehet mbrojtësi ekstrem i torinezëve. Bufon pret Diegon – Portieri i Juventusit nuk qëndron indiferent as përballë zërave të merkatos, që flasin për afrimin e Diegos në Torino. Bufon e pret krahëhapur brazilianin e Verder Bremenit dhe në të njëjtën kohë u bën një apel drejtuesve të klubit që të bëjnë një sforco ekonomike për të blerë futbollistin në fjalë. “Sigurisht që për lojtar si Diego, ia vlen të bësh një sforco ekonomike. Sigurisht që nuk jam i bindur se mbërritja e lojtarit të Verderit në Torino do t’i japë një shtysë të madhe skuadrës sonë, por mesa e kam ndjekur Diegon në fushë, jam i sigurt se për momentin janë të paktë kampionët si ai”, vazhdon Bufon. Pavel Nedved – “Përsa i përket Nedvedit, mendoj se lojtarë si ai nuk do të vinë më në botën e futbollit, kështu që mënyra e vetme për të zëvendësuar atë, është klonimi. Edhe pse 36 vjeç, Nedvet vazhdon të stërvitet me intensitet dhe të sakrifikohet më shumë se të tjerët në fushë dhe patjetër që vazhdon të jetë i rëndësishëm për ne”. Markizio – Një ndër të pa-ktët të rinj që ka mahnitur Bufonin është shoku i tij i skuadrës, Klaudio Markizio. “Që në sezonin e kaluar, e kam këshilluar Ranierin të risillte në skuadër Klaudion. Edhe vetë ai e kishte vënë re forcën e tij dhe jam shumë i bindur që me kalimin e ndeshjeve, Markizio do të shndërrohet në një ndër pikat tona më të forta, por edhe një ndër lojtarët më të fortë në botë”. Championsi, objektivi primar – Çfarë i mungon karrierës sime? “Liga e Kampioneve, e më pas duke pasur, Kupa Interkontinentale ose tashmë Kupa e Botës për klube, të cilat jam shumë i sigurt se do t’i fitoj në të ardhmen”, përfundon portieri i Juventusi.

Marchisio - I lumtur për rinovimin me bardhezinjtë

Klaudio Markizio, futbollisti 23-vjeçar i Juventusit është shumë i lumtur pas rinovimit zyrtar të kontratës së tij deri në vitin 2014. “Jam shumë i lumtur për marrëveshjen e re të nënshkruar, pasi kështu mund të vazhdoj sërish aventurën time të mrekullueshme në klubin më të mirë në botë. Kam plot 14 vjet që përfaqësoj fanellën juventine në grupmosha të ndryshme, por ndërkohë që kam arritur në kulmin e saj, dua ta mbaj dhe ta shpërblej sa më gjatë”, deklaron mesfushori, Klaudio Markizio.

Orë vendimtare për kalimin e Iakuintas te Zenit

Sot në mëngjes pritet që në Torino të zbarkojnë drejtuesit e skuadrës së Zenitit të Shën Pjetërburgut, të cilët kanë kohë që e bisedojmë me homologët e tyre juventine mundësinë e transferimit në kampionatin rus të Vinçenco Iakuintës. Një operacioni tillë është i lidhur ngushtë edhe me transferimin tashmë të sigurt të Andrej Arshavin në radhët e Arsenalit, pasi në këtë mënyrë, Zeniti do të mbetej pa një goleador. Për momentin, vetëm dy duken të jenë pengesat për mbylljen me sukses të një marrëveshjeje të tillë, 1)Iakuinta ende nuk ka mësuar se cilat janë shifrat reale të përfitimit të tij (ndonëse përflitet për dyfishin e asaj që aktualisht përfiton te Juventusi) dhe 2) Bardhezinjtë duhet të gjejnë brenda pak ditësh një tjetër sulmues për të zëvendësuar Iakuintan. Klubi rus është i gatshëm të paguajë 13 milionë euro, 2 milionë euro më shumë se shifra që Juventusi shpenzoi në verën e vitit 2007. Ndërkohë, edhe drejtuesit bardhezinj kanë filluar kontaktet me Kualiarelën që në rast të largimit të Iakuintas në Rusi, sulmuesi friulan do të mbërrinte menjëherë në Torino për të firmosur me “Zonjën e Vjetër” dhe për të regjistruar emrin në listën që Juventusi duhet t’i paraqesë UEFA-s për Ligën e Kampioneve. Dy alternativat e tjera janë rikthimi i Paladinos nga Xhenoa ose Karlton Kol, sulmuesi anglez i Uest Hemit, të cilin Ranieri e ka stërvitur kur drejtonte Çelsin.

Fabio Capello - “Bekham duhet të bëjë ende më shumë”

“Mbi ata që do të grumbullojë për miqësoren e 11 shkurtit kundër Spanjës duhet ende të vendos, por gjithsesi jam i kënaqur nga paraqitja e Devid Bekhamit me fanellën e Milanit. Duket qartë që anglezi po ambientohet mjaft mirë me skuadrën dhe rendimenti i tij sa vjen e është më i madh me kalimin e ndeshjeve”. Janë këto fjalët e Fabio Kapelos, trajnerit italian të përfaqësueses anglez, pas një interviste të dhënë për median italiane. “Të mërkurën kam qenë prezent në “San Siro” për të ndjekur nga afër formën e Bekhamit dhe më ka pëlqyer sesi ka interpretuar ndeshjen, për të mos folur për golin e magjishëm. Atëherë do ta grumbulloj në Kombëtare? Unë grumbulloj lojtarët që luajnë dhe jo ata që stërviten”, deklaron tekniku i Anglisë, Fabio Kapelo.

“Për Bekhamin kuqezi vendos vetëm Galaksi”

Dy gola në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara me Milanin. Mund të thuhet pa frikë se tifozët kuqezinj janë dashuruar pas Devid Bekhamit dhe që Adriano Galiani, në një farë mënyre, e ka fituar bastin e tij me skeptikët, për domosdoshmërinë e anglezit në formacionin milanist. “Është e çuditshme sesi njerëzit ndryshojnë opinion kaq shpejt, - deklaron administratori i deleguar i Milanit. – Unë personalisht jam shumë i kënaqur nga Bekham, sepse arritëm të provonim që: kur vendosëm të afronim mesfushorin anglez në skuadrën tonë, ne dëshironim cilësitë sportive të futbollistit dhe jo imazhin apo publicitetin që ai mund t’i ofronte Milanit. Devid është një profesionist i vërtetë dhe një lojtar i jashtëzakonshëm”. Të gjithë tani kërkojnë që “Spice-Boy” të mbetet kuqezi, pavarësisht datës së përfundimit të huazimit, që është 8 marsi. “Kjo është e pamundur. Por, ai mund të qëndrojë vetëm në rast se me një gjë të tillë janë dakord edhe drejtuesit e lartë të skuadrës së Los Anxheles Galaksi, sepse, përveç kartonit, klubi amerikan reklamon edhe imazhin e tij”. Ronaldinjo – Tjetër problem momental i Milanit është edhe forma e dobët e brazilianit Ronaldinjo, i cili pas mbërritjes së Bekhamit është pozicionuar në pankinë nga Karlo Ançeloti. Duket se problemi i tij është gjendja e dobët fizike, ndërkohë që pyetjes mbi të, Galiani i përgjigjet shkurt: “Për Ronaldinjon pyesni përgatitësin fizik të Milanit dhe jo mua”. Kampionati – “Padyshim që java e 21-të i ka buzëqeshur vetëm Interit, sepse ne dhe Juventusi u ndalëm. Sigurisht që barazimi ynë s’më ka pëlqyer, por shpresojmë që gjatë javëve në vazhdim të mund të rikuperojmë pikët e humbura, pse jo dhe të përmbysim situatën aktuale”, përfundon Galiani.

Takim per Panucin

Në një kohë kur presidenca kuqezi përgënjeshtron transferimin e Kristian Panuçit në Milano, ditën e djeshme, rreth orës 14:40 minuta, Oskar Damiani, ish-futbollist kuqezi e njëkohësisht menaxheri i lojtarit verdhekuq, ka pasur një takim nëselinë e Milanit me Ariedo Braidan. Mësohet se aty është biseduar mbi mundësinë e transferimit, apo më saktë të rikthimit të Kristian Panuçit në Milanelo (futbollisti do largimin nga Roma pas mosmarrëveshjeve me teknikun Spaleti). Gjithsesi takimi vendimtar për këtë çështje pritet të bëhet të shtunën, më 1 shkurt, një ditë përpara mbylljes zyrtare të merkatos së dimrit (2 shkurt).

Presidenti Lejeke: Devid do të rikthehet te Galaksi

Pas perlës së tij të dytë kuqezi, të shënuar nga një goditje dënimi, dy net më parë në “San Siro”, kundër Xhenoas, tifozeria kuqezi i kërkon me ngulm presidencës milaniste të mbajë në skuadër Devid Bekhamin. Por Tim Lejeke, padroni i kompanisë “AEG” e njëkohësisht i klubit të Los Anxheles Galaksi, siguron se mesfushori anglez do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 9 mars. “Bekham ka nënshkruar një kontratë me ne dhe jam shumë i bindur se ai do të kthehet sërish tek Galaksi. Përpara se të nisej drejt Milanos, kemi zhvilluar një bisedë midis nesh, apo më saktë kemi bërë një marrëveshje, dhe duke njohur profesionalizmin e tij, të jini të gjithë të bindur se më 9 mars, Devid Bekham do të rikthehet të veshë fanellën e Los Anxheles Galaksi. Ai kërkon nga ne vetëm një skuadër më kompetitive dhe ne do të bëjmë të pamundurën për t’ia plotësuar kërkesën”.

Angjelloti meriton noten 4

Ançeloti është përfshirë në një debat gjatë përballjes me Xhenoan, njësoj si ai që Murinjo pati disa muaj më parë me një tifoz zikaltër në shkallët e “San Siros”. Pra, thelbi i debatit qe po ai: zëvendësimet që s’i kanë pëlqyer tifozerisë. Në pjesën e dytë, Ançeloti nxori nga loja Sedorfin, vendin e të cilit e zuri Senderos dhe zëvendësoi Paton me Ronaldinjon, e pikërisht në momentin që Milani ndodhej nën presionin e vazhdueshëm të Xhenoas. Me këto lëvizje, ai uli lëvizshmërinë dhe zotërimin e topit të skuadrës së tij, dhe ajo çka mori në këmbim qe goli i Militos. Thënë ndryshe: dy pikë të humbura ndaj Interit, të cilat e bëjnë titullin të duket më larg.

Zambrota - Mbrojtësi kërkon më shumë vëmendje në minutat finale

Xhanluka Zambrota sërish ka qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë për Milanin, e megjithatë ai nuk e përjashton veten si fajtor për barazimin që i dhuruan Xhenoas. “Sigurisht që prisnim të merrnim më shumë nga një ndeshje e dominuar prejnesh. Por përveç kësaj, kjo është e disata herë që në minutat finale i dhurojmë kundërshtarit golin e barazimit. Ndryshe nga pjesa e parë, gjatë 45-minutëshit të dytë lodhja u ndje shumë. Gjithsesi, ne besonim se mund t’i merrnim tri pikët. Sa për skuadrën e Gasperinit, ajo duhet përgëzuar për ritmin e lartë dhe presionin e minutave të fundit ndaj nesh, por gjithashtu edhe Abiati, i cili shpëtoi portën tonë me disa pritje të jashtëzakonshme. Shpresojmë që gabime të tilla të mos i përsërisim në të ardhmen. Kampionati është ende i gjatë dhe ne vazhdojmë të besojmë akoma tek fitimi i titullit kampion”, u shpreh Zambrota.

Abiati - “Jam shumë i zhgënjyer nga loja e skuadrës”

“Jam plotësisht i zhgënjyer dhe i mërzitur për shkak të lojës së shëmtuar që skuadra jonë zhvilloi gjatë pjesës së dytë me Xhenoan. Kaluam në avantazh në momentin e duhur, e pikërisht në kulmin e takimit, Xhenoa arriti të barazonte shifrat. Sigurisht, që më vjen shumë keq për një barazim të tillë”, deklaron shumë i mërzitur portieri kuqezi, Kristian Abiati. Me këtë barazim me Xhenoan, Milani ka hedhur poshtë dy pikë të sigurta dhe padyshim që diçka e tillë mund ta tensionojë skuadrën për transfertën e vështirë të së dielës, në “Olimpiko”, kundër Lacios. “Nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë, pasi Lacio gjendet në një moment negativ dhe do të kërkojë të reagojë ndaj humbjeve radhazi. Për këtë arsye, ne duhet ta përgatitim në maksimum këtë takim, për të mos humbur më asnjë pikë nga Interi”, tha portieri kuqezi, Abiati.