20 dhjetor 2009

Zyrtare:Hertha Berlin blen mesfushorin e Schalke,Levan Kobiashvili

Ekipi i fundit në Bundesligë,Hertha Berlin ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Schlake 04 për një vlerë të pazbuluar deri më tani.Kontrata e tij me Shcalke do të përfundonte më 30 qershor 2010.
Berlinasit aktualisht janë në vend të fundit të tabelës,ata nënshkruan një kontrat me Kobiashvili duke shpresuar se ai do ti ndihmojë që të mos dështojnë edhe në gjysmën e dytë të sezonit .Hertha do të përballet në Europa League me Benfica.
Kobiashvili nuk kishte mundësi të gjente vend në formacionin bazë.Ai bëri 4 paraqitje në Bundesligë dhe shënoi një gol në fitoren kundër Koln.
Pas kalimit te Schalke nga Freibrug në vitin 2003,Gjeorgjiani bëri 168 paraqitje në Bundesligë për klubin dhe shënoi nëntë gola.
Kobiashvili është trasnferimi i dytë i Hertha Berlinit, pasi më parë kishte siguruar shërbimet e grekut, Theofanis Gekas.