11 dhjetor 2009

Zyrtare : Spalleti strateg i Zenit St.Petersburg

Ish trajneri i Romës Luciano Spalleti ka marrë drejtimin e Zenit St. Petersburg, konfirmon klubi.
Italiani ja merr këtë post Anatoli Davydov i cili zëvëndësoi përkohësisht Dick Advocaatin e shkarkuar.
Spalleti ishte lidhur me rusët që një kohë të gjatë, dhe ai tani bashkohet me Alessandro Rossina i cili është mjaft i lumtur për këtë transferim.
Një deklaratë në ueb faqen zyrtare te klubit thotë:
“ Luciano Spalleti – kryetrajner i Zenit !”
Spalleti do të ketë për detyrë ta rikthej titullin në kampionatin rus, të rikthej Zenitin në Europë, dhe të krijoj lidhje të ngushta me akademinë e klubit.