18 dhjetor 2009

Zyrtare: Everton huazon Landon Donovan për dy muaj e gjysmë

Reprezentuesi amerikan ka nënshkruar për Evertonin në formë huazimi dhe ekipi anglez ka konfirmuar huazimin e tij me një kohë prej dy muaj e gjysmë.
Reprezentuesi i SHBA-ve do të lidh një kontratë me Evertonin për huazimin dy mujor por që duhet pritur deri në Janar që ta marr lejen e punës së lojtarit.
David Moyes ka lajmëruar në faqen zyrtare të klubit se transferimi ka përfunduar.
“Ai do të vijë në skuadër për ta shtuar ritmin e saj, pra kapiteni i kombëtares së SHBA-ve”.
“Ai është një lojtar ideal për ekipin tonë dhe shpresojmë se do të bëj ndryshime të mëdha.”
Moyes gjithashtu është interesuar për lojtarin e Atletico Madridit Maxi Rodrigues dhe për atë të Barcelonës Jeffren Suarez.
Donovan do të bashkohet një amerikani tjetër në skuadër, Tim Howard.