14 dhjetor 2009

Zyrtare: Alejandro Dominguez lojtar i Valencias

Valencia ka transferuar super-sulmuesin argjentinasin Alejandro Dominguez nga Rubin Kazani si transfer i lirë.
Dominguez u transferua në Mestalla pasi që i kaloi testet mjekësore sot pasdite, dhe më pas ky transferim u bë dhe zyrtar.
Valencia nuk i ka bërë publike detajet e marveshjes, por spekulohet për një kontratë të vlefshme 1.5 milion euro në sezonë.
28 vjeçari u shpreh të jetë i lumtur pasi arriti në aeroportin e Valencias të dielën mbrëma.
Pas testit mjekësor ai u bë lojtar i Valencias. Ai do të prezantohet nesër në ora 13:00 sipas kohës lokale në Valencia.
Dominguez shkëlqeu për Rubin Kazanin në ligën ruse dhe më pas shkëlqeu dhe në Champions League duke tërhequr dhe vëmendjen e tërë europës.