09 dhjetor 2009

Zinedin Zidane uron Real Madridin për fitore dhe lavdëron Ronaldon

Ish-lojtari i Real Madridit,Zinedin Zidane ka deklaruar se Reali mund të përparojë në të gjitha fazat e UEFA Champions League dhe tha se superylli portugez Cristiano Ronaldo,mund ti bëjë disa gjëra të cilat as ai nuk mund ti bënte.
Zidane ishte duke folur për fitoren e Los Merengues në Stade Velodrome,e cila i dërgoi në fazën KnockOut dhe me këtë tre pikësh ata u pozicionuan në maje të grupit C.
“Kohët e fund po kënaqem duke i shikuar ata[Real Madrid].Lojtarët janë impresivë.Ata janë duke luajtur si ekip dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse atyre u duhej 3 apo katër muaj të dëshmohen”, u shpreh Zidane sipas të përditshmes AS.
“Cristiano Ronaldo nuk është i mirë, ai është ‘ fenomenal’ dhe bën disa gjëra më mirë se unë”.