22 dhjetor 2009

Zidane dëshiron një pozitë më të lartë të Reali

Legjenda franceze Zinedine Zidane ka thënë se shpreson që të marrë një post drejtori te ish-skuadra e tij, Real Madrid.
Zidane aktualisht është në rolin e ‘ambasadorit’ te Los Blancos, dhe thuhet se ai e ka bindur presidentin Florentino Perez që ta transferojë Karim Benzeman, ndërsa tani po lobon për sjelljen e Franck Ribery në fund të këtij sezoni.
Thuhet se mesfushori legjendar dëshiron të marrë më shumë përgjegjësi te skuadra madrilene, mirëpo France Football nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me atë se çfarë do të punojë Zizu në të ardhmen.