02 dhjetor 2009

Zidan: Kaka dhe Benzema do të kenë sukses te Reali

Legjenda e futbollit botëror, Zinedin Zidan ka deklaruar se Rikardo Kaka dhe Karim Benzema do të arrijnë të jenë të suksesshëm me skuadrën e Realit të Madridit.Ish-futbollisti i Realit, Zidan, e mirëpriti ardhjen e Kakasë nga Seria A, dhe njëkohësisht ishte një nga personat kyç që ndikoi në marrëveshjen mes klubit madrilen dhe Lionit për kalimin e Benzemasë. Por, dy futbollistët e rinj po kritikohen për formën e tyre jo shumë të mirë që po kalojnë këto javë në radhët e Realit. Megjithatë, Zidan është i bindur se ngërçi i Kakasë dhe Benzemasë do të kalojë, dhe shkëlqimi do të rritet gradualisht.
“Kritikat këtu në Madrid janë gjithmonë të pranishme. Këto janë procese që ata duhet t’i kalojnë, duan apo jo. Ata janë dy talente të padiskutueshëm, dhe kam bindjen e plotë që do të fitojnë shumë me këtë ekip”, deklaroi Zinedin Zidan për të përditshmen AS.