15 dhjetor 2009

Zamparini: Çiro? Unë do ta kisha larguar

Zamparini ka komentuar rendimentin jo të mirë të ish-sulmuesit të Palermos, Amauri, që tani luan tek Juventusi. “Po merr kritika të padrejta. Jam me Amaurin, shpresoj që të gjejë një skuadër tjetër. Të kthehet tek Palermo? Nuk besoj, është një nga sulmuesit më të fortë dhe po e keqtrajtojnë”. Në lidhje me trajnerin e bardhezinjve, Çiro Ferrara: “Unë do ta kisha ndryshuar trajnerin deri tani. Por stili i Juventusit ndryshon nga ai i imi, unë jam më impulsiv”. Mauricio Zamparini, presidenti i Palermos, nëse do të ishte numri 1 i Juventusit nuk do të kishte zgjedhur Ferrarën si trajner të skuadrës së tij.

“Të drejtosh Juventusin do të thotë të kesh një përgjegjësi shumë të madhe. Bardhezinjtë janë një skuadër e mirë, por duhet të luajnë pa një lojtar thelbësor siç është Sisoko dhe zgjedhja e një trajneri të ri pa eksperiencë nuk ka qenë ajo e duhura”, ka thënë Zamparini. Në këtë sezon delikat të klubit torinez po gjen shumë vështirësi edhe braziliani Amauri. Në verën e 2008-ës Palermo e ka shitur lojtarin tek Juvja. “Amauri nuk meriton notën 4. Këtë notë e meriton gjithë klubi, skuadra dhe trajneri”, ka përfunduar presidenti siçilian.