17 dhjetor 2009

Yaya Toure rikthehet në radarin e Arsenalit

Mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure, raportohet se është rikthyer në planet e Arsenalit.
Presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka deklaruar mbrëmë se ata janë të vendosur ta transferojnë Cesc Fabregas nga ekipi anglez.
Sipas The Sun, Barcelona synon të ofrojë 40 milionë funte për të, para këto të mbledhura nga sponsorët. Nëse kjo mënyrë dështon, spanjollët do të ofrojnë mesfushorin e Bregut të Fildishtë, Yaya Toure, vëllain e ish-mbrojtësit të topçinjve, Kolo Toure, si dhe 30 milionë funte shtesë.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është një fans i mesfushorit dhe ishte përpjekur ta transferojë atë edhe si junior, por nuk kishte arritur ta bindë lojtarin aso kohe.