11 dhjetor 2009

Xavi: ‘Messi nuk ka konkurrentë të denjë’

Lojtari më i mirë Kampionatit të fundit evropian në Austri dhe Zvicër Xavi ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Lionel Messi duke thënë se cilësitë e tij vështirë se dikush mund t’i kundërshtojë apo edhe të krahasohet me te. “Lionel Messi padyshim është lojtari më i mirë në botë dhe si individualist ai sëpari mendon në kolektiv. Messi nuk ka konkurrentë dhe nuk mund të krahasohet askush me te. "Barcelona më shumë humb pa Messin se sa Reali pa Cristiano Ronaldon", ishte kategorik Xavi.