25 dhjetor 2009

Wenger shpreson në fitore ndaj Villas

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se ata mund t’u japin një goditje shpresave të Aston Villas për të përfunduar në top katërsh.
Wenger thotë se takimi i të shtunës është një shans i mirë për djelmoshat e tij për të treguar fuqinë.
“Është një ndeshje ku, nëse shikoni në tabelë, do të arrini në përfundim shumë e lehtë. Është një ndeshje ku ne mund ta forcojmë pozitën tonë në ligë, andaj kjo është arsyeja se pse do të jemi tërësisht të fokusuar”, ka thënë Wenger./