23 dhjetor 2009

Wenger nën presion për të shpenzuar në Janar

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger po përballet me presionin për të transferuar lojtarë të rinj, dhe të shpenzoj një shumë të konsiderueshme parash, sipas një raporti në The Daily Mirror.
Zyrtarët e Arsenalit ja kanë bërë të qartë Wengerit se duhet të transferojnë lojtarë të rinj në mënyrë që të zgjojnë nga gjumi tifozët dhe për të konkretizuar ambiciet.
Wenger mendon se ai mendon pesë herë për një çmim para se të transferoj, dhe ai ka një filozofi të çuditshme, duke transferuar talentë të rinjë që kushtojnë lirë, dhe jo superyjet tepër të shtrenjtë.
Në listën e francezit janë Carlton Cole, Gignac dhe Chamakh.Të tri këta janë shumë favorizues për Arsenalin pasi që nuk do ti kushtojnë shumë Wengerit.
Një super transferim duhet të ndodhë, pasi që nëse nuk ndodh kjo, atëherë amerikani që ka 29.99 përqind të aksioneve Kroenke, mund të largohet nga klubi nga super biznesmeni Uzbek Ulisher Usmanov të cilin nuk e dëshirojnë tifozët.