05 dhjetor 2009

Wenger mohon mundësinë e transferimit të Dzekos

Arsene Wenger ka ndërhyrë për të qetësuar spekulimet që e lidhin sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, me Topçinjtë.
“Më pëlqen ai lojtar. Mirëpo tash për tash çmimi është shumë i lartë”, ka thënë francezi.
Wenger, po ashtu ka mohuar mundësinë e transferimit të Marouane Chamakh nga Bordeaux në afatin kalimtar të janarit, duke thënë se njëherë për njëherë lojtari nuk është në dispozicion.