07 dhjetor 2009

Wenger: Kriza më e madhe në histori të klubit

Trajneri i Arsenalit,Arsene Wenger pranon se kurrë nuk kishte pasur aq të lënduar në skuadrën e tij.
Londinezët nga veriu shkuan në ndeshjen kundër Stoke Cityt me 8 lojtarë të lënduar dhe 4 të tjerë që u shtuan në fund e ata janë: – Tomas Rosicky(ijë),Emmanuel Eboue( këmba), William Gallas dhe Armand Traore ( Të dy të palëvizshëm).
“Po, për momentin ky është sezoni më i keq i lëndimeve”,deklaroi Wenger për web-in zyrtar të klubit.
“Kemi lëndime në pozicionie të njëjta.Sezonin e kaluar u mbrojtëm disi por këtë here kemi shumë të lënduar”.
“Është e vërtetë që kemi më shumë lëndime se çdo ekip dhe nuk mund ta mohoni këtë.Nuk mund të themi se nuk ka arsye por ne nuk mundemi ta gjejmë për moment”.
“Është shumë e vështirë të gjejmë një emërtues të përbashkët”
“Për shembull Tomas dhe Eduardo morrën lëndime sepse nuk luajtën për kohë të gjatë.Van Persie u lëndua me kombëtaren e tij ndërsa Theo Walcott është në njëfarë mënyre brenda dhe jashtë sepse iu desh shërimi pas ndeshjes kundër Birmingham”.
Pasi që në ekip ka shumë të lënduar dhe shumë pozicione kanë mbetur të zbrazëta Wenger duhet të mendoj për afatin e transferimeve në Janar kurse Francezi mendon se paratë janë shumë vështirë për tu gjetur.
“Dëshiroj të shoh se çka po ndodh me lëndimet.Tani jemi në fillim të Dhjetorit e do të shoh se si do të jemi në Janar”,shtoi ai.
“Por nuk duhet të ëndërrojmë shumë se gjatë Janarit mund të gjejmë një lojtar perfekt – që na duhet për forcimin e ekipit dhe që është i lire të luaj në Champions League.Na duhet “ Babadimri” për këtë”.
Wenger përjashtoi një kalim të Patrick Vieira nga Inter tek Arsenal.
“Ai nuk është sulmues dhe nuk mendoj se kemi vuajtur shumë në mesfushë me Alex Song dhe Abou Diaby kundër Stoke City”.
“Nuk besoj se kemi mangësi në mesfushë por mendoj që na mungojnë sulmues të mirë”deklaroi për fund francezi,Arsene Wenger.