15 dhjetor 2009

Walcott: Arsenali mund ta fitojë titullin pa Van Persien

Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, thotë se ekipi i tij mund ta fitojë kampionatin anglez edhe pa sulmuesin kryesor Robin van Persie.
Anglezi thotë se fitorja ndaj Liverpoolit është dëshmi se ata janë mjaft të mirë për të fituar titullin e Ligës Premier.
“Ne deshëm t’u japim diçka fansave pasi ata ishin fantastik për ne. Ne besojmë se mund të kalojmë sfidat edhe pa Robin. Ai është një lojtar shumë i madh për ne, ai ka shënuar shumë gola të rëndësishëm dhe gjatësia e tij i frikëson mbrojtësit”.
“Ishte e shkëlqyeshme të fitojmë tre pikë dhe gradualisht t’i afrohemi Chelseat dhe Manchester United. Kemi një ndeshje më pak, por tash duhet të përqendrohemi për takimin e të mërkurës kundër Burnleyt dhe të synojmë tre pikë”, ka thënë Walcott./