05 dhjetor 2009

Vucinic dëshiron të shënojë në derbi

Sulmuesi i Romës, Mirko Vucinic, ka deklaruar se ka dëshirë të madhe të shënojë në përballjen e të dielës mbrëma kundër Lazios në Derby Della Capitale.
“Më e rëndësishmja është që Roma ta fitojë ndeshjen. Të gjitha të tjerat janë në radhë të dytë”.
“Unë po përmirësohem ndeshje pas ndeshje dhe do të ishte e shkëlqyer po të shënoja kundër Lazios. Do të ishte këndshme po ta ringjallja emocionin e para dy viteve”, ka thënë malazezi për Il Corriere Dello Sport.