25 dhjetor 2009

Verdhekuqtë, mungon një titull te “Panini”

Autogol i “Panini Modena”. Albumi i futbollistëve 2009-2010, akoma jo i prezantuar zyrtarisht, por që kanë nisur që tani shitjet “on-line”, i ka dhënë në “Librin e Artë” Romës vetëm dy tituj, ndërkohë që janë tre të fituar nga klubi verdhekuq në historinë e tij (1942, 1983, 2001). Kjo gjë nuk u ka shpëtuar shumë tifozëve, që kanë nisur të protestojnë. “Është e vërtetë - konfirmon drejtori i marketingut të “Panini”-t, Antonio Alegra, - dhe kemi kërkuar falje. Ka qenë një gabim i pakapshëm tipografik si pasojë e nxitimit, por te “Panini” punojnë qënie njerëzore, ndaj edhe ne mund të gabojmë. Tani po studiojmë një mënyrë për t’i dhënë mundësi atyre që kanë blerë albumin ta ndryshojnë. Roma është një mjedis shumë i nxehtë për ne, me shumë koleksionistë, ndaj i respektojmë në veçanti. Na vjen keq, por siguroj që shpejt tek ne do të gjënden albumet e duhura. I kërkojmë falje pa dyshim edhe Romës”.