14 dhjetor 2009

Vengeri kërkon dëmshpërblim nga Holanda!

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, thotë se klubi i tij do të kërkojë konpensim nga Federata Holandeze e Futbollit për dëtmimin e sulmuesit Robin van Persi gjatë ndeshjes miqësore kundër Italisë më 14 nëntor. “Ne jemi duke e studiuar çështjen me avokatët tanë dhe përfundimisht do t’i futemi kësaj problematike”, citohet dje Venger nga gazetat angleze. “Unë pres të marrim një konpensim financiar për dëmin që na ka shkaktuar në kampionat dhe për rrogën e tij që ne e paguajmë kur ai nuk luan.
Eshtë shumë frustruese që të humbësh lojtarin për gjithë sezonin për shkak të një ndeshjeje miqësore”, ka shtuar Venger. Humbja e Van Persit është një goditje e madhe për Arsenalin, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Ai pritet të mos luajë pjesën më të madhe të sezonit. Venger gjithashtu beson se Federata Holandeze e ka diagnostikuar në mënyrë të gabuar dëmtimin e Van Persit dhe shtoi se “shumë gjëra nuk janë bërë si duhet pas dëmtimit të tij”.