11 dhjetor 2009

Vela i kënaqur me marrëveshjen e re me Arsenalin

Sulmuesi i ri meksikan Carlos Vela thotë se është i ngazëllyer që ka nënshkruar marrëveshje të re me Arsenalin.
Vela nënshkroi marrëveshjen e re këtë javë, pas disa javësh negociatash.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar marrëveshje të re dhe jam shumë i ngazëllyer që do të kaloje dhe shumë vite këtu në Klubin Futbollistik Arsenal”.
“Dua vetëm të punoj shumë dhe të ndihmon këtë klub të madh të fitojë trofe. Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe është një përgjegjësi e madhe. Do të vazhdoj të punoj shumë për t’i treguar menaxherit dhe fansave se pse jam këtu”, ka thënë Vela./