16 dhjetor 2009

Van der Vaart s’dëshiron të largohet

Ai ishte njëri prej futbollistëve që planifikohej të largohej gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo Rafael Van Der Vaart nuk e ka ndërmend të ikën nga Madridi.
“Tash jam duke luajtur me kontinuitet dhe nuk e kam ndërmend të lëvizë nga këtu”, ka thënë mesfushori 26 vjeç për të përditshmen spanjolle Marca.
Sidoqoftë, pozita e mesfushorit holandez në Real Madrid mbetet pezull, pasi që klubi nga Spanja nuk e konsideron atë të pashitshëm, duke e marrë parasysh numrin e shumtë të mesfushorëve që i posedon.