02 dhjetor 2009

Valencia në krye të Grupit B

Valencia ka shënuar fitore përballë Lille, me rezultat 3-1, për të zënë vendin e parë në grup, të cilin e mbante pikërisht skuadra franceze.
Me dy gola të Joaquin Sanchez (3’ dhe 32’) dhe një gol të Juan Matas, Los Che siguruan fitoren, ndërsa të vetmin gol për mysafirët e shënoi Aurelien Chedjou (90’+1).
Në takimin tjetër të këtij grupi, Slavia Praga dhe Genoa kanë barazuar pa gola.
Pas xhiros së pestë, Grupit B i prin Valencia me nëntë pikë, ndërsa pasohet nga Lille dhe Genoa që kanë nga gjashtë pikë, dhe xhiroja e fundit (ku takohen Genoa-Valencia dhe Lille- Slavia Praga) do të vendosë se kush do të vazhdojë tutje.