10 dhjetor 2009

Valencia i shet yjet

Valencia nuk do t’i shesë yjet e saj në janar, por në qershor, dy nga tre futbollistët kyç, Villa, Silva e Mata, do të largohen sigurt.
Këtë lajm e siguron uebfaqja spanjolle, Sport.es, e cila, duke u bazuar në atmosferën brenda në klub, ka ardhur tek ky përfundim. Valencia ka nevojë për para dhe do të shesë lojtarë.
Pozita aktuale në kampionat, lë vend për shpresë për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por kjo duket se nuk do t’i mjaftojë sulmuesit të rrezikshëm David Villa, i cili mund t’i bashkohet Barcelonës ose Manchester United.