17 dhjetor 2009

Valencia eliminon Genoan

Valencia është kualifikuar për më tutje në Europa League pasi që eliminoi me një fitore 2-1 në transfertë Genoan që i duhej patjetër fitorja.
Vendasit dominuan gjatë gjithë takimit. Por në fakt mungonte konkretizimi, gjë të cilën e bënë mysafirët nga Spanja.
Në fund të pjesës së parë, Bruno Saltor shënon golin e parë të takimit, për epërsinë e Valencias 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Italianët shtrëngojnë dhëmbët. Vetëm fitorja nevojitej.
Njëri prej sulmuesve më të mirë në histori të Series A, Hernan Crespo shënon në minutën e 51 golin e barazimit për vendasit.
Genoa bëri përpjekje maksimale për të shënuar golin e fitores por pati fat kur David Villa huqi një penalti në minutën e 85.
Atë që nuk e bëri nga pika e bardhë, Villa e bëri në minutën e 95’ kur shënon për 2-1 dhe eliminimin e Italianëve.
Lille nga ana tjetër ka mposhtur 3-1 Slavia Pragën dhe u kualifikua për më tej së bashku me Valencian me nga 10 pikë.