12 dhjetor 2009

United mposhtet në Old Trafford

Manchester United ka dështuar të ngushtojë diferencën e pikëve me Chelsean, pasi është mposhtur para tifozëve të vet.
Aston Villa ka shënuar fitore minimale prej 1-0, si mysafir i kamponit të Anglisë në fuqi.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Gabriel Agbonlahor (21’), ndërsa tri pikët e reja e pozicionojnë Aston Villan në vendin e tretë në tabelë, me një pikë më shumë se Arsenali që të dielën e zhvillon derbin kundër Liverpoolit.