06 dhjetor 2009

United konfirmon interesimin për Dzekon

Asistenti i Manchester Unitedit, Mike Phelan, ka pranuar se sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, është lojtar i cili tërheq interesin e Djajve të Kuq.
Sulmuesi boshnjak kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane për shkak të formës së mirë që kaloi sezonin e kaluar në Bundesliga, ndërsa së fundmi është spekuluar edhe për interesimin e United.
“Jam i sigurt se një numër i madh skuadrash e kërkojnë atë. A jemi ne njëra nga ato? Ne po kërkojmë talentë gjatë gjithë kohës dhe ne jemi aty në radhë me të tjerët”, ka thënë Phelan për The News of the World. /