21 dhjetor 2009

United interesohet për Sebastien Frey

Sipas mediave në Itali, kampioni i Ligës Premier, Manchester United, është duke e ndjekur portierin e Fiorentinës, Sebastien Frey.

Djajtë e Kuq janë lidhur me një angazhim të disa portierëve, pasi njëshi i ekipit, Edwin van der Sar pritet të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, dhe Sebastian Frey është një prej portierëve të cilët janë nën llupën e Sir Alex Ferguson.

Frey është në një formë të jashtëzakonshme dhe në vitet e fundit është një prej portierëve më të mirë në Serie A.

Por, kampioni i Anglisë nuk do të ketë detyrë të lehtë të marrë shërbimet e Frey, kontrata e të cilit skadon në vitin 2013 dhe ka në kontratë një klauzulë blerëse e cila arrin shifron e 18 milionë eurove.