27 dhjetor 2009

United e City në garë për Chiellinin

Thuhet se trajneri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka vënë si prioritet kryesor të klubit transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellini.

Mirëpo, edhe Sir Alex Ferguson është duke pasur probleme me mbrojtje, ashtu që ka orientuar vëmendje kah mbrojtësi italian.

Ndërsa vetë lojtari, edhe pse dëshiron të qëndrojë te bardhezinjtë, më herët ka shprehur interesim që të transferohet në Ligën Premier.

Ndërkohë, agjenti i tij Davide Lippi e ka lënë derën hapur për të dy rivalët nga qyteti i Mançesterit. “Do të jetë vështirë që një lojtar aq i rëndësishëm si Chiellini të largohet nga Juventusi, por do të shohim se çfarë do të ndodhë në janar”.