24 dhjetor 2009

United dëshiron shërbimet e Ben Arfas

Manchester Unitedi është i interesuar për shërbimet e futbollistit të Olimpique Marseille, Hatem Ben Arfa.
Mediat angleze njoftojnë se Sir Alex Ferguson dëshiron ta sjellë anësorin francez në Old Trafford.
Në garë për shërbimet e ish-lojtarit të Lyonit është edhe skuadra greke Olympiacos, pastaj Tottenhami dhe Sevilla,mirëpo është e kuptueshme se Ben Arfa do t’i japë përparësi Unitedit.