15 dhjetor 2009

United barazohet me pikë me Chelsean

Manchester United ka shënuar fitore prej 3-0 përballë Wolverhampton Wanderers, për t’u barazuar me pikë me liderin e Ligës Premier, Chelsea.
Wayne Rooney (30’), Nemanja Vidic (43’) dhe Antonio Valencia (66’) ishin heronjtë e vendasve, të cilët siguruar tri pikë të reja për kampionin në fuqi.
Me këtë fitore, Djajtë e Kuq barazohen me pikë me Blutë, por duke mos harruar që ekipi i Carlo Ancelottit, të mërkurën zhvillon ndeshjen e xhiros së 17-të kundër Portsmouthit.