07 dhjetor 2009

Twente dëshiron Huntelaarin

Pas interesimit për anësorin e Manchester Unitedit, Zoran Tosic, skuadra holandeze Twente ka shprehur interesim për sulmuesin e Milanit, Klaas-Jan Huntelaar.
Twente aktualisht gjendet në krye të Ligës holandeze, ndërsa sipas një burimi, ata dëshirojnë ta huazojnë sulmuesin holandez deri në fund të këtij sezoni.
Edhe pse ky transferim duket thuajse i pamundur, rrethana të ndryshme mund të ndikojnë në realizmin e tij. Siç është p.sh. dëshira e Huntelaar që të luajë në Kampionatin Botëror, ndërsa Milani mund të ketë leverdi në ngritjen e formës së 26-vjeçarit. /