02 dhjetor 2009

Trezeguet i gatshëm kundër Interit

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, është i gatshëm të luajë në ‘derby d’Italia’ kundër Interit.

Tuttosport njofton se Trezegol është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i pulpës së këmbës, edhe pse dyshohej që nuk do të mund të luante deri në janar.

Juventusi nuk guxon ta humbë këtë ndeshje, ndërsa Trezeguet është i njohur për ndeshje të mëdha.

Nëse Interi fiton, Juve do të mbetet 11 pikë prapa, dhe do ta ketë shumë të vështirë ta ngushtojë këtë diferencë deri në fund të kampionatit nëse planifikon të garojë për Scudetto.