03 dhjetor 2009

Trezege riaftësohet, “Zonja” shpreson

Pesë në Angli, dy në Francë, tre në Gjermani, dy në Spanjë: janë pikët që ndajnë vendin e parë në renditje (Çelsi, Bordo, Bajer Leverkusen dhe Barcelona) nga vendi i dytë (Mançester Junjatid, Lion dhe Okserr, Verder Bremen dhe Reali i Madridit). Me pak fjalë, kampionate akoma të hapur, por Italia bën përjashtim. Seria A, në fakt, mban ngjyrat zikaltër, me Zanetin dhe shokët që kanë një avntazh prej 7 pikësh ndaj Milanit dhe nga Juventusi i Çiro Ferrarës që të shtunën do të kërkojë të ngushtojë diferencat.

Siç dihet, për të fituar duhet shënuar dhe kur flitet për gol nuk ka si të mos flitet për Trezegenë, autor i 167 golave me fanellën bardhezi. Francezi që ka munguar për një muaj për shkak të një dëmtimi, do të arrijë të rekuperojë për ndeshjen kundër Interit. Trezege mund të luajë në krah të Amaurit me Del Pieron, që do të ruhet për takimin e Championsit kundër Bajernit të Mynihut. Ndërsa Diego do të luajë mbrapa krahëve të dy sulmuesve.