17 dhjetor 2009

Trepça përforcohet me Ismailin

Kampioni vjeshtor, Trepça, i ka përforcuar radhët e veta me mesfushorin Nuriman Ismaili, i cili së fundmi ka luajtur në kampionatin bolivian, përkatësisht tek ekipi La Paz. Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën drejtori i klubit mitrovicas, Eroll Vitaku.
“Sot e kemi nënshkruar kontratën për një vit e gjysmë me Ismailin. Ai do të jetë me ne deri në verën e vitit 2011”, ka thënë Vitaku. Ismaili është pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë. Ai më parë ka luajtur tek Renova e Maqedonisë.
Pas përfundimit të sezonit vjeshtor, Ismaili është përforcimi i dytë i “xehetarëve”, pas Patrik Doçit. Ndërkohë, klubi mitrovicas është afër vazhdimit të bashkëpunimit me mbrojtësin Arben Zhjeqi, ndërsa pritet të përforcohet edhe me një futbollist të fazës ofanzive.