20 dhjetor 2009

Toure dëshiron të largohet nga City

Kapiteni i Manchester Cityt, Kolo Toure, raportohet se dëshiron të largohet nga klubi anglez.
Sunday Mirror shkruan se këshilluesit e Toure ua kanë shpërndarë fjalët disa klubeve spanjolle.
Toure iu bashkua Cityt në korrik nga Arsenali për një shumë prej 12 milionë funtesh dhe ‘detyroi’ ish-kapitenin Richard Dunne të largohet në drejtim të Aston Villas madje duke marrë edhe shiritin e kapitenit.
Por dështimi i Cityt të jetë në top katërsh së fundi shkarkimi i trajnerit Mark Hughes mund të bëjnë që Toure të kërkojë të largohet. Destinacione të mundshme të tij mund të jenë Barcelona ose Real Madrid.