17 dhjetor 2009

Totti, edhe pesë vjet në Romë

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me klubin nga kryeqyteti italian.
Marrëveshja e re e lidh 33 vjeçarin me Romën deri në vitin 2014 dhe kjo nënkupton se ai do të përfundojë karrierën në klubin nga qyteti i tij i lindjes.
Pas pensionimit nga futbolli aktiv, Totti pritet të ketë një rol si anëtar i stafit teknik të ekipit.
“Gjithmonë kam ëndërruar të bart përgjithmonë fanellën e Romës. Tani kam realizuar ëndrrën time”, deklaroi Totti.