12 dhjetor 2009

Totti: Cassano ka frikë nga unë

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka lëshuar thumba në drejtim të sulmuesit të Sampdorias, Antonio Cassano, në prag të takimit të së dielës.
Dyshja ishin miq në Roma, para se një fjalosje mes tyre bëri që Cassano të largohet në drejtim të Real Madridit.
“A kam frikë të luaj kundër Cassanos? Nëse është kështu, mendoj se ai ka frikë të përballet me mua. Pres që të kemi një rikthim në formë në Seria A, kjo është duke ndodhur. Për momentin jemi shumë të qetë dhe kemi vetëbesim”, ka thënë Totti