23 dhjetor 2009

Torres: Nuk kam pritur Liverpooli të bie kaq shpejt

Sulmuesi spanjoll Fernando Torres thotë se rrëshqitja e Liverpoolit këtë sezon e ka befasuar atë.
I gjendur në pozitën e tetë, tetë pikë prapa pozitës së katërt ku gjendet Aston Villa, ky është një prej sezoneve më të dobëta të Liverpoolit.
“Ne japim më të mirën por vazhdojmë të humbasin në të gjitha ndeshjet dhe nuk ka mënyrë për të zgjidhur problemin. Është e qartë se nuk e kam pritur këtë, pasi këtë sezon ne menduam se do të garojmë për gjithçka, si gjithmonë”.
“Çdo vit Liverpooli do të përpiqet të fitojë çdo trofe, varësisht prej rrethanave. Por unë nuk e prita të jemi jashtë gare në këtë shkallë të sezonit”, ka thënë Torres