04 dhjetor 2009

Torres luan kundër Blackburnit

Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka qartësuar se sulmuesi spanjoll Fernando Torres do të përfshihet në skuadrën e Të Kuqve në përballjen e fundjavës kundër Blackburn Rovers, mirëpo sipas të gjitha gjasave do të inkuadrohet nga banka rezervë.
“Ai do të jetë në skuadër për nesër (të shtunën), ai është stërvitur, ai ishte pjesë e seancave (stërvitore)”.
“Ai është më mirë... shpresoj që të jetë i gatshëm edhe në ndeshjen kundër Fiorentinas (në Ligën e Kampionëve), ashtu që të luajë më shumë”, ka thënë Benitez në një konferencë për shtyp.