27 dhjetor 2009

Torres largohet, Pandev në Anfield ?

Sulmuesi i Liverpoolit Fernando Torres është duke e menduar seriozisht largimin nëse Liverpooli nuk arrin në Top 4 këtë sezonë, raporton News of the World.
Spanjolli ju bashkua Liverpoolit më 2007, duke u larguar nga vendlindja për Liverpoolin dhe ëndrrën për tituj.
Liverpooli është eliminuar nga Champions League, dhe ka pësuar shtatë disfata në Premier League, për të qenë vetëm në vendin e shtatë.
Përkundër besnikërisë të treguar ndaj klubit anglez, Fernando Torres mund të largohet shumë lehtë, pasi që dëshiron të luaj në garën më prestigjioze europiane.
Manchester Cityt i është refuzuar më parë një ofertë prej 70 milion funtash, kurse Chelsea është duke e monitoruar situatën.
Nga ana tjetër, Daily Star Sunday raporton se Rafael Benitez është i interesuar për t’ia prishur planet Mourinhos për transferimin e Goran Pandev, duke e sjellur këtë të fundit në Anfield.
Pandev është transfer i lirë, dhe sipas spekulimeve të djeshme ai do të kryente testet mjekësore të hënën dhe do të nënshkruante menjëherë. Ai do të duhej të prezantohej më 2 Janar, por duket se Benitez këtu do të prish gjithçka.