02 dhjetor 2009

Torres: Anfield, shtëpia ime

Sulmuesi i Liverpoolit Fernando Torres ka përsëritur se në Liverpool ndjehet si në shtëpinë e tij që pas ardhjes nga Athletico Madridi vitin e kaluar.
“ Unë vërtetë ndjehem si vendas. Që nga dita kur kam ardhur këtu deri më sot unë e kam Anfield shtëpinë time. Ndjehem sikur jam nga Liverpooli.”
“ Për mua, Anfield është vendi më i mirë në Angli, por kur jam me familje ne natyrisht shkojmë në qendër të Liverpoolit.”
“ Është mirë ti shoh njerzit duke më konsideruar si vendas. Ata më pyesini mua për Liverpoolin dhe veten time.”
“ Të jem i sinqertë, më duhet ti falenderoj edhe njerëzit nga Evertoni që më pyesin normal në rrugë.”
“ Kur isha në Madrid, tifozët e Realit nuk më donin. Por këtu, fansat e Liverpoolit janë të mirë, jam befasuar në fillim.”
“ Këtu njerëzit janë më ndryshe. Në Madrid njerëzit nuk kanë dhe aq respekt për lojtarët. Nuk mund ti bëni gjërat që një njeri duhet ti bëj. Por këtu, njerëzit i respektojnë lojtarët më shumë jashtë fushe.” Përfundoi Torres.