15 dhjetor 2009

Top 10 profesionet para se të bëheshin futbollistë

Steve Savidan – Banakier

Sulmuesi udhëtues i cili kishte një rrugë të pazakontë deri në maje, ishte banakier i zakonshëm në disa shtete të ndryshme, duke luajtur në klube të vogla të futbollit francez.

Ky njeri dëshmoi se përkushtimi mund të rrëzoj dhe male pasi shpëtoi karrierën e tij duke dërguar Valencienes drejt suksesit madje duke arritur një paraqitje për kombëtaren franceze. Gjithçka ishte gati që ai të kaloj tek Monaco, por testi i bërë mjekësor zbuloi një defekt në zemër dhe Savidan ishte detyruar të penzionohej në moshën 31 vjeçare.

Mat Mitchel King – Model rezervë

Duke ecur nëpër pistat e Armanit si model, ai ishte punësuar si model rezervë i Rio Ferdinandit në një fushatë të Nike para se të nënshkruante një kontratë tjetër vetiake me Crewe Alexanrdra. Edhe pse e din se ai kushton shumë më pak se Rio, ai mendon se mund ta zëvëndësoj atë edhe te United.

Roar Strand – Fshirës Oxhaqesh

Ryan Giggsi i Norvegjisë, Strand ka në vitrinën e tij mbi 15 tituj të kampionatit norvegjez dhe gjithçka tjetër nga futbolli nordik.

Ashtu si uellsiani, Strand bëri më të mirën nën një disciplinë strikte të trajnerit të tij. Përderisa kolegët e tij preferonin të ishin mësues, Strand më të lehtë e kishte të jetë fshirës i oxhaqeve.

Julio Cruz – Kopshtar

Cruz e morri pseudoemrin i gjelbërti nga puna e tij si kositës bari në klubin e tij lokal të futbollit në Argjentinë.

Siç thuhet, ai ishte pyetur nga trajneri i kësaj skuadre që ta zëvëndësoj një lojtar të lënduar, dhe bëri aq shumë përshtypje sa që menjëherë ju ofrua një kontratë.

Chris Waddle – Prodhues salsiçesh ( i suxhukëve )

Dribleri i jashtëzakonshëm, më parë ishte i punësuar në një fabrikë të salsiçeve. Pas kësaj u bë dhe këngëtar, e pabesueshme por e vërtetë. Më vonë ai u bë përgjegjës për tërë sezonin e një skuadre dhe jo më si përgjegjës në atë fabrikë.

Në ndërkohë shoku i tij i skuadrës punoi si elektricist dhe e përdori Nottingham Forestin për të reklamuar shërbimet e tij.

Jose Mourinho – Mësues/Përkthyes

Pasi që dështoi të shpërthej si lojtar, ai kapi librat dhe ju fut shkollës, por menjëherë ndëroi mendje duke studiuar shkencat sportive. Ai u bë një mësues i edukatës fizike dhe trajner që drejtoi disa skuadra të të rinjve në shumë shkolla të Lisbonës para se arriti të bëhej përkthyesi personal i Bobby Robsonit.

“ I veçanti “ nuk kishte vetëm talent për të përkthyer por i la përshtypje trajnerit veteran me njohuritë e tij taktike. Kur Robson shkoi ta drejtoj Barcelonën më 1996, Mourinho u bë katalan dhe gjatë asaj kohe ai ndëgjoi Robsonin i cili i tregonte gjithçka mbi hierarkinë katalanase.

Sir Alex Ferguson – Ndërtues anijesh/kuzhinier

Qëndrimi i fortë ndaj superyjeve nga Fergie, duket se qëndron në të kaluarën e tij të largët prapa anijeve të prishura të Skocisë.

Shumë kohë më përpara se barierat e anijeve të zbuloheshin, lojtari amater ishte ndërtues i atyre, duke u tërhequr në moshën 23 vjeçare. Në këtë profesion ai tregoi aftësi të larta të një lideri duke i paguar kolegët për të qenë ai shefi i të gjithëve.

Dekada më vonë, skocezi do ta merrte në telefon mikun e tij George Graham për të folur për kontratën e tij te Arsenali, që për pronarët e atëhershëm të United ishte e turpshme sa ishte modeste dhe e pakrahasueshme me top lojtarët.

Kryekuzhinieri Gordon Ramsey mbajti disa gara në të cilat Ferguson kishte treguar bindjen e tij për kuzhinën që në moshën 30 vjeçare. Ai punoi si kuzhinier në një restaurant ngjitur me Hampden Park para se të vendos që të koncentrohet në karrierën e tij futbollistike.

Moreno Toricelli – Zdrukthtar

Ai do të tërhiqej nga fabrika e zdrukthimit kur u paraqit për skuadrën e tij amatere në një miqësore parasezonale me Juventusin në verën e 1992.

Trajnerit të Bianconerëve Toricelli i la mjaft përshtypje duke e bërë atë të shpenzoj 20 milion lira për ta sjellur në Torino. Një vit më vonë ai luajti përkrah Roberto Baggios kur zonja e vjetër shkatëroi Borussia Dortmundin për ta fituar UEFA Cup.

Peter Shmeichel – Pastrues/Montues tepihësh

I vendosi duart në punë të ndryshme duke përfshirë dhe punën prej 12 muajsh si pastrues në një shtëpi penzionerësh para se të godiste në skenë.

Portieri ishte dhe një nxënës montuesish tepihësh, shiti reklama për gazeta, dhe mbajti një dyqan humanitar për fondacionin e botës së egër, para se ti bashkohej Manchester Unitedit më 1991. Tani ai i analizon punët e këqija në Discovery Channel.

Grafite – Shitës shportash

Super sulmuesi i Wolfsburgut shkoi derë më derë në vendlindjen e tij San Paolo për të shitur shporta në mënyrë që ta mbaj familjen e tij.

Në disa intervista ai tha se kjo nuk ishte një punë e pazakonshme për kohën dhe mendonte se përvoja i kishte dhënë atij shumë gjëra pozitive. Ashtu siç tregoi gjëra pozitive, ai do ta vinte më vonë në shportë Bayernin me një supergol.