25 dhjetor 2009

Toni zgjedh Romën dhe Totin për kombëtaren

Do të rinisë në Romë dhe nga Roma “rivrapimi” i Luka Tonit në Botërorin e Afrikës së Jugut. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut,
i lënë i lirë nga klubi gjerman, do të vijë në kryeqytet në formën e huasë që në janar për të veshur fanellën verdhekuqe. Kësisoj, e cila Roma mundi konkurrencën e Hamburgut, Atletikos së Madridit e Dinamos së Moskës, do t’i pagujë vetëm rrogën sulmuesit deri në qershorin që vjen. Toni do të formojë kështu dyshen e sulmit me Totin, duke bërë prova edhe për sulmin e Botërorit me “axurrët”.
Nëse do të shihej nga ana e Tonit, gjithçka do të konsiderohej një urim dhe një nder që sulmuesi të rikthehet si dikur dhe të bindë Marçelo Lipin për ta marrë në Botëror. Po, sepse pavarësisht nga dëshira e ish-qendërsulmuesit të Fiorentinës për t’u kthyer në Itali, ajo që ka ndikuar në zgjedhjen e tij, ka qenë pikërisht dëshira për të qenë pjesë e delegacionit “axurr” në veprimtarinë futbollistike më të madhe botërore që zhvillohet një herë në katër vjet. Mosmarrëveshjet që nuk u mbyllën asnjëherë mes Luka Tonit dhe trajenrit të bavarezëve Luis Van Gal, ku holandezi nuk e aktivizonte më, po e vështirësonte gjithnjë e më shumë “jetën axurre” të kampionit të Botës. Për Tonin, si të gjithë të tjerët, diskutimi i Lipit ka qenë në të vërtetë shumë i qartë: për të fituar një vend në kombëtare, duhet luajtur me skuadrën e klubit që militon. Pra, pa ndeshje s’ka bëtoror. Këtu lindi dhe zgjedhja e Lukës për ta rinisur aventurën e tij nga Roma, duke u lidhur me Françesko Totin dhe Klaudio Ranierin, të cilit tani do t’i takojë detyra jo e thjeshtë e bashkëjetesës në fushë mes Tonit, kapitenit dhe Mirko Vuçiniçit. Përshtypja është se malazezi mund të aktivizohet si anësor i majtë në mesfushë, rol i mbuluar edhe në të shkuarën, duke i lënë hapësirë në qendër ish-lojtarit vjollcë. Pastaj pa dyshim do t’i takojë Tonit të tregojë se nëse mund të kthehet në nivelet e tij si dy vjet më parë. Dhe me shumë gola mund të rifitojë një vend në kombëtare.
Në të vërtetë nuk kishte rrugë tjetër italiani, pasi Bajerni arriti deri aty sa të deklarojë që është gati ta japë edhe falas lojtarin, i cili përfitonte në sezon 6 milionë euro. Dhe Toni pranoi menjëherë, duke hequr dorë edhe nga miliona euro, pasi me Romën për 6 muaj do të marrë “vetëm” 3 milionë euro. Një e ardhme që do të thotë në thelb dy gjëra: Botërori dhe një rinovim (ndoshta 2-vjeçar) me Romën. E gjithë kjo pasi më 26 maj ai do të mbushë 33 vjeç. Më mirë se kaq, s’ka ku të shkojë.