14 dhjetor 2009

Toni: Më shumë gjasa që të fitoj në llotari se sa të qëndroj në Bayern

Sulmuesi i Bayernit Luca Toni i ka marrë pak kohë vetes për të reaguar ndaj strategut të Bayernit Lous Van Gaal që ditë më parë tha se nuk ka kthim prapa për sulmuesin Italian.
“ Natyrisht se do të largohem nga Bayerni. Kjo do të vendoset brenda 10 ditësh por nuk kam më gjasa që të qëndroj këtu. Më shumë kam gjasa të fitoj në llotari se sa të qëndroj në Bayern.”
“ Do të lë kujtime të mira prapa meje, për një sezon prej 39 golash në të gjitha garat. Më keq filloi të bëhej nën menagjerin Juergen Klinsmann, por tani, gjithçka morri fund.” Përfundoi Luca Toni, për Bild.