27 dhjetor 2009

Toni: Do t’i bashkohem Romës

Sulmuesi në largim i Bayern Munichut, Luca Toni, i ka thënë një mikut të tij se gjatë afatit kalimtar të janarit do t’i bashkëngjitet Romës.
32-vjeçari ka vendosur të ndërrojë klub, pasi që nuk është pjesë e formacionit të parë të bavarezëve, ndërsa dëshira e tij është që të kthehet në Serie A.
“Mezi po pres... Ende nuk është arritur marrëveshja, por unë dua t’i bashkëngjitëm Romës dhe do të përfundoj atje”, citohet sulmuesi italian nga La Gazzetta dello Sport.